Make your own free website on Tripod.com

Home

Shkupi Zyrtar
Lajme
Dërvendi
Deklaruan
Opinione
Komente
Analizë Sefer Musliu
Analizë Rufi Osmani
Marveshja Kornizë
Poezi
Sllupçani
Hadithe
Lexo këtë
Linke
Krimi Maqedonas
M i s i o n i
Shkupi Zyrtar

"NEWS TELEGRAPH" : POLICIA SPECIALE E BOSHKOVSKIT E INVOLVUAR NĖ RRĖNIMIN E MANASTIRIT NĖ LESHKĖ

Shkup, 25 Gusht 2001 (CHOM)
Burime tė Perėndimit tė afėrta me palėt negocuese nė konfliktin nė Maqedoni kanė deklaruar pėr gazetėn londineze "News Telegraph" se besojnė qė oponentėt sllavė tė marrėveshjes paqėsore e kanė ngritur nė ajėr manastirin nė fshatin Leshkė.
"UĒK-ja deri tani nuk ka goditur asnjė kishė apo objekt civil.
Ata (shqiptarėt) kanė zhvilluar njė luftė mjaft tė pastėrt dhe tė ndershme. Pėr standardet e Ballkanit, ata madje kanė qenė engjėllorė", i transmeton "News Telegraph" fjalėt e diplomatit perėndimor.
Vetė mėnyra profesionale e rrėnimit tė kishės, i ka shtyrė vėzhguesit tė besojnė se policia speciale e ministrit tė Brendshėm Boshkovski mund tė jetė e involvuar nė ngjarjen, shkruan gazeta britanike "News Telegraph".

"INDEPENDENT" : CIVILI SHQIPTAR PLAGOSET NGA POLICIA MAQEDONASE PARA SYVE TĖ BRITANIKĖVE

Shkup, 25 Gusht 2001 (CHOM)
Njė civil shqiptar nga fshati Poroj plagoset nga tė shtėnat me snajperė tė policisė maqedonase. Korrespodenti i gazetės britanike "Independent" njofton se tė shtėnat e zjarrit nga snajperėt janė bėrė nė ēastin kur nė hyrje tė fshatit janė ndodhur dy automjete ushtarake tė forcave britanike.
Duke e shpjeguar operacionin pėr grumbullimin e armėve tė dorėzuara nga luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, gazetari Justin Huggler i transmeton fjalėt e njė pjesėtari tė UĒK: "Nėqoftėse armėt tona ia dorėzojmė NATO-s, atėherė ēka do tė ndodhė me ushtarėt dhe policėt maqedonas?"
"Pala maqedonase nuk ėshtė deklaruar pėr lėshimin e armėve tė tyre, kurse raportet e fundit flasin pėr dėrgesa tė reja tė armėve pėr forcat qeveritare", shkruan "Independent".

SHTYPI BRITANIK : BOSHKOVSKI QĖNDRON PRAPA BLLOKIMIT TĖ RRUGĖS ME KOSOVĖN

Shkup, 25 Gusht 2001 (CHOM)
"Zoti Boshkovski (ministri i Brendshėm), i cili ka patur lidhje me liderin e paramilitarėve serbė Arkan, qėndron prapa bllokadės sė rrugės kryesore qė lidhet me Kosovėn", shkruan nė numrin e sotėm gazeta britanike "News Telegraph". Kjo bllokadė e ka detyruar NATO-n qė njė pjesė tė trupave dhe pajisjeve t'i sjellė nė Maqedoni pėrmes vijės ajrore, transmeton gazeta.

BLLOKOHET EDHE HEKURUDHA QĖ LIDH MAQEDONINĖ ME KOSOVĖN

Shkup, 25 Gusht 2001 (CHOM)
Pėrveē bllokimit tė rrugės qė lidh Shkupin me Kosovėn nė vendkalimin kufitar Bllacė, organizata nacionaliste "Kongresi Gjithėbotėror Maqedonas" ka bllokuar edhe hekurudhėn qė lidh Kosovėn me Maqedoninė. Bllokada e rrugės sot hyri nė ditėn e tetė, kurse pėrveē hekurudhės nė fjalė, ėshtė paralajmėruar edhe bllokimi i rrugės rajonale pėr automjetet e NATO-s nė vendin e quajtur Jerebino, nė afėrsi tė Tetovės.

PĖR PUTIN DHE TRAJKOVSKI, FAJTORE PĖR GJITHĒKA ĖSHTĖ KOSOVA

Shkup, 24 Gusht 2001 (CHOM)
Presidentėt e Rusisė dhe Maqedonisė, Putin e Trajkovski, kanė vlerėsuar sot se problemet nė Ballkan rrjedhin nga Kosova. Putin e Trajkovski po marrin pjesė nė kremtimin e 1O-vjetorit tė pavarėsisė sė Ukrainės.
Pas bisedimeve, Putin u deklaroi gazetarėve se kriza nė Ballkan nuk mund tė zgjidhet "vetėm me deklarata apo imitime tė aksioneve", dhe shtoi se "nėse me tė vėrtetė dėshirojmė tė zgjidhim atė problem, para sė gjithash, duhet menduar pėr mbylljen e kanaleve pėr dėrgimin e armėve nė rajon", tha Putin.

PPD I PĖRSĖRIT KĖRCĖNIMET PĖR BRAKTISJE TĖ QEVERISĖ

Shkup, 24 Gusht 2001 (CHOM)
Partia pėr Prosperitet Demokratik i ka pėrsėritur sot kėrcėnimet e djeshme pėr dalje nga Qeveria e koalicionit dhe nga Parlamenti. "Nėqoftėse Kryeministri Georgievski nuk e tėrheq propozimin e tij pėr shkarkimin e ministrit tė Drejtėsisė Ixhet Mehmeti, PPD nuk do ta braktisė vetėm qeverinė, por deputetėt e saj do tė dalin edhe nga Parlamenti", ka deklaruar sot nė Shkup, nėnkryetari i PPD, Abdylhadi Vejseli. "Me kėtė propozim pėr shkarkimin e ministrit Mehmeti, kryeministri Georgievski e minon marrėveshjen e koalicionit", ka thėnė Vejseli.
Dje Ministri i drejtėsisė, Ixhet Mehmeti refuzoi tė kėrkojė ekstradimin e njė shqiptari, tė arrestuar nė Republikėn e Gjermanisė, tė cilin qeveria maqedonase e akuzon "pėr terrorizėm dhe vrasje tė njė polici maqedonas gjatė sulmit ndaj stacionit policor nė fshatin Tearcė tė Tetovės, nė janar tė kėtij viti".
Ky ishte sulmi i parė qė shėnoi fillimin e konfliktit ushtarak nė Maqedoni ndėrmjet forcave qeveritare maqedonase dhe luftėtarėve shqiptarė tė UĒK-sė.

PPD KĖRCĖNON ME BRAKTISJE TĖ QEVERISĖ TĖ MAQEDONISĖ

Shkup, 23 Gusht 2001 (CHOM)
Partia pėr Prosperitet Demokratik (PPD) dėnoi tė enjten nėnshkrimin e dokumentacionit pėr dorėzimin e Semi Habibit nga ana e kryeministrit Lubēo Georgievski dhe vlerėsoi se ėshtė bėrė njė presedencė juridike, me ē'rast suspendohet Konventa ndėrkombėtare pėr ekstradim, Ligji pėr procedurė penale dhe Ministria e Drejtėsisė.
Qeveritarė maqedonas kanė kėrkuar mė heret tė enjten shkarkimin e ministrit tė Drejtėsisė Ixhet Mehmeti dhe marrjen e masave ndaj zėvendės kryeministrit Xhevdet Nasufi nga Partia Demokratike Shqiptare, ish-ministėr i drejtėsisė, pėr gjoja obstruksion nė kėrkesėn pėr dorėzimin e qytetarit Semi Habibi nga Gjermania nė Maqedoni.
"Partia pėr Prosperitet Demokratik do t'i marrė tė gjithė hapat pėr mbrojtjen e integritetit tė vet si parti pjesėmarrėse nė qeveri, dhe integritetin e ministrit Ixhet Mehmeti", deklaroi zėdhėnėsi i PPD-sė, Zahir Bekteshi.
Pas kėrkesės sė kryeministrit Georgievski pėr shkarkimin e Mehmetit, zėdhėnėsi Bekteshi tha se tė gjitha alternativat janė tė mundshme, duke mos pėrjashtuar edhe braktisjen e qeverisė, nėse bėhet shkarkimi i ministrit tė drejtėsisė Ixhet Mehmeti.

KRYEMINISTRI GEORGIEVSKI KĖRKON SHKARKIMIN E MINISTRIT MEHMETI

Shkup, 23 Gusht 2001 (CHOM)
Kryeministri maqedonas, Lubēo Georgievski sot ka kėrkuar shkarkimin e ministrit tė Drejtėsisė, Ixhet Mehmeti (PPD). Kjo kėrkesė ka ardhur si pasojė e refuzimit tė ministrit Mehmeti, qė nė emėr tė Ministrisė nga organet e Republikės Federale Gjermane tė kėrkojė ekstradimin e Semi Hebibi, i akuzuar nga organet maqedonase pėr vepėr penale "terrorizėm".
Semi Hebibin qeveria maqedonase e akuzon pėr granatimin e stacionit policor nė fshatin Tearcė, nė janar tė kėtij viti me ē'rast njė polic maqedonas e humbi jetėn. I akuzuari Hebibi para disa javėsh ėshtė arrestuar nga policia gjermane.
Presioni i qeverise maqedonase per ekstradimin e Semi Hebibit filloi te shtohet vetem disa dite pas shpalljes se amnistise per luftetaret e Ushtrise Clirimtare Kombetare.

POLICĖ TĖ MASKUAR MAQEDONAS KIDNAPOJNĖ CIVILĖ SHQIPTARĖ

Shkup, 23 Gusht 2001 (CHOM)
Policė tė maskuar maqedonas e kanė kidnapuar Emin Nuriun nga fshati Zhelinė e Tetovės, tė cilit mė vonė ia kanė djegur tėrėsisht edhe shtėpinė dhe kasollen. Popullata e kėsaj ane thotė se keqtrajtimet e policisė janė shpeshtuar pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė 13 gushtit nė Shkup.
Punėtorėt e "Elektrodistribucionit" tė Tetovės, gjithashtu janė ankuar se pėrderisa kėta kanė punuar nė eliminimin e defekteve nga granatimet nė teren, nga fshati Rataje paramilitarėt maqedonas kanė hapur zjarr nė drejtim tė tyre.
Ndėrkaq, nė rrugėn Strugė-Kėrēovė, policia maqedonase e ka arrestuar Ruzhdi Veliun, vetėm spse ky ėshtė i vėllai i Fazli Veliut.

BUĒKOVSKI : OPERACIONI SHUMĖ MĖ I FAVORSHĖM PĖR MAQEDONASIT

Shkup, 23 Gusht 2001 (CHOM)
"Kushtet e operacionit tė grumbullimit tė armėve nga kryengritėsit shqiptarė janė shumė mė tė favorshme pėr forcat maqedonase tė sigurisė, se sa qė pritej", ka deklaruar ministri maqedonas i Mbrojtjes Vllado Buēkovski.
Sipas tij, operacioni parasheh qė kryengritėsit shqiptarė tė dorėzojnė armatimin e tyre dhe tė largohen 2 kilometra nga pozitat e tanishme. "Kjo nuk vlen pėr ushtrinė dhe policinė maqedonase, e cila do tė mbetet nė pozicionet e tanishme", ka thėnė Buēkovski.

ETNOCID KUNDĖR KULTURĖS DHE TRADITĖS SHQIPTARE NĖ MAQEDONI

Shkup, 23 Gusht 2001 (CHOM)
Qeveria e Maqedonisė ka pranuar tė mėrkurėn, se tė dielėn forcat ushtarake qeveritare e kanė shkatėrruar xhaminė nė fshatin Neproshten tė Tetovės. Burime anonime qeveritare kanė deklaruar pėr agjencinė e lajmeve AP, se xhamia nė Neproshten ėshtė shkatėrruar nga granatimet qė iu bėnė fshatit. Mediat maqedone deri mė sot nuk dhanė kurrfarė informacioni pėr shkatėrrimin e xhamisė nė Neproshten, tė banuar me shqiptarė.
Me kėtė prej fillimit tė luftimeve nė Maqedoni e deri mė sot, numri i xhamive tė shkatėruara ose dėmtuara arinė nė 47.
Ajo qė ėshtė indikative pėr vėzhguesit ndėrkombėtarė ėshtė se disa xhami ndėrmjet tė cilave edhe njė nga monumentet historike e shekullit XV e mbrojtur nga UNESCO- xhamia e Prilepit dhe dy xhamitė nė Manastir njė nė Delēevė dhe njė nė Veles ndodhen nė zona ku nuk ka patur konflikte tė armatosura dhe se shkatėrrimi dhe demolimi i tyre ėshtė shembull klasik i gjenocidit kulturor dhe pasojė e njė frustrimi iracional.

TRAJKOVSKI VIZITON UKRAINĖN

Shkup, 23 Gusht 2001 (CHOM)
Kryetari i Maqedonisė Boris Trajkovski sot qėndron pėr vizitė zyrtare njėditėshe nė Kiev, me ftesėn e kryetarit ukrainas Leonid Kuēma.
Ukraina gjatė krizės 6 muajshe nė Maqedoni ka qenė furnizuesi kryesor i ushtrisė maqedonase me helikopterė dhe aeroplanė luftarakė. Pėrkundėr vėrejtjeve nga SHBA dhe NATO, Ukraina ende vazhdon tė furnizojė armatėn maqedone pėr luftė kundėr shqiptarėve.

RUSIA DHE UKRAINA VAZHDOJNĖ TĖ ARMATOSIN USHTRINĖ MAQEDONE

Shkup, 23 Gusht 2001 (CHOM)
Rusia dhe Ukraina vazhdojnė edhe mė tej me armatosjen e ushtrisė maqedonase. Dėshmitarėt okularė kanė pohuar se aeroplanėt rusė "Ilushin" disa herė gjatė natės kanė ateruar nė aeroportin "Petrovec" tė Shkupit, duke sjellė lloje tė panjohura armatimi nėpėr kontejnerė.
Furnizimi i ushtrisė maqedone me armatim nga Rusia dhe Ukraina vazhdon pėrkundėr deklarimit dhe premtimeve tė zyrtarėve tė kėtyre vendeve se ato do tė ndėrpresin liferimin e armatimit pėr Shkupin.
Informata tė ngjajshme pėr kėtė ka publikuar edhe gazeta londineze "The Times" ne numrin e sotėm.

Forcat qeveritare sllavomaqedonase do tė largohen nga linjat e frontit pėr t'i hapur rrugėn misionit tė NATO-s nė Maqedoni


Prishtinė, 21 gusht (QIK) - Forcat qeveritare sllavomaqedonase do tė largohen nga linjat e frontit pėr t'i hapur rrugėn misionit tė NATO-s nė Maqedoni. Aleanca Veriatlantike thotė se para se ajo tė dėrgojė 3500 trupa nė Maqedoni pėr grumbullimin e armėve nė bazė tė marrėveshjes politike aty duhet tė ekzistojė njė armėpushim i qėndrueshėm. Autoritetet maqedonase njoftuan ndėrkohė se kanė filluar ripozicionimin e trupave pėr t'i hapur rrugėn fillimit tė misionit tė NATO-s nė Maqedoni. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se helikopterėt dhe avionėt ushtarakė nuk do tė fluturojnė mbi zonat ku do tė veprojė aleanca e NATO-s pėr tė mbledhur armėt. Ndėrkaq nė anėnė tjetėr NATO ka kėrkuar nė mėnyrė tė specifikuar krijimin e zonės sė fluturimeve tė ndaluara.




U GJETĖN DHJETĖ SHQIPTARĖ CIVIL, VIKTIMA TĖ MASAKRĖS SĖ LUBOTENIT

Shkup, 20 Gusht 2001 (CHOM)
Njė javė pas ngjarjes tragjike nė fshatin Luboten afėr Shkupit, numri i viktimave ėshtė rritur nė dhjetė shqiptarė tė pafajshėm civil tė cilėt u ekzekutuan pėr sė afėrmi dhe u masakruan nga forcat militare e paramilitare sllavomaqedonase. Vetėm njė ditė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė paqes nė Maqedoni, OSBE-ja kishte konfirmuar zbulimin e tetė kufomave nė fshatin Luboten. Kryetari i Kėshillit tė komunės tė Ēairit Mitat Shaqiri dha hollėsi lidhur me kėtė ngjarje tragjike pėr tė theksuar se fjala ėshtė pėr njė masakėr, ngase policia dhe ushtria sllavomaqedonase kanė hyrė nė kėtė fshat dhe pa kurrfarė paralajmėrimi e kanė bėrė kėtė masakėr kundėr civilėve shqiptarė.

Si u masakruan pesė personat, ēka ndodhi nė tė vėrtetė nė "Gazibabė" dhe pse policia sllavo-maqedonase i mban ende kufomat e tyre???


--------------------------------------------------------------------------------

Shkup, 17 Gusht 2001 ( liria )




Kur mė 7 gusht pjesėtarėt e policisė maqedonase ndėrhyrė nė lagjen Gazi Babė tė Shkupit e banuar kryesisht me popullatė shqiptare, tė gjithė menduan se arritja e marrėveshjes ndėrmjet katėr liderėve nė Ohėr ishte minuar nga ky akt kriminel i forcave maqedonase tė sigurimit, tė cilėt nė gjumė ekzekutuan pesė persona, pjesėtarė tė UĒK-sė. Marrėveshja ėshtė arritur, ndėrsa ngjarja e Gazi Babės nuk do tė harrohet kurrė nga shqiptarėt e Shkupit, tė cilėt vahdojnė tė interesohen pėr ta zbuluar fajtorin i cili atė ditė kishte bėrė njė tradhti tė madhe, duke sakrifikuar jetėn e 5 bijve shqiptarė, tė cilėt me angazhimin e tyre nė radhėt e UĒK-sė, kishin ndikuar nė pėrmirėsimin e statusit tė shqiptarėve nė Maqedoni, qė pėr dhjetė vitet e kaluara, kjo ishte njė utopi pėr partitė shqiptare qė merrnin pjesė nė koalicionet e ndryshme qeveritare tė Maqedonisė. Kjo tradhti e madhe e dikujt, ka bėrė qė shqiptarėt e Shkupit tė ndjehen tė turpėruar pėr njė kohė tė gjatė, derisa njė ditė, fajtori tė zbulohet dhe tė merr dėnimin e merituar nga populli, pėr tė cilin kėta 5 burra nuk kursyen as jetėn e tyre.

Intervenimi i "qetė"
Derisa anėtarėt e familjes Halimi me banim nė rrugėn Virgino nr.107 ishin nė gjumė, mė shumė se 300 pjesėtarė tė policisė mqedonase, nė kohėn kur nė fuqi ishte armėpushimi i shpallur ndėrmjet palėve ndėrluftuese, organizuan njė aksion tė suksesshėm duke u futur brenda nė shtėpinė e Muzafer Halimit, nė tė cilėn kishte 6 mysafirė tė "panjohur". Policia intervenoi rreth orės 5 tė mėngjesit, e cila aty qėndroi deri nė orėn 7.45 minuta. Tė gjithė qytetarėt e lagjes Gazi Babė ishin ngujuar nė shtėpitė e tyre nga policėt tjerė tė cilėt po siguronin realizimin e suksesshėm tė kėtij aksioni. Me tėrheqjen e tyre nga vendi i ngjarjes, qytetarėt morėn frymė mė lirshėm duke dashur tė mėsojnė motivin e kėsaj "vizite" tė hershme dhe tė papritur tė policisė, e cila atė ditė kishte llogaritur se do tė ketė rrezistencė tė fuqishme nga shqiptarėt e kėsaj lagje. Mirėpo pėr ēudi, i tėrė aksioni ishte i qetė, ndėrsa krismat e armėve gjatė vrasjes sė pesė pjesėtarėve tė UĒK-sė nė shtėpinė e Muzafer Halimi i kishin ndėgjuar vetėm anėtarėt e kėsaj familjeje si dhe fqinjėt e tyre tė parė.

Janė pėrdorur armė tė ndaluara
Sipas tė gjithė gjasave, gjatė vrasjes sė pesė personave policia ka pėrdorur tre lloje tė armėve tė zjarrit, tė gjitha me shurdhues zėri. Sipas njė personi kompetent pėr kėtė problematikė, policia nė kėtė aksion ka shfrytėzuar edhe plumba dum-dum, qė sipas tij mund tė konstatohet nga gėzhojat e plumbave si dhe nga copat e kokės sė viktimave, tė cilėt ishin ngjitur nė muret e dhomės ku ata ishin duke fjetur.

Atė ditė MPB-ja njoftoi se personat e vrarė janė Lefter Bicaj-Teli, Ndriēim Ismaili-Ēimi, Lėndimi (mbiemri nuk dihej), qė tė tre shtetas tė Shqipėrisė, si dhe Arben Bajrami dhe Abaz Beqiri nga Shkupi. Nga burime tona nė polici, mėsojmė se nė kėtė grup ka qenė edhe njė person tjetėr me emrin Adem, pėr tė cilin policia pati njoftuar se ėshtė zėnė gjallė, pasi qė ai nuk ka ofruar rezistencė dhe ėshtė dorėzuar. Njė javė pas kėsaj ngjarjeje tragjike, nuk ėshtė kumtuar asnjė informatė pėr atė se ēka ka ndodhur mė tej me fatin e Ademit, i cili ėshtė parė i prangosur duke u dėrguar nė veturėn e policisė, ditėn kur pesė personat tjerė u vranė nė gjumė. Pasi policia maqedonase kishte kryer me sukses aksionin e saj, nė njė deklaratė pėr Televizionin Shtetėror Maqedonas, ministri i MPB-sė Lube Boshkovski, kishte thėnė se pesė personat e vrarė kanė ofruar rezistencė tė armatosur. Nga ajo qė mund tė vėrehej nė shtėpinė ku kishte ndodhur ngjarja, gazetarėt e shumtė qė ishin mbledhur aty nuk panė asnjė shenjė se viktimat kanė kėmbyer zjarr me policinė. Pėrkundrazi, ishte konstatim i pėrgjithshėm i tė gjithėve se policia kishte ekzekutuar secilin prej tyre, duke i qėlluar kryesisht nė kokė. "Derisa ishim tė shtrirė pranė dhomės ku gjendeshin pesė prsonat e vrarė, dėgjova krisma, mirėpo jo aq tė fuqishme. Pasuan disa britma tė njerėzve tė cilėt thonin: "MOS" "OJ NĖNĖ". Nuk kaluan as dy minuta, dhe pėrsėsi i dėgjova disa tė shtėna qė vinin nga dhoma. Nė atė moment, u dėgjua zėri i njė polici, i cili si duket i bėrtiste ndonjėrit prej kolegėve tė tij, duke iu drejtuar me fjalėt "DOSTA PIĒKA T'I MATER" ,- tregon Elham Halili (16), i cili sė bashku me anėtarėt tjerė tė familjes sė tij ishin shtrirė nė oborrin e shtėpisė sė tyre. Elhami ishte dėrguar nė stacionin policor nė Autokomandė, ku ėshtė mbajtur deri tė nesėrmen nė orėn 11. Edhe pse i mitur, ai ėshtė maltretuar rėndė nga pjesėtarėt e policisė, pėr tė cilėt tregon se janė shėrbyer me metodat mė barbare. Kėtė mė sė miri e dėshmojnė lėndimet e tij nė tė gjitha pjesėt e trupit. Ajo qė vlen pėr t'u theksuar, ėshtė momenti kur policėt ia kanė treguar atij fotografitė e tre kufomave, qė ėshtė edhe njė dėshmi se ata janė masakruar. "Nė polici m'i treguan fotografitė e kufomave tė Arbenit, Telit dhe njė personi tjetėr tė cilin nuk e njihja. Tė gjithė ishin qėlluar nė kokė dhe kishin lėndime mė tė mėdha, nga ato qė sipas mendimit tim, mund t'i shkaktojnė plumbat" - thotė Elhami. Gjatė mbajtjes nė stacion policor, ai tregon se ka qenė i detyruar tė flasė para njė kamere dhe tė thotė atė qė dėshironin policėt. "Disa herė mė mėsonin tė them diēka qė pėr mua ishte e panjohur. Mė nxorėn para kamerės, mirėpo si duket nuk u pėqlente ajo qė unė e thoja. Ata m'i numėronin llojet e armėve pėr tė cilat unė duhej tė thoja se janė tonat, dhe se me ato kemi pasur plan ta sulmojmė stacionin policor nė Bit Pazar. Mirėpo unė i harroja emrat e armėve dhe pėr kėtė shkak ata detyroheshin ta ndėrprejnė incizimin",-tregon ai.

Pasi kanė kryer formalitetet policore, Elhami ėshtė dėrguar me njė veturė tė policisė nė lagjen "Zhelezarė" tė Shkupit. "Nė fillim nuk e dija se ku jam, mirėpo mė vonė u kthjellova dhe pashė se gjendem nė njė lagje tė maqedonasve. Nuk kisha as tė holla, mirėpo megjithatė e ndala njė taksist, i cili ishte maqedonas. Kur mė pa, mė pyeti se ēka mė ka ndodhur, ndėrsa unė nga frika i thashė se jam njė nga fqinjėt e asaj familjeje sė cilės i ishin vrarė 5 personat nė Gazi Babė, dhe se lėndimet i kisha nga policia. Atherė ai mė dėrgoi deri te dera e shtėpisė dhe nuk dėshiroi ta paguaj",- thotė nxėnėsi i vitit tė dytė tė shkollės sė mesme tė tekstilit, Elhami Halimi.

Policėt flitnin serbisht dhe bullgarisht
Ditėn kur pjesėtarėt e policisė ndėrmorėn kėtė aksion nė lagjen Gazi Babė, vėrejtėm se disa prej tyre komunikonin edhe nė gjuhėn serbe. Pėr kėtė dėshmojnė edhe banorėt e kėsaj lagje shqiptare nė Shkup, tė cilėt nga shtėpitė e tyre i kanė dėgjuar policėt duke folur serbisht dhe bullgarisht. "Atė natė rashė tė flej nė orėn 11, kėshtu qė nuk kam parė nėse dikush pastaj ka ardhur nė shtėpinė e axhės. Krimat mė zgjuan nga gjumi, ndėrsa derisa bėhesha gati pėr t'u ngritur nga shtrati, brenda hynė pjesėtarėt e policisė tė cilėt mė nxorėn nė oborr dhe na shtrinė pėr tokė. Ata flisnin serbisht dhe bullgarisht",- tregon Fikriu. Ai thotė se nuk i ka parė njerėzit qė gjendeshin brenda nė shtėpinė e axhės sė tij, mirėpo tha se i ka dėgjuar disa krisma dhe britmat e tyre. "Kur mė dėrguan nė stacionin policor, policėt insistonin qė unė tė pranoj se kam qenė komandant i tyre. U thashė se nuk kam asnjė lidhje me ata njerėz, tė cilėt as qė i njihja, pos nipit tim, Arbenit, pėr tė cilin nė polici mė treguan se e kanė vrarė nė shtėpinė e axhės tim",- tregon me lot nė sy Fikriu, i cili nga torturat e policisė kishte mbetur i palėvizshėm, ndėrsa nė bazė tė disa simptomave qė manifestonte, mjekėt qė e vizituan supozonin se mund tė ketė edhe gjakderdhje tė brendshme. Edhe ai ishte lėshuar tė nesėrmen, njė ditė pas mbajtjes nė nė stacionin policor. "Mė morėn dhe mė futėn nė bagazhin e njė veture "Golf". Ma mbuluan kokėn dhe pėr afėr dy orė shėtitėn me veturė, derisa u ndalėn nė njė vend dhe mė hodhėn prej veture. Pashė se mė kishin dėrguar nė afėrsi tė hotelit "Aleksandar Palace", aty mora njė taksi dhe erdha nė shtėpi.

Policia i fsheh gjurmėt e krimit
Edhe pse kaluan mė tepėr se njė javė, policia ende nuk ua ka dorėzuar kufomat familjeve tė tyre. Sipas njė informate tė pakonfirmuar, mėsojmė se deri tani autoritetet maqedonase i kanė dorėzuar vetėm kufomat e tre shtetasve tė Shqipėrisė, ndėrsa nga shkaqe ende tė panjohura, kufomat e dy shqiptarėve nga Shkupi ende nuk u janė dorėzuar familjeve tė tyre. Pas deklaratės triumfale tė ministrit Lube Boshkovski, i cili tha se personat janė vrarė pasi kanė ofruar rezistencė, gazetarėt e vendit dhe tė huaj qė ishin nė vendin e ngjarjes, e demantuan ministrin duke konstatuar se forcat e tij nė kėtė rast i kanė ekzekutuar pesė qytetarėt shqiptarė. Ky ndoshta ėshtė shkaku kryesor pse Ministria e Punėve tė Brendshme e Maqedonisė nuk ia dorėzon kufomat e tyre. Ajo frikėsohet nga mundėsia qė ministri aktual i MPB-sė, Lube Boshkovski, mund njė ditė tė akuzohet prej Tribunalit tė Hagės pėr krime kundėr njerėzimit, e cila temė ėshtė aktualizuar edhe mė shumė pas rastit tė Lubotenit, ku civilėt e kėtij fshati janė masakruar dhe janė ekzekutuar nga forcat policore maqedonase.

Deri sot, anėtarėt e familjes Halimi nuk dinė asgjė pėr fatin vėllait tė Fikriut, Hajredin Halimit (45), i cili atė ditė ėshtė arrestuar nga pjesėtarėt e policisė maqedonase, sė bashku me djalin e tij Elhamin, vėllain Fikriun dhe axhėn e tij, plakun Muzafer Halimi, i cili ėshtė dėrguar nė burgun hetues nė Shutkė. Anėtarėt e familjes Halimi frikėsohen nėse Hajredini ėshtė ende gjallė, ndėrsa nė kėtė aspekt as policia maqedonase nuk jep asnjė informatė. Megjithatė, ai ėshtė parė nga shumė dėshmitarė, pėrfshirė kėtu edhe gazetarin tuaj, duke u arrestuar atė ditė nga pjesėtarėt e MPB-sė tė cilėt hipėn nė njė xhip tė policisė. Pa dyshim se edhe nė kėtė rast, pėr fatin e tij, si dhe tė shumė qytetarėve shqiptarė tė zhdukur, do tė duhet tė pėrgjigjet ministri Lube Boshkovski, i cili vazhdon tė qėndrojė nė krye tė policisė maqedonase. L.D



Nė Luboten banorėt janė ekzekutuar pas shpine dhe nė kokė


--------------------------------------------------------------------------------

Shkup, 15 Gusht 2001(Liria)

Banorėt e fshatit Luboten qė janė arrestuar nga policia maqedonase janė rrahur brutalisht, si nė punktet e policisė, gjithashtu edhe nė stacionet e shumta policore tė Shkupit. Rrėfimet e tyre dėshmojnė se pjesėtarėt e policisė kanė thyer tė gjitha konventat ndėrkombėtare qė garantojnė mbrojtjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut. Mė se 100 tė rinjė tė kėtij fshati janė mbajtur mė tepėr se 24 orė nė stacionet e policisė, ku ndaj tyre ėshtė ushtruar njė dhunė e pakontrolluar, me ērast tė gjithė kanė marrė lėndime tė rėnda trupore.

Jahi Fazliu (30) ėshtė njėri prej atyre qė arriti t'i shpėtojė vdekjes nga torturat e policisė. Familja e tij qė numėron 28 anėtarė, sė bashku me disa familje tjera tė fshatit, atė ditė rreth orės 11 kishin vendosur tė evakuohen nga fshati. "Derisa sa gjendeshim nė bodrum, erdhi fqiu ynė Qamuran Rexhepi i cili na tregoi se policia ia kishte djegur shtėpinė, ndėrsa pėr babain e tij tha se po mundohet ta shuan zjarrin. Ai kishte parė policėt tė ishin afruar 100 metra nga shtėpitė tona dhe na kėshilloi qė tė largohemi"- tregon Jahiu. Ai sė bashku me 60 banorė tjerė tė fshatit ėshtė nisur pėr t'i shpėtuar ndonjė masakri qė do tė mund ta bėnin forcat e policisė. "Sapo dolėm prej shtėpisė, pamė rrezikun qė na kanosej nga granatimet dhe tė shtėnat nga armėt automatike. Djalin 5 muajsh e kisha nė duar, dhe beso se mu mbush mendja ta hedh diku nė rrugė"-tregon me lot nė sy Jahiu. Nė kėtė grup tė fshatarėve qė po niseshin drejt njė rruge pėr t'i shpėtuar granatimeve, kishte shumė fėmijė, pleq, gra shtatzane, si dhe shumė tė rinjė tė fshatit, tė cilėt po iknin nga frika se mos ekzekutohen nga policėt qė kishin hyrė nė fshat.

"Kur ramė te pėrroi i fshatit, pamė trupin e pajetė tė haxhi Dalip Muratit tė cilit i kishin dalė zorrėt e barkut jashtė. Disa tė tjerė po tentonin ta mbulonin trupin e tij me dhe, ndėrsa ne tė tjerėt nuk i lejonim gratė dhė fėmijėt ta shohin kufomėn e tij. Foshnja ime filloi tė qajė, qanin edhe fėmijėt tjerė. Piskamat e grave nuk mundnim t'i ndėrprejmė. Me tė arritur te vendi i quajtur Buzallėk, pata mundėsi t'i jap foshnjes sime pak qumėsht, vetėm me qėllim qė tė ndalej vaji i saj" - tregon ai.

E ndanė nėnėn nga biri i vetėm
Kolona e njerėzve ka vazhduar udhėtimin drejt vendit tė quajtur Kodra e Zaimit. Aty ishin stacionuar pjesėtarėt e policisė maqedonase, tė cilėt kanė filluar me maltretimin e banorėve tė fshatit. "Ata filluan t'i ndajnė burrat prej grave. Foshnja qante, ndėrsa policėt mė urdhėruan ta lėshoj atė se pėrndryshme do tė na vrasin tė dyve. Dy vajzat tjera, njėra 5 dhe tjetra 7 vjeēare filluan tė qanin duke bėrtitur babi, babi" thotė Jahiu, i cili nuk mund t'i mbante lotėt. Edhe Ilmi Ismaili, i cili prej fshatit Luboten kishte bartur nė shpinė nėnėn e tij tė paralizuar, tregon pėr momentin kur policėt e kanė detyruar tė ndahet nga gruaja dhe fėmijėt. "Tre kilometra e mbaja nėnėn nė shpinė. Kur arritėm te Kodra e Zaimit, policėt mė detyruan tė ndahesha prej familjes. E lashė nėnėn nė tokė, mirėpo dy vajzat e mia nuk ma lėshonin dorėn. Nė atė moment ndėrhynė policėt tė cilėt si tė jenė lodra, mi larguan fėmijėt duke i shtrirė pėr toke. Ata filluan tė qajnė, qante edhe gruaja, qanin tė gjithė"- tregon Ilmiu. Nė kėtė grup tė banorėve ka qenė edhe 20 vjeēari Remzi Beqiri. "Nėna nuk mė lėshonte prej dore dhe bėrtiste se nuk e jap djalin. Atėherė ata thanė se do t'iu pushkatojmė tė dyve, dhe na i drejtuan armėt automatike. Kjo e detyroi nėnėn time tė ndahet nga unė"- tregon me lot nė sy Remziu, ndėrsa nė dhomėn ku gjendeshin mė se 20 anėtarė tjerė tė kėsaj familje tė cilėt kishin ardhur pėr t'i vizituar kėta banorė tė fshatit, tė gjithė filluan tė qajnė. Ndėrkohė mėsuam shkakun e kėtij vaji. Remziu ishte fėmija i vetėm i kėsaj familjeje. Ata tregojnė se nė kėtė punkt tė policisė kanė qenė edhe 60 meshkuj tė fshatit, tė cilėt kanė qenė tė detyruar tė shtrihen me fytyrė nė tokė. Gjatė tėrrė kohės ata janė rrahur nga ana e policėve tė cilėt kanė shkelur lirisht mbi trupat e tyre.

Nė polici nuk na jepnin as ujė
Pas njė kohe, tė gjithė janė dėrguar nė stacionet e ndryshme tė policisė, ndėrsa gratė, pleqtė dhe fėmijėt e banorėve tė kėtij fshati janė kthyer pėrsėri nė fshat. Tė rinjtė qė janė dėrguar nėpėr stacionet e policisė janė maltretuar rėndė. Pėr kėtė tregojnė qartė plagėt e tyre trupore. "Tė gjithėve na dėrguan nė stacionin policor nė Butel. Aty jemi rrahur edhe nga disa police femra tė cilėt na godisnin me shkopinj gome dhe me shufra tė metalta. Prej atje na dėrguan nė stacionin policor nė Karposh. Ishim gjithsej 17 persona nė njė qeli. Aty ishte edhe njė taksist shqiptar, i cili ishte rrahur gjatė tentimit tė tij pėr tė dėrguar disa gazetarė tė huaj nė Luboten. Ai ishte i shkatėrruar i tėrri dhe nuk mundej tė fliste"- tregon Ilmiu. Mėsuam se taksisti pėr tė cilin tregonin, ėshtė Rufat Shaqiri (22), i cili atė ditė kishte bartur me vete dy gazetarė tė huaj. Me tė arritur nė paralagjen Radishan, ku jeton kryesisht popullatė e nacionalitetit maqedonas, ai ėshtė sulmuar nga pjesėtarėt e policisė. Ai ėshtė nxjerrur jashtė veturės sė tij dhe me kundak tė automatikut, policėt e kanė qėlluar disa herė nė kokė. Prej aty, ai ėshtė dėrguar nė stacionet e ndryshme tė policisė nė Shkup, ku kanė vazhduar torturat ndaj tij. Dje ai ishte i shtrirė nė shtėpinė e tij nė lagjen Vizbeg tė Shkupit dhe gjendja e tij shėndetėsore ishte tejet e rėndė. Sipas disa mjekėve, ai ka tė thyer kockat e kokės si dhe disa brinjė, ndėrsa pėr shkak tė situatės momentale nė Maqedoni, ata e kanė kėshilluar familjen e tij qė ta dėrgojnė pėr operacion nė Kosovė. Pėrndryshe, Rufati nuk kishte mbushur njė javė qė prej se ishte martuar, ndėrsa nė vend se t'i gėzohej jetės bashkėshortore, policia e Lube Boshkovskit ndaj tij ka ushtruar dhunė tė pakufizuar, duke i shkaktuar kėshtu lėndime tė rėnda nė tė gjitha pjesėt e trupit.

Shumica e tė arrestuarve qė janė dėrguar nė stacionin policor nė Karposh, janė mbajtur mė shumė se 31 orė, ndėrsa pastaj ata janė dėrguar nė afėrsi tė lagjes Vizbeg, ku janė hedhur nė rrugė. Aty rastėsisht ka qenė njė plak shqiptar i cili kishte nxjerrur tė kulloste njė lopė. Plaku na mori dhe me njė taksi nė dėrgoi deri nė shtėpinė e tij ku na dha ndihmėn e parė. Prej atje, ai kėrkoi ndihmė nga disa aktivistė partiak tė cilėt erdhėn dhe nė dėrguan te mjeku, tregojnė kėta tė keqtrajtuar, tė cilėt ende nuk dijnė asgjė se ēka ka ndodhur me tė afėrmit e tyre, Mamut Ismailin, Beqir Beqirin, Aziz Rexhepin, Qamuran Rexhepin, Fejzulla Rexhepin, Ekrem Abdurahmanin, Fatmir Sadikun, Farush Memetin, Arif Ibrahimin, si dhe vėllezėrit Latif dhe Elmaz Aliun, tė cilėt gjithashtu janė arrestuar nga policia maqedonase. Mėsojmė se numri i tė zhdukurve ėshtė edhe mė i madh, ndėrsa ekziston dyshimi se ata janė marrė nga policia, pasi janė ekzekutuar nė shtėpitė e tyre nė fshat. Nga e tėrrė ajo qė mund tė mėsohet pėr rastin e Lubotenit, shihet qartė se policia e Boshkovskit ka bėrė krime kundėr njerėzimit. Ka edhe informata deri tani tė pakonfirmuara se disa gra shqiptare janė dhunuar nga ana e pjesėtarėve tė policisė, pasi janė ndarė nga burrat dhe janė kthyer pėrsėri nė shtėpitė e tyre nė fshat.

Ajo qė nė kėtė rast ėshtė tejet irrituese, ėshtė qėndrimi pasiv i pėrfaqėsuesve tė organizatave tė huaja ndėrkombėtare qė veprojnė nė vendin tonė, e veēanėrisht Tribunalit tė Hagės, i cili vazhdon tė hesht pėrkundėr dėshmive tė shumta qė tregojnė se policia e Boshkovskit ka kryer disa herė krime kundėr njerėzimit. Kėtė e vėrtetojnė faktet e shumta nė terren, e sidomos nė fshatin Luboten, ndėrsa me heshtjen e tyre kėta pėrfaqėsues tė huaj vetėm justifikojnė veprimet kriminale tė forcave maqedonase tė sigurimit nė kėtė fshat.

Policia ka masakruar Rami Jusufin
Dėshmitarėt tregojnė se tė dielen nė fshatin Luboten, pjesėtarėt e policisė kanė masakruar Rami Jusufin (33), baba i katėr fėmijėve. Ai ishte qėlluar nė krahėror nė kohėn kur po qėndronte nė oborrin e shtėpisė sė tij duke shqyrtuar gjasat pėr evakuimin e familjes sė tij. Pasi ėshtė plagosur, dėshmitarėt tregojnė se ai ka tentuar qė zhagas tė arrijė deri nė shtėpinė e tij, mirėpo nė atė moment, atė e kanė zėnė pjesėtarėt e forcave maqedonase tė sigurimit, tė cilėt disa herė me thikė e kanė prerė nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Siē mėsojmė nga dėshmitarė tjerė, vėllezėrit Bajram dhe Kadri Jashari janė vrarė nė bodrumin e shtėpisė sė tyre, ndėrsa pastaj policia i ka nxjerrur jashtė shtėpisė. E njėjta ka ndodhur edhe me vėllezėrit Xhelal dhe Sulejman Bajramin, tė cilėt janė vrarė nė bodrumin e shtėpisė sė fqiut tė tyre, Adem Ametit, i cili ka tre vėllezėr tė zhdukur. Disa ekspertė kanė konstatuar se kėta banorė janė ekzekutuar pas shpine dhe nė kokė. Edhe Muharrem Ramadani ėshtė vrarė nė oborrin e shtėpisė sė tij, si dhe fėmiu 6 vjeēar Erxhan Aliu, babai i tė cilit ėshtė burgosur dhe nuk dihet se ku ėshtė.