Make your own free website on Tripod.com
M i s i o n i
Lajme

Home

Shkupi Zyrtar
Lajme
Dërvendi
Deklaruan
Opinione
Komente
Analizë Sefer Musliu
Analizë Rufi Osmani
Marveshja Kornizë
Poezi
Sllupçani
Hadithe
Lexo këtë
Linke
Krimi Maqedonas

globe2.gif

NACIONALISTT MAQEDONAS MBYLLIN EDHE RRUGN PR N JAZHINC

Shkup, 1 Shtator 2001 (CHOM)
Nje grup nacionalisetsh maqedonas kane bllokuar edhe rrugen per ne vendkalimin kufitar Jazhince, njoftoi te shtunen agjencia qeveritare MIA.
Edhe me ket rast, protestuesit theksojne se ket bllokad te rruges e bejne me iniciativn e tyre, dhe kerkojne qe "UCK te liroj te gjith te burgosurit". Kjo bllokade behet pas protestave disaditeshe te tyre qe forcat ushtarake maqedonase te mos e terheqin armatimin e rende dhe artilerin nga Tetova, ashtu si eshte parapare ne marrveshjen me NATO-n.

RRUGA ENDE E BLLOKUAR, DEMONSTRUESIT I KERCENOHEN KONTIGJENTIT GJERMAN

Shkup, 26 Gusht 2001 (Liria)
Rruga kryesore qe lidh Maqedonine me Kosoven mbetet edhe me tutje e bllokuar, demonstruesit sllavo-maqedonas, tė cilėt bllokojnė qė prej njė jave akset kryesore rrugore nė Maqedoni kėrcėnuan me sulme ndaj kontigjentit gjerman tė Nato-s nė Maqedoni. Nėse vazhdojmė tė injorohemi, ne do tė bėhemi radikalė, deklaroi zėdhėnėsi i protestuesve Dragan Gerafimovski. Ndersa gazeta britanike "News Telegraph" mbreme njoftoi se Boshkovski (Ministri i brendshėm), qėndron prapa bllokadės sė rrugės me Kosovėn.

GEORGIEVSKI : FORCAT MAQEDONASE DUHET TĖ HAPIN ZJARR NDAJ "CAQEVE LEGJITIME"

Shkup, 26 Gusht 2001 (CHOM)
"Forcat qeveritare maqedonase duhet tė hapin zjarr ndaj caqeve legjitime", ka deklaruar kryeministri maqedonas Georgievski tė dielėn pasi ka lėshuar mbledhjen e Kėshillit Kombėtar tė Sigurisė.
Lidhur me numrin e armėve qė do tė grumbullojė NATO, Georgievski atė (numrin) e quajti "pėrbuzės pėr Maqedoninė".

NATO DO TĖ GRUMBULLOJĖ 3.300 ARMĖ NGA UĒK-JA

Shkup, 26 Gusht 2001 (CHOM)
"NATO e ka caktuar numrin prej 3.300 armėve qe do ta grumbullojė nga kryengritėsit shqiptarė", ka deklaruar tė dielėn nė Shkup komandanti i operacionit tė NATO-s nė Maqedoni, Gjeneralmajori Gunar Lange.
"Tė premten ne ia prezantuam qeverisė sė IRJM numrin prej 3.300 armėsh, tė cilin Ushtria Ēlirimtare Kombėtare ėshtė e gatshme t'ia dorėzojė vullnetarisht forcave tė NATO-s", ka thėnė Lange.

NATO ARRIN MARRĖVESHJE ME UĒK , DORĖZOHEN 4 MIJĖ ARMĖ

Shkup, 25 Gusht 2001 (CHOM)
Komandati i misionit tė NATO-s pėr grumbullimin e armėve, gjenerali danez Gunnar Lange tha se Aleanca ka arritur njė marrėveshje me luftėtarėt shqiptarė lidhur me numrin e armėve qė do tė dorėzohen. Gjenerali Lange nuk dha numrin e saktė tė armėve qė do tė grumbullohen, duke thėnė se kjo duhet diskutuar me qeverinė maqedonase.
NATO-ja kishte caktuar si objektiv fillestar grumbullimin e 3 mijė pushkėve, revolverėve, granatave dhe armėve tė tjera tė lehta. Vlerėsimet e ndryshme tė bėra deri tani pėr numrin e armėve qė kanė luftėtarėt shqiptarė shkojnė nga 2 mijė, nė 85 mijė.
Nga burimet diplomatike nė Shkup, jozyrtarisht bėhet e ditur se numri i armėve qė duhet tė dorėzohen ėshtė rreth 4 mijė.

"HUMAN RIGHTS WATCH" : OPERACIONI POLICOR NĖ LUBOTEN KA PASUR PĖR QĖLLIM CIVILĖT

Shkup, 25 Gusht 2001 (CHOM)
Organizata pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut "Human Rights Watch" thotė nė njė raport se forcat policore sllavomaqedonase vazhdojnė me praktikėn e abuzimit tė ashpėr arbitrar tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe se qeveria duhet tė shqyrtojė urgjentisht dhunėn nė stacionet e saja policore. Nė raport thuhet se shqiptarėt etnikė janė abuzuar ashpėr e nė disa raste janė rrahur pėr vdekje pa gjasėn mė tė vogėl qė abuzuesit tė japin llogari. Abuzimet e policisė kundėr shqiptarėve etnikė mbesin brengė serioze megjithė nėnshkrimin e marrėveshjes sė fundit tė paqes, thuhet nė raport dhe u bėhet thirrje organizatave ndėrkombėtare qė veprojnė nė Maqedoni qė tė rrisin dramatikisht vrojtimin e tė drejtave tė njeriut nė atė vend. Ndėrkaq, duke shpjeguar se ēfarė ka ndodhur nė Luboten afėr Shkupit, Piter Buhard nga organizata "Human Rights Watch" nė Maqedoni, thotė: - Mendoj se dėshmitė janė tė qarta se operacioni policor nė Luboten pėr cak ka pasur popullatėn civile.

KARL LAMERS : NATO NUK KA KONCEPT TĖ PLOTĖ PĖR RAJONIN

Shkup, 25 Gusht 2001 (CHOM)
"NATO nuk ka koncept tė plotė pėr rajonin, se nė konfliktin nė Maqedoni behet fjalė pėr njė pjesė tė asaj, qė duhet quajtur ēeshtje shqiptare, pjesa tjetėr e saj, jo e vetme po nė moment njė pjesė thelbesore quhet Kosove. Kjo eshte bere shume e qartė", ka deklaruar pėr radion DW Karl Lamers,zėdhėnėsi i demokristianėve gjarmanė. "Nese Nato angazhohet tani nė Maqedoni, kjo edhe pėr shkak, sepse ajo e di se nese Maqedonia digjet, atėhere ekziston rreziku i madh, qe zjarri tė pushtojė edhe Kosoven e pastaj Kfori ėshtė i prekur drejpėrsedrejti", thotė Lamers.
Lidhur me njė zgjidhje tė pėrgjithshme pėr gjithė rajonin, Lamers konstaton: "Duhet njė zgjidhje e pėrgjithshme. Kemi parė se nqs themi se nuk duam tė ndryshojmė kufinjtė, e tė krijojmė shtete tė reja, pertej ketyre kufinjve, gjė qė edhe ka ndodhur, gjė qė shihet nė pasoja, atėherė duhet relativizuar kuptimi i kufinjve dhe i shteteve. Kjo nuk ka vetėm disavantazhe, kjo ka edhe avantazhe".

"BILD AM SONNTAG" : ROBERTSON MBRON MISIONIN

Shkup, 25 Gusht 2001 (CHOM)
Para se tė vendosė Parlamenti gjerman rreth dėrgimit tė ushtarėve gjerman nė Maqedoni Sekretari gjeneral i Natos George Robertson mbron misionin, njofton agjencia gjermane e lajmeve DPA. Operacioni "nuk ėshtė avanturė e pasigurtė" i deklaroi Robertsoni gazetės "Bild am Sonntag". Njė marėveshje paqėsore u arrit dhe amėpushimi respektohet, tha ai.
Mbrėmė Kryeministri gjerman Gerhard Schroder gjatė njė bisede me shefen e CDU- Angela Merkel, personalisht u pėrpoq pėr miratimin e misionit nė Maqedoni.

PĖRSĖRI KRISMA ARMĖSH NĖ RRETHINĖN E TETOVĖS

Shkup, 24 Gusht 2001 (CHOM)
Mbrėmė nė veri -perėndim tė vendit pėrsėri pati shkėmbime zjarri, kėshtu njofton agjencioni i lajmeve gjermane (dpa). Kėshtu qė armėpushimi pėrsėri u prish pas disa ditėve. Policia maqedone nė Shkup deklaroi se rebeluesit shqiptar i kanė sulmuar pozitat e forcave qeveritare nė dy fshatrat afėr Tetovės.
Ndėrkaq burimet shqiptare njoftojnė se nga drejtimi i fshatrave Zhilce dhe Ratae ku edhe janė tė stacionuara forcat ushtarako-policore u shtie me armė zjarri dhe u granatua nė drejtim tė fshatrave shqiptare.
Kryetari i komunės sė Tearcės, nė afėrsi tė Tetovės, Llukman Elezi, akuzoi palėn maqedonase pėr shkeljen e armėpushimit.
Zoti Elezi tha se tė shtėnat kanė ardhur nga njė postobllok i policisė maqedonase nė atė rajon.

KUFIRI ME KOSOVĖN ENDE MBETET I MBYLLUR

Shkup, 24 Gusht 2001 (CHOM)
Kufiri Maqedoni-Kosovė tani mė shtatė ditė mbetet i bllokuar shkaku i protestės sė organizatės nacionaliste maqedonase "Kongresi Botėror Gjithėmaqedonas". Qeveria maqedonase dje deklaroi se nuk do tė ndėrmerr masa ndaj protestuesve, dhe ka kėrkuar nga NATO dhe OSBE qė "ato tė pėrmbushin kėrkesat e maqedonasve qė kanė bllokuar vendkalimin kufitar nė Bllacė"!

NATO VENDOS PĖR NUMRIN E ARMĖVE

Shkup, 24 Gusht 2001 (CHOM)
Ndėrsa trupat e NATO-s vazhdojnė tė zbarkojnė nė Maqedoni, zyrtarė tė NAT0-s thonė se kanė vendosur pėr numrin e armėve qė duhet tė grumbullohen nga guerilasit shqiptarė sipas njė marrėveshjeje ēarmatimi vullnetar.
Gjenerali Gunar Lange, komandanti i misionit, tha nė njė konferencė shtypi nė Shkup se NATO do tė njoftojė qeverinė maqedonase lidhur me shifrėn, dhe theksoi se ajo nuk ėshtė e hapur pėr negociata.
Ai nuk e specifikoi se cili ishte numri i armėve pėr t'u dorėzuar.
Nėse shifra konsiderohet nga qeveria maqedonase si shumė e vogėl, aleanca mund tė pėrballet me pengesėn e parė tė madhe nė operacionin e saj.

PENGESA E PARĖ ĖSHTĖ NUMRI I DEKLARUAR I ARMĖVE

Shkup, 24 Gusht 2001 (CHOM)
Deklarimi nga NATO se ka vendosur se sa armė do tė dorėzojnė guerilasit shqiptarė nė Maqedoni duket se mund tė jetė pengesa e parė qė kapėrcehet pėr tė realizuar me sukses operacionin e saj.
Debati se sa armė kanė dhe duhet tė dorėzojnė guerilasit shqiptarė ėshtė konsideruar si njė problem i madh nė rrugėn drejt zbatimit tė marrėveshjes sė paqes nė Maqedoni.
Guerilasit dhe qeveria maqedonase nuk janė tė njė mėndjeje lidhur me numrin e armėve.
Tani NATO duket se ėshtė mė e justifikuar kur thotė se grumbullimi i armėve mund tė pėrfundohet brenda 30 ditėsh dhe forca e NATO-s i qėndron synimit tė saj pėr t'u larguar mbas pėrfundimit tė kėtij afati.

EDHE PAS DY JAVĖSH NUK DORĖZOHEN KUFOMAT E 5 SHQIPTARĖVE TĖ VRARĖ NĖ SHKUP

Shkup, 23 Gusht 2001 (CHOM)
Edhe pas dy javėsh tė vrasjes sė pesė shqiptarėve nė Shkup, kufomat e tyre ende nuk janė dorėzuar. Pėr tre nga tė vrarėt, ministria e Brandshme ka pohuar se janė shtetas tė Shqipėrisė tė involvuar nė Ushtrinė Ēlirimtare Kombėtare.
Zyrtarė tė Ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Shkup kanė deklaruar: "Ne si ambasadė, deri mė tani nga organet zyrtare tė Qeverisė maqedonase nuk kemi marrė asnjė lloj dokumenti ku dėshmohet se tė likuiduarit janė shtetas tė Shqipėrisė".

ROBERTSON : ME VJEN KEQ PER DISPONIMIN ANTI-NATO NE MAQEDONI

Shkup, 23 Gusht 2001 (CHOM)
"Me vjen keq per disponimin anti-NATO ne Maqedoni", ka deklaruar sekretari i pergjithshem i NATO-s, Xhorxh Robertson per te perditshmen "Fakti" nga Shkupi. Lidhur me furnizimin e ushtrise maqedonase me armatim nga Ukraina dhe Rusia, Robertson ka thene se per kete ka biseduar me ministrin e Jashtem e Ukraines, dhe se keto paraqesin vetem "shkrime spekulative te disa gazetave".
Lidhur me procesin e carmatimit te kryengritesve shqiptare, Robertson ka deklaruar:"Ata i kane premtuar NATO-s se do te carmatosen dhe se struktura e UCK-se do te shperbehet. Duke e dhene fjalen, besoj se e kane edhe me gjithe mend", ka thene Robertson per gazeten "Fakti".

HUMAN RIGHTS WATCH : VAZHDON KEQTRAJTIMI POLICOR I SHQIPTARĖVE NĖ MAQEDONI

Shkup, 23 Gusht 2001 (CHOM)
"Abuzimi i tė drejtave tė shqiptarėve etnikė nė Maqewdoni nga ana e policisė maqedonase edhe mė tej mbetet problem shqetėsues, pėrkundėr nėnshkrimit tė marrėveshjes politike pėr pėrfundimin e krizės 6 muajshe nė kėtė vend", shkruan nė raportin mė tė ri tė organizatės pėr tė drejtat e njeriut, Human Rights Watch.
Duke dhėnė shembuj tė shumtė pėr keqtrajtimin e shqiptarėve nga policia maqedonase, Elizabeth Anderson, drejtoreshė ekzekutive e HRW, pėr regjionin e Evropės dhe Azisė Qendrore, shkruan:
"Keqtrajtimi i vazhdueshėm i shqiptarėve nga policia maqedonase ėshtė thjesht shokues. Maqedonia duhet urgjentisht tė ndėrpresė dhunėn nėpėr stacionet policore. Shqiptarėt etnikė shumė herė janė keqtrajtuar, kurse nė disa raste nė mėnyrė tė paskrupullt, janė rrahur deri nė vdekje".

Kryengritėsit shqiptarė morėn nėn kontroll karakollin Radusha dhe shtien nė dorė pesė tanke e dy autoblinda


Shkup, 21 gusht (QIK) - Karakolli Radusha, qė gjendet nė veriperėndim tė Shkupit, ėshtė nė duart e kryengritėsve shqiptarė. Sipas mediave maqedonase kryengritėsit me luftė kanė marrė nėn kontroll karakollin dhe kanė shtie nė dorė pesė tanke dhe dy autoblinda tė markės "hermelin". Poashtu thuhet se nė duart e shqiptarėve tė armatosur ėshtė edhe fshati Radushė qė aty afėr, ku ndodhen rreth 7OO pjesėtarė tė UĒK-sė, kurse nė anėn tjetėr tė kufirit nė Kosovė kinse janė dislokuar rreth 2OOO ekstremistė, bėjnė tė ditur kėto burime.

Ali Ahmeti: "Ne i kemi arritur qėllimet tona politike"


Prishtinė, 21 gusht (QIK) - Lideri politik i UĒK-sė Ali Ahmeti i deklaroi revistės vjeneze "Profil" se ushtarėt e tij do tė ēarmatosen vullnetarisht. Megjithatė, ai tėrhoqi vėrejtjen se nė rast se maqedonasit nuk do ta respektojnė marrėveshjen paqėsore, "atėherė shumė lehtė ne mund tė armatosemi sėrish", tha Ahmti. Ai shtoi se plotėsisht e pėrkrah marrėveshjen paqėsore. "Ne me kėtė kemi arritur qėllimet tona politike. Ky sukses ishte i mundshėm vetėm, falė UĒK-sė dhe popullsisė qė na pėrkrahu", theksoi Ali Ahmeti pėr revistėn "Profil".

Oficerė tė NATO-s kishin takimin e parė zyrtarė me luftėtarėt shqiptarė nė Maqedoni


Prishtinė, 21 gusht (QIK) - Oficerė nga trupat pararojė tė misionit tė planifikuar tė NATO-s nė Maqedoni kishin takimin e parė zyrtar me luftėtarėt shqiptarė nė Nikushtak tė Kumanovės pėr tė shikuar gatishmėrinė e tyre pėr bashkėpunim gjatė misionit tė mbledhjes sė armatimit. Kapiteni britanik pėr ndėrlidhje Geret Hajt kishte njė takim gjysmorėsh me njė nga liderėt lokal tė luftėtarėve shqiptarė tė njohur si komandant "Atashi".

"Ne do tė bashkėpunojmė me misionin e NATO-s, do tė garantojmė sigurinė tuaj dhe nuk do tė ketė probleme nga ana jonė", citohet tė ketė thėnė ky komandant gjatė kėtij takimi me zyrtarėt e NATO-s.

Nėse mbėshetet misioni pėr grumbullimin e armėve kjo do tė ishte vendosja e tretė e trupve tė NATO-s nė Ballkan


Prishtinė, 21 gusht (QIK) - Zyrtarė tė NATO-s thonė se vizita e gjeneralit Rallston ėshtė pjesė e njė vlerėsimi tė Aleancės pėr kushtet e sigurimit nė Maqedoni. Ata thonė se ky vlerėsim ėshtė faktori me rėndėsi pėr marrjen e vendimit pėr tė dėrguar 3500 trupa tė NATO-s. Njė zyrtar perėndimor tha se pritet qė NATO-ja tė miratojė misionin nė fjalė, por shtoi se procesi i marrjes sė vendimit do tė kėrkonte edhe disa ditė tė tjera. Nė qoftė se Kėshilli i Aleancės i cila pėrbėhet nga 19 vende anėtare e mbėshtet misionin pėr grumbullimin e armėve kjo do tė synonte vendosjen e tretė tė trupve tė NATO-s nė Ballkan brenda gjashtė vjetėve qė nga lufta e cila solli shpėrbėrjen e ish-Jugosllavisė. Por, ndryshe nga misionte paqeruajtėse nė Bosnjė dhe Kosovė, vendosja e trupave nė Maqedoni synon tė lehtėsojė ēarmatosjen e luftėtarėve shqiptarė. Ēarmatosja ėshtė pjesė e njė marrėveshje paqe e cila u nėnshkrua javėn e kaluar nga udhėheqėsit politikė shqiptarė dhe ata sllavomaqedonas.




"Shpati": Ushtria Ēlirimtare Kombėtare do t'ua dorėzojė armatimin e saj forcave tė NATO-s porse ato tė jenė vendosur nė terren


Prishtinė, 21 gusht (QIK) - Ushtria Ēlirimtare Kombėtare do t'ua dorėzojė armatimin e saj forcave tė NATO-s porse ato tė jenė vendosur nė terren, bėn tė ditur pėr "Evropėn e Lirė", zėdhėnėsi i guerilės shqiptare i njohur si "Komandant Shpati". Ai ka theksuar se garancė e fuqishme pėr implementimin e marrėveshjes paqėsore ėshtė NATO-ja dhe BE-ja.




Ish-komandanti i NATO-s Uesli Klark shpreh shqetėsimin se misioni nuk do tė ketė sukses nė Maqedoni


Prishtinė, 21 gusht (QIK) - Nė njė koment tė tij nė gazetėn "Gardian", ish-komandanti i NATO-s Uesli Klark shpreh shqetėsimin se misioni, i kufizuar nė vėllim dhe nė kohė, nuk do tė ketė sukses nė Maqedoni. Ai nėnvizon se nė bazė tė pėrvojave negative nė Bosnjė e nė Kosovė, Aleanca duhet tė reagonte mė shpejt qysh nė shkurt, derisa forcat shqiptare, me bazėn nė Kosovė, dispononin me disa qindra ushtarė dhe me armatim tė lehtė. Kėsisoji, tėrheq vėrejtjen Klark, ēdo gjė zhvillohej sipas skemės tashmė tė sprovuar tė shkallėzimit tė luftės civile, sipas recetės ballkanike. Tashmė 150.OOO njerėz janė zhvendosur, mė se 1OO tė vrarė, Klark thotė se mandatin e NATO-s shqiptarėt do ta shfrytėzojnė pėr tė fshehur armėt, maqedonasit pėr tė stėrvitur formacionet paramilitare. Duke pyetur nėse nė rastin e tillė Aleanca ėshtė dashur tė ndryshojė mandatin dhe kohėzgjatjen e vet, Uesli Klark parashikon se armėpushimi do tė thotė edhe ndarje tė Maqedonisė, e pastaj edhe efektin domino tė ndarjes sė Ballkanit nė bazė tė kufijve etnikė, para sė gjithash, duke ia bashkuar Kosovėn Shqipėrisė dhe Republika serpskėn Serbisė.

REFUGJATĖ NGA SHARRI KTHEHEN NĖ MAQEDONI PĖRMES RRUGĖVE MALORE

Prizren, 20 Gusht 2001 (CHOM)
Rreth 200 refugjatė janė kthyer gjatė fundjavės qė shkoi, nga fshatrat e Opojės ku kanė qenė tė strehuar, nė vatrat e tyre, nė fshatrat kufitare tė Malėsisė sė Tetovės, ndėrsa pėr t'u kthyer shfrytėzuan rrugėt malore, nga edhe kanė ardhur, njoftoi tė hėnėn organizata komunale e Kryqit tė Kuq nė Sharr (ish-Dragash).
"Pjesa dėrmuese e refugjatėve nga fshatrat kufitare tė Maqedonisė me Kosovėn, qė kanė qenė tė strehuar nė fshatrat Bresanė, Kuklibeg dhe nė Kuk tė Opojės, me vetinicativė tashmė janė kthyer nė shtėpitė e tyre, pėrkatėsisht nė fshatrat Veshallė dhe Bozovc tė Malėsisė sė Tetovės", tha tė hėnėn pėr KosovaLive Jeton Ramadani, sekretar i organizatės komunale tė Kryqit tė Kuq nė Sharr.

PAPANDREU: KRIZA ZVARRITI ZGJIDHJEN E KONTESTIT RRETH EMRIT

Atinė, 20 Gusht 2001 (chom)
Situata nė Maqedoni dhe ndihma e mundshme e Greqisė, ishte temė e bisedės ndėrmjet kryeministrit tė Maqedonisė, qė sipas mediave lokale ndodhet pėr pushime, dhe ministrit tė jashtėm grek Papandreu nė Kretė, njofton agjencia greke e lajmeve ANA. Pas takimit Papandreu edhe njeherė ka nėnvizuar se duhet tė ruhet integriteti territorial i Maqedonisė dhe se nuk mund tė tolerohet dhuna, duke shtuar se kjo krizė i ka penguar pėrpjekjet e dy vendeve qė tė zgjidhet kontesti rreth emrit tė shtetit

MM:FORCAT E SIGURIMIT MAQEDONAS PREJ SOT RISTACIONOHEN

Shkup, 20 Gusht 2001 (chom)
Nė kuadėr tė krijimit tė kushteve pėr fillimin e operacionit pėr ēarmatosjen e luftėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare "Korrja e Domosdoshme", e nė bazė tė planit tė kryetarit tė Republikės sė Maqedonisė Boris Trajkovski pėr zgjidhjen e krizės dhe me qėllim tė ndėrtimit tė masave tė besimit, forcat maqedonase tė sigurimit shprehin gatishmėri qė prej sot tė fillojnė me ristacionimin e njėsive tė veta, njoftoi tė hėnėn Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisė.
Nė lajmin qė kumton agjencia KosovaLive mė tej thuhet: "Si njė nga masat konkrete pėr ndėrtimin e besimit, njoftohet se helikopterėt dhe aeroplanėt luftarakė tė ARM-sė nuk do tė kryejnė fluturime dhe veprime nė rajonet e krizės pėrveē, "nė rast tė mosprespektimit tė armėpushimit nga ana e luftėtarėve shqiptarė si dhe pėr kryerjen e nevojave logjistike tė armatės"

NATO SHTYN VENDIMIN PĖR FORCĖN E PLOTĖ PAQERUAJTĖSE

Shkup, 18 Gusht 2001 (VOA)
Kėshilli drejtues i NATO-s shtyu pėr javėn tjetėr marrjen e njė vendimi lidhur me dėrgimin e forcės sė plotė paqeruajtėse nė Maqedoni, ndėrkohė qė nė vend arriti sot kontigjenti i parė pararojė.
Zyrtarėt thanė se ambasadorėt e aleancės tė mbledhur nė Bruksel e shtynė vendimin pėr mė vonė, pasi komandanti suprem i Natos, gjenerali amerikan Joseph Ralston tu ketė raportuar atyre pėr situatėn ushtarake nė Maqedoni. Gjenerali Ralston pritet tė shkojė nė Shkup pėr tė vlerėsuar gjendjen.

TURRMAT MAQEDONASE NUK LEJOJNE HYRJEN E TRUPAVE TE NATO-S NGA KOSOVA

Shkup, 18 Gusht 2001 (CHOM)
Turma maqedonasish tė fshatrave qė gjenden afėr rugės Shkup pika kufitare me Kosovėn Bllacė, qė nga mėngjesi, kanė bllokuar rrugėn dhe ėshtė ndėrprerė komunikacioni. Arsyeja e kėsaj, sipas tyre, ėshtė moslejimi i futjes sė trupave tė NATO-sė pėrmes Kosovės nė Maqedoni, nė misionin e tyre tė paraparė tė fillojė qė nga fillimi i javės sė ardhshme.
Pėrgjatė rrugės pėrveē banorėve janė vendosur edhe mjete tė tjera pėr ta penguar komunikacionin normal, si thasė me rėrė pastaj traktorė dhe mjete tjera teknike.
Ndryshe ka disa javė qė me vendim tė qeverisė sė Maqedonisė pika zyrtare kufitare tė Maqedonisė me Kosovėn janė tė mbyllura pėr kosovarė si dhe pėr njė pjesė tė tė huajėve qė gjenden me shėrbim atje.

Data: 01-08-18


FILLON OPERACIONI I NATOS "KORRJA E DOMOSDOSHME"

Shkup, 18 Gusht 2001 (CHOM)
Trupat e para tė NATO-s kanė mbėrritur tė premten nė Maqedoni nė fazėn e parė tė njė operacioni pėr mbledhjen e armėve nga Ushtria Ēlirimtare Kombėtare, tė quajtur me emrin kod 'Korrja e domosdoshme'.
Trupat nga Britania, Franca dhe republika Ēeke tė cilėt kanė mbėrritur nė Shkup janė pjesėtarėt e parė tė njė force qė do tė mbikqyrė ēarmatimin e guerrilasve shqiptarė. Kjo forcė pararojė qė numėron rreth 100 ushtarė do tė ngrejė shtabin nė Shkup dhe do tė vlerėsojė situatėn e sigurisė nė terren.
Ēarmatimi i guerilasve shqiptarė ėshtė njė pjesė kyēe e marrėveshjes tė nėnshkruar ditėn e hėnė midis politikanėve maqedonas dhe shqiptarė pėr t'i dhėnė fund konfliktit gjashtė-mujor.

QENDRIME IDENTIKE TE SHKUPIT DHE BEOGRADIT NDAJ SHQIPTAREVE

Shkup, 17 Gusht 2001 (CHOM)
"Shkupi dhe Beogradi kane qendrime identike rreth gjendjes ne rajon", ka deklaruar ne Beograd ministrja e Jashtme e Maqedonise, Ilinka Mitreva. Gjate takimit me homologun serb, Goran Svillajnoviq, konstatimi i perbashket i shefave te diplomacive te dy vendeve ka qene se "gjeneratori i krizes ne regjion eshte terrorizmi shqiptar".

"DEJLI TELEGRAF" : PAS NATO-S NĖ MAQEDONI DO TĖ VIJNĖ VĖZHGUESIT E OSBE-SĖ

Shkup, 17 Gusht 2001 (CHOM)
Duke synuar tė nxisin kryenrgitėsit qė tė dorėzojnė armėt, diplomatėt evropianė i kanė premtuar Ali Ahmetit qė pas shkuarjes sė NATO-s nė Maqedoni do tė vijnė vėzhguesit shtesė tė OSBE-sė, si garantė tė ndėrprerjes sė konfliktit, shkruan gazeta britranike "Dejli telegraf". E njėjta gazetė mėson se edhe amerikanėt planifikojnė njė fushatė tė mediave nė Maqedoni, pėr tė siguruar qė parlamenti tė miratojė kushtetutėn e re, qė parasheh tė drejta mė tė mėdha pėr shqiptarėt. Theksohet se me atė rast do tė publikohen shpallje, afishe, madje edhe letra nė adresa shtėpiake tė tė gjithė qytetarėve tė Maqedponisė. Theksi do tė vehej nė nevojėn pėr stabilizimin e Maqedonisė dhe nuk do tė flitej pėr hollėsitė e kushtetutės sė re, e cila nuk ėshtė popullore nė mesin e maqedonasve.

KOMANDANT "LEKA" : UĒK-JA VRAU POLICIN PASI FORCAT MAQEDONE VRANĖ NJĖ CIVIL SHQIPTAR

Shkup, 17 Gusht 2001 (CHOM)
Njė komandant i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare (UĒK) tha tė premten se polici maqedonas qė u vra tė enjten nė Tetovė, u qėllua pėr vdekje nga ushtarėt e UĒK-sė pasi forcat maqedone vranė njė civil shqiptar dhe plagosėn njė ushtar tė UĒK-sė.
"Forcat sllavo-maqedonase filluan tė gjuajnė me pushkė snajperi nga Kalaja e qytetit nė drejtim tė civilėve dhe pjesėtarėve tė UĒK-sė. Njė plak shqiptar u vra si rezultat dhe ushtari i UĒK-sė, Ismail Mehmeti u plagos. Forcat tona iu pėrgjigjėn zjarrit dhe vranė pjesėtarin e policisė maqedonase ", tha komandanti i Bataljonit tė dytė pranė brigadės 112 tė UĒK-sė "Mujdin Aliu", i njohur me nofkėn Leka.
Trupi i pajetė i pjesėtarit tė njėsitit special tė policisė maqedonase, Sasho Sokollov nga Shkupi, u dėrgua tė enjten rreth orės 17:00 nė klinikėn kirurgjike nė Tetovė. "Ai kishte marrė plagė vdekjprurėse nė kokė", tha drejtori i spitalit tė Tetovės, Rahim Thaēi.
Ndėrkohė, edhe tė premten nė Tetovė u dėgjuan tė shtėna sporadike, pėr tė cilat palėt nė konflikt akuzojnė njėra-tjetrėn.

NATO: SHKELJET E ARMĖPUSHIMIT NUK JANĖ SHQETĖSUESE

Bruksel, 17 Gusht 2001 (CHOM)
Ndonėse nė Maqedoni ka disa shkelje tė armėpushimit, nė zyrat e NATO-s nuk ka shqetėsim pėr kėto episode tė cilėsuara si sporadike dhe jo tė atilla pėr tė ndikuar nė zbarkimin e misionit "Korrje Esenciale", njoftoi agjencia ANSA. Kjo bėhet e ditur nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė NATO-s nė Bruksel ku rreth orėve tė drekės ishte mbledhur Kėshilli Atlantik tė cilin disa burime e cilėsojnė tė tipit "vetėm informativ dhe bisedues", dmth. i dedikuar sidomos ēėshtjeve administrative tė lidhura me misionin pėr mbledhjen e armėve tė dorėzuara nga luftėtarėt shqiptarė nė Maqedoni. Misioni, i cili nisi me operacionin e transferimit tė 400 trupave tė para, shumica britanikė por edhe nga vende tė tjera, vazhdon sipas parashikimeve: mbėrritja e tyre nė Maqedoni, qė do tė finalizohet me ngritjen e shtabeve tė pėrgjithshme, duhet tė pėrfundojė brenda fundit tė javės. Tė martėn mendohet se do tė mblidhet njė tjetėr Kėshill Atlantik, ku ambasadorėt e vendeve tė NATO-s do tė marrin vendimet sė bashku me sekretarin e Pėrgjithshėm, George Robertson.

MBĖRRIJNĖ 120 USHTARĖT E PARĖ, NGA REPUBLIKA ĒEKE

Shkup, 17 Gusht 2001 (CHOM)
Rreth 16 parashutistėt e parė tė njė kontigjenti ēek prej 120 vetash mberriten sot nė Maqedoni nė kuadrin e njė misioni tė NATO-s qė do tė ndihmojė zbatimin e njė marrėveshje tė brishtė paqeje nė kėtė ish- republikė jugosllave, bėri tė ditur Shtabi i Pėrgjithshėm i Ushtrisė ēeke. Njėsitė ēeke tė armatosura lehtė do t'u bashkohen trupave britanike pėr tė pėrgatitur dislokimin e 3 500 trupave qė Aleanca ka nė plan tė dėrgojė nė vend pėr grumbuillimin e armėve nga guerilėt shqiptarė etnikė.
Parashutistėt duhet tė mbrojnė Shtabin e Pėrgjithshėm tė operacionit "Korrja Esenciale" ku sot priten 40 ushtarakėt britanikė tė ngarkuar me hapat e parė teknikė tė operacionit.

KONGRESI BOTĖROR MAQEDONAS KERCNOHET ME REFERENDUM KUNDER NDRYSHIMEVE TĖ KUSHTETUTĖ

Shkup, 17 Gusht 2001 (CHOM)
Kryetari i Parlamentit maqedonas, Stojan Andov, informoi dje nė njė konferencė shtypi se Kongresi Botėror Maqedonas kishte parashtruar kėrkesėn, nėpėrmjet afro 150 000 nėnshkrimeve, qė nė Maqedoni tė mbahet njė referendum me pyetjet: "A jeni pėr ndryshimin e Kushtetutės sė Maqedonisė sipas marrėveshjes-kuadėr?" dhe "A e pranoni marrėveshjen-kuadėr?", qė qytetarėt tė kenė mundėsi tė japin dy pėrgjigje "Pro" ose "Kundėr". "Kėtė kėrkesė do ta dėrgoj nė Qeveri, e cila, me procedurėn e parashikuar nga Ministria e Mbrojtjes, do tė ratifikojė formularėt pėr mbledhjen e nėnshkrimeve, vendin dhe mėnyrėn e mbledhjes sė nėnshkrimeve dhe do caktojė kohėn kur duhet tė mbahet referendumi", tha kryetari i Parlamentit maqedonas, i cituar nga agjencia MIA.
Para 10 ditesh, Kongresi Botėror Maqedonas u beri thirrje te gjithe maqedonasve ne bote qe te rrokin armet dhe te luftojne kunder shqiptareve. Gjithashtu kjo organizate nacionaliste sllavomaqedone ka kerkuar qe maqedonasit te bojkotojne te gjithe tregtaret shqiptare. Iniciativa per referendum kunder ndryshimeve kushtetuese eshte "perla" me e re e kesaj organizate.

PAS ĒARMATOSJES SĖ UĒK-SĖ, ĒKA ME PARAMILITARĖT MAQEDONAS?

Shkup, 17 Gusht 2001 (CHOM)
Ministria e Puneve te Brendshme e Maqedonise, gjatė gjashtė muajve tė fundit tė krizės, nė emėr tė mobilizimit tė njėsitit rezervė tė policisė, armatosi pjesėn mė tė madhe tė popullatės maqedonase, shkruan gazeta " Fakti". Jozyrtarisht kalkulohet me 14.000 armė, tė cilat ende gjenden nė duart e paramilitarėve maqedonas. Kidnapimet, vrasjet dhe atentatet e shumta mbi shqiptarėt, pėr tė cilat vepra policia maqedonase "nuk kishte" tė dhėna, djegjet e pronave tė shqiptarėve nė Veles, Prilep, Manastir, Shkup..., maltretimet qė shqiptarėt e Tetovės pėrjetojnė pėr ēdo ditė nga "policė" tė maskuar maqedonas, dėshmojnė pėr funksionimin e strukturave paralele policore. Pėrveē kėsaj, shqetėson ekzistimi i organizatave terroriste maqedonase si "Todor Aleksandrov", dhe "Makedonia 2000", tė cilėt edhe terrorizuan shqiptarėt e Prilepit, ku vranė njė fėmijė, dhe dogjėn pronat e shqiptarėve nė shumė qytete, vazhdon me tej "Fakti".
"Me procesin e ēarmatimit tė UĒK-sė, mendohet se do tė vihet njė paqė afatgjate nė Maqedoni, por si duket aspak nuk ėshtė menduar pėr ēarmatimin e paramilitarėve maqedonas, strukturave terroriste maqedonase, tė cilat kanė qenė dhe me siguri do tė jenė kėrcėnuesit kryesorė tė asaj paqeje, pėr tė cilėn janė angazhuar tė gjithė faktorėt e jashtėm dhe tė brendėshėm", parashtron pyetjen autori i artikullit ne "Fakti".

ZHDUKET 45 VJEĒARI, SAMI SHABANAJ NGA SHKUPI

Shkup, 17 Gusht 2001 (CHOM)
Nga dita e mėrkurė ėshtė zhdukur Sami Shabanaj. Siē na informoi njė familjar i tij, i cili pėr shkaqe sigurie dėshiroi tė mbetet anonim, ngjarja nė bazė tė disa dėshmitarėve okularė ka ndodhur nė intervalin kohor 19.00-19.30 min. " Kemi paraqitur rastin nė polici, por ata na thanė se nuk disponojnė me informata dhe nuk mund tė bėjnė asgjė nė gjetjen e tij", thotė familjari i Samiut. Pėrdryshe, personi i zhdukur ėshtė me banesė nė afėrsi tė stadiumit tė Shkupit, ku siē na thanė disa qytetarė, nė kėtė rajon shpesh operojnė paramilitarė tė maskuar maqedonas.

Paraburgosen 26 qytetarė tė fshatit Luboten


--------------------------------------------------------------------------------

Shkup, 16 Gusht 2001


Sic njofton gazeta "Fakti" nė numrin e saj tė sotėm, 26 banorė tė fshatit Luboten ndodhen nė paraburgim nė burgun hetues tė Shutkės. Ata janė: Ismajl Ramadani, Beqir Ramadani, Osman Ramadani, Vebi Bajrami, Nevaip Bajrami, Mevludin Bajrami, Amet Ameti, Adem Ametovski, Hamdi Ametovski, Isni Aliu, Farush Memedi, Murtezan Murtezani, Burhan Murtezani, Suat Zendeli, Sulejman Zendeli, Rametulla Zendeli, Bejtulla Zendeli, Latif Alievski, Mamut Ismaili, Sadedin Emini, Hazbi Hajrullahu, Qemran Rexhepi, Fatmit Sadiku, Ekrem
Abdurrahmani, Aziz Rexhepi dhe Riza Aliu.
Edhe pse drejtori i burgut tė Shutkės dhe zėvendėsi i kryetarit tėgjykatės themelore 2 nė Shkup thanė se nuk kanė tėdrejtė tė njohtojnė apo se gjykatėsit kompetent nuk ndodhen aty, pėr tė konfirmuar se a janė personat e
lartėpėrmendur tė paraburgosur, nga burimet tona mėsojmė se ata ndodhen nė paraburgim, me pretekstin sipas MPB-sė se gjoja se kanė kryer veprime terroriste. Qytetarėt e paraburgosur pardje janė ndodhur nė procedurė hetuese gjyqėsore, ndėrsa parmbrėmė apo dje janė dėrguar nė burgun e Shutkės.
Kėta tė paraburgosur, sipas Reshat Kamberit, kryetar i PPD-Dega Qendėr nė Shkup, mund tė vizitohen qė sot, por me leje tė gjykatės. Kamberi thotėse, sipas njohurive tė tij, janė edhe tre qytetarė tė Lubotenit qė gjinden nė spital.
Ende nuk dihet se ku ndodhet dhe a ėshtė i gjallė Atulla Qaili nga fshati Luboten. Ndėrsa, pardje nga ana e policisė maqedonase janė liruar 7 banorė pasi ishin maltretuar shumė, Ersan Mustafa, Raif Ibrahimi, Bejtulla Sadiku, Xhejnur Bakiu, Xhevair Bakiu, Bunjamin Ibrahimi, Bekir Bekirovski.



PERLESHJE NE TETOVE - VRITET NJE POLIC MAQEDONAS

Shkup, 16 Gusht 2001 (CHOM)
Nje pjesetar i forcave policore maqedonase eshte vrare te enjten gjate perleshjeve me kryengritesit shqiptare ne Tetoves.
Rrahim Thaci, drejtor i spitalit te Tetoves, i ka deklaruar agjencise Reuters se polici maqedonas ka humbur jeten pas plageve te renda te marra ne nje postbllok te qytetit.
Kjo eshte viktima e pare pas marreveshjes shqiptaro-maqedone te nenshkruar te henen ne Shkup nga lideret politike shqiptare dhe maqedonas.
Burimet shqiptare kane deklaruar se polici ka hapur zjarr kunder disa civileve shqiptare, me c'rast kunderpergjigja ka qene vdekjeprurese per policin maqedonas.

PEDI ESHDOUN : UĒK DO TE ĒARMATOSET

Shkup, 16 Gusht 2001 (BBC)
Ish-udhėheqėsi liberaldemokrat britanik, ekspert pėr ēėshtjet e Ballkanit, Pedi Eshdoun, beson se guerilasit do tė plotėsojnė kėrkesat pėr t'u ēarmatosur.
"Tė gjithė po flasin rreth vėshtirėsive qė mund tė dalin gjatė procesit tė ēarmatimit tė guerilasve, por nė fakt ishte synimi strategjik i shqiptarėve qė ta angazhojnė NATO-n," tha zoti Eshdaun.
"Tani ia kanė arritur tė pėrfshijnė NATO-n dhe unė mendoj se do t'i dorėzojnė armėt nė mėnyrė tė rregullt dhe nė sasi tė konsiderueshme," tha ai.

ALI AHMETI: UĒK-JA E KĖNAQUR ME PROCESIN

Shkup, 16 Gusht 2001 (DW)
"Jemi tė kėnaqur me procesin, pavarėsisht nga ajo qė kanė mbetur shumė gjėra tjera, tė cilat mendojmė qė t'i realizojmė mė tutje me rrugė parlamentare, pa marrė parasysh se a do ta bėjmė njė gjė tė tillė ne, apo kolegėt tonė qė do tė vazhdojnė jetėn politike dhe parlamentare kėtu nė Maqedoni. Unė programin pėr tė cilin jemi pėrcaktuar, nė tėrėsi e konsideroj si tė realizueshėm", ka deklaruar per radio DW, perfaqesuesi politik i UCK, Ali Ahmeti.
"Kusht nga ana jonė pėr nėnshkrimin e marrėveshjes ka qė tė pranohet edhe amnestia e pėrgjithshme pėr pjesėtarėt e UĒK - sė. Pasiqė kemi marrė garancėn se ėshtė nėnshkruar amnestia e pėrgjithsme, ne kemi nėnshkruar marrėveshjen pėr demilitarizimin e UĒK-sė", ka thene Ali Ahmeti.

ILIR ZHERKA : ZBATIMI I MARRĖVESHJES ĖSHTĖ KYĒ PĖR PROCESIN E PAQES

Shkup, 16 Gusht 2001 (VOA)
"Mendoj se zbatimi i marrėveshjes ėshtė kyē pėr procesin e paqes. Nė tė kaluarėn, njė numėr zyrtarėsh tė lartė qeveritarė maqedonas, si Kryeministri e ministri i Brendshėm janė shrehur kundėr njė marreveshje tė tillė dhe patėn bėrė thirrje pėr pėrdorimin e forcės ushtarake pėr zgjidhjen e konfliktit," ka deklaruar per radion "Zeri i Amerikes", kryetari i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan Ilir Zherka.
"Prandaj ėshtė mė rėndėsi qė Perėndimi dhe Shtetet e Bashkuara ta kushtėzojnė dhėnien e ndihmave pėr Maqedoninė me zbatimin e marrėveshjes. Sė dyti, qeveria amerikane duhet tė vazhdojė tė mbajė nė Maqedoni tė dėrguarin e saj tė posaēėm pėr tė ndihmuar nė zbatimin e kėsaj marrėveshjeje. Dhe sė treti, Natoja duhet tė vendosė trupat e saj atje per nje periudhė afatfgjate", ka thene z. Zherka.
Sipas tij, "Natoja duhet tė jetė e pranishme nė Maqedoni pėr nje periudhė mė tė gjatė pėr tė ruajtur paqen midis dy paleve dhe pėr tė siguruar zbatimin e marrėveshjes, pėr tė siguruar qė konflikti nuk fillon pėrsėri. Pasi ajo qė kemi parė nė tė kaluarėn, veēanėrisht nga pala qeveritare nė njė numėr rastesh armėpushimi ėshtė vendosur, dhe qeveria ka qene ajo qė e ka shkelur atė duke rifilluar fushatėn e saj ushtarake. Kėtė e kemi parė nė tė kaluarėn dhe mund ta shohim edhe ne te ardhmen. Prandaj Natoja duhet t pėrgatitet pėr njė mision mė tė gjatė, ndoshta me mė pak trupa"

SHTYPI BRITANIK SKEPTIK RRETH ZGJATJES REALE TĖ OPERACIONIT "KORRJA E DOMOSDOSHME" NĖ MAQEDONI

Shkup, 16 Gusht 2001 (CHOM)
Shkuarja e paralajmėruar e ushtarėve britanikė nė Maqedoni si pararojė e forcave tė NATO-s, tė cilat do tė mbledhin armėt e dorėzuara vullentarisht tė pjesėtarėve tė UĒK-sė, ėshtė nė qendėr tė vemendjes sė shtypit britanik, i cili pothuajse njėzėrit shpreh dyshimin nė zgjatjen reale tė operacionit "Korrja e domosdoshme" dhe nė sasinė e armėve qė janė ėshtė nė duart e UĒK-sė.
Kėshtu "Tajms" paralajmėron se ushtarėt e parė britanikė do tė nisen nė Maqedoni nesėr nė mbrėmje dhe konstaton se NATO ėshtė e rezervuar nga dhėnia e dritės jeshile pėr dislokimin e pjesės kryesore tė forcave gjithnjė pėrderisa nga komandanėt britanikė e danezė tė operacionit nuk marrin konfirmime se nė terren kushtet janė aq tė volitshme sa lejojnė dėrgimin e njėsiteve tė armatosura lehtė. "Pararoja do tė vendosė lidhje me tė dyja palėt, kurse njė burim ushtarak i ka thėnė "Tajmsit" se kryengritėsve do t'u thuhet se NATO nuk do t'ua marrė armėt me dhunė, por as nuk vjen pėr t'i mbrojtur e as tė tėrheqė linjėn jeshile tė ndarjes sė Maqedonisė.
Nga ana tjetėr "Indipendet" shkruan se nė NATO angazhohen tė arrihet njė kompromis sa i pėrket ēėshtjes sė dinamikės me tė cilėn duhet dėrguar ushrarėt nė Maqedoni. Gazeta mė tutje shkruan se ndėrsa disa anėtare tė Aleancės kėrkojnė vendosjen e armėpushimit stabil, tė tjerat, nė mesin e tyre edhe Britania, mendojnė se mungesa e dislokimit tė shpejtė tė trupave vetėm sa do tė minonte marrėveshjen e brishtė maqedono-shqiptare. Vendimi i djeshėm nė formė kompromisi nga Brukseli i ka mundėsuar NATO-s tė lėrė pėrshtypjen e veprimit tė vendosur, duke u ofruar njėkohėsisht anėtareve mė tė rezervuara kohė pėr vlerėsimin e armėpushimit tė pėrhershėm.
Ndėrkaq "Gardian" ėshtė skeptik dhe tėrheq vėrejtjen se nė Maqedoni ende ka paqartėsi qė duhet zgjidhur. Gazeta pėrkujton se nuk ėshtė kapėrcyer kontesti rreth asaj nėse zbatimit tė marrėveshjes paqėsore dhe amnestisė pėr kryengritėsit duhet t'i paraprijė ēarmatimi, siē pohojnė shqiptarėt e armatosur, ose tėrė ēėshtja duhet tė ecė nė drejtimin e kundėrt, pėr ēka insiston Shkupi zyrtar. Gjithashtu ėshtė e paqartė sesa armė ka nė duart e kryengritėsve shqiptarė. Burimet ushtarake britanike vlerėsojnė se UĒK ka rreth tre mijė vetė qė disponojnė me disa mijėra armė, ndėrsa Ministria maqedonase e mbrotjes thotė se UĒK ka tetė mijė vetė dhe po aq armė.
Duke shqyrtuar nė pritjen qė mund tė hasin ushtarėt britanikė dhe tė NATO-s "Dejli telegraf" shkruan se mediat shtetėrore maqedonase kanė nxitur disponim antiperėndimor nė mesin e maqedonasve. Shqiptarėt, sipas gazetės, janė mė pak armiqėsorė, por jo edhe problem mė i vogėl pėr misionin e NATO-s, konstaton gazeta.

Enter supporting content here