Misioni
Poezi
Nė fillim
Letra tė hapura
Opinione
Analiza
Lutje
Dėrvendi
Poezi
Hadithe
Lidhje elektronike
Shkresat e mira
Krimi Maqedonas

bookani2.gif

                                    Poezi pėr Muajin e Ramazanit

 

                                            Jakup Hakramaj

 

 

MIRĖ  SE  ERDHE  NMESIN  TONĖ

 

 

  lumt ne ja gėzimi jonė

Ramazani nmesin tonė

Ty Allahu tė ka caktue

Mshirės sTij me na afrue

Mirė se erdhe fati jonė

O prenvera e shpirtit tonė

Ti na sjellė ne ēdo tė mirė

Lidhė shejtanin nė zinxhirė

Nty Allahu ēon mirėsinė

Shumė rahmet pėr krejt njerėzinė

Fort tė madh namin e mban

Se nTy Zoti ēoi Kur-an

NTy njė« natė« veē sa ka vlera

Ma se tridhjetė mijė netė tjera

Lejleletul Kadr-in me shumė vlerė

Sa si kanė njė mijė muej tjerė

NTy ne kemi kėnaqėsi tparė

Nė aksham kur hajmė iftar

Nahiret tjetra na mrrinė

Kur ttakohemi me Perendinė

Punėn e mirė Zoti ēdo herė

Na e rritė dhjetė deri nshtatėqind herė

 

Por agjėrimi ėshtė i Tij

Dhe shpėrblimi ska kufi

Ēka Allahu nty dha vetė

Ndhjetė ditė tpara sjell rahmet

Ndhjetė ditė tjera Zoti thėrret

Robt e vet nė magfiret

Ndhjetė tė fundit ēka na bjen

Nuk na len me ra nxhehennem

Ti ne shpirtin na e pastron

Kurse trupin na e forcon

Vlera jote nuk shkon bosh

Prej Teje dalim mė  t' shėndosh

Pra ēdokush ka borxh prej nesh

Tė bajm dhikėr sa mė shpesh

Punė tė mira pa ia nda

Besimtarin me e pas vėlla

Mos tharrojmė njė gjė aspak

Tjapim fitrin dhe sadakė

Pasurisė me i dhanė zekat

Ti ndihmojmė kėshtu fukaratė

Qė nBajram tjen ngjendje tlartė

Si nRamazan-tbarabartė

Atėhere Zoti, ska dyshim

Na shpėrblen pėr agjėrim

Ia hap derėn nė Xhennet

Ēdo agjėruesit tė vėrtetė

 

 

Bota e pastajme e lavdishme

 

Nga Imam Gazali

 Nga libri I tij I famshėm Pėrtėritja e shkencave fetare

 

Thuaj shokėve tė mi kur tė mė shohin tė vdekur

Duke qarė pėr mua dhe duke mbajtur zi

Tė mos besojnė qė ky trup qė shohin jam unė

Nė emėr tė Zotit, unė ju them nuk jam unė

Unė jam njė shpirt, por nuk jam mish

Ishte veshja dhe korniza ime pėr njėfarė kohe

Unė jam thesar I njė talismani I mbajtur fshehur

Nė mode jam prej pluhuri , qė mė shėrbeu mua si varr

Unė jam njė perlė,qė ka lėnė guacėn e vet tė braktisur .

 

Ajo ishte burgu im, ku e kalova jetėn nė tė keq

Unė jam njė zog dhe ky trup ishte kafazi im

Tani kur unė kam fluturuar pėrpara dhe kam lėnė atė mbrapa

Lavduar qoftė Zoti , I cili mė dha lirinė

Dhe mė pėrgatiti vendin mua nė mė tė lartin qiell

DERI SOT UNĖ isha I vdekur edhe pse I gjallė nė mesin tuaj

Tani unė jam nė lindje , me rrobet e varrit tė zhdukura

Sot unė mbaj bisedėn me tė shejtit sipėr

Tani, me asnjė vello ndėrmjet e shoh Zotin ballė pėr ballė

Unė shoh tabelėn dhe lexoj

Ēfarėdo qė ishte dhe ėshtė dhe ēfarė do tė bėhet

Le tė mė rrėzohet shtėpia nė gėrmadha , le tė mė rrėzohet kafazi nė tokė,

E lėshoj pėrdhe mantelin;Sishte asgjė pėrveē korja e sipėrme

I lė ato tė gjitha nė varr, harruar qofshin .

 

Kalova rrugėn time dhe ju lash mbrapa

Vendi juaj nuk ishte strehė pėr mua

Mos mendoni qė vdekja ėshtė vdekje, as nuk ėshtė jetė

Njė jetė qė kalon tė gjitha, ēfarė mund tė ėndėrrojmė kėtu

Ndėrsa nė kėtė botė kėtu ne jemi tė pėrgjumur;

Vdekja sėshtė asgjė por gjumė, gjumė qė do tė zgjatet,

Mos u frikėsoni kur vdekja tė vjen

Ėshtė veē se largimi pėr nė shtėpinė e bekuar

Mendoni pėr mėshirė dhe dashuri ndaj Perėndisė

Jepini falėnderime pėr madhėshtinė e saj dhe hajdeni pa frikė.

 

ĒFARĖ JAM UNĖ TANI

edhe kėshtu ju do tė bėheni

Sepse unė e di se ju jeni barabartė si unė

Shpirtat e gjithė burrave erdhėn nga Zoti

Tė gjithė trupat e tė tėrėve pėrbėhen njėlloj

E mira dhe e keqja ngjashmėritė janė tonat

Unė ju jap ju tani mesazhin dhe gėzohuni

Paqja e Zotit dhe gėzimi I tij qofshin tuajat.

 

Imam Gazali thotė. Tė gjithė njerėzit janė nė gjumė. Kur ata vdesin, ata zgjohen. Sap one mbyllim sytė nė kėtė botė, ne hapim sytė menjėherė nė botėn tjetėr pėr tė filluar njė jetė tė re, me atė sasi  tė vet zhvillimit dhe me forcėn e dėshirės qė pėrfituam fillimisht nė kėtė botė, forca e dėshirės pėr tė zhvilluar mė tej e mė tej dhe pėr tu ngritur lartė e mė lartė nė fushėn shpirtėrore, duke marshuar pėrherė e mė tepėr.

Alistar Ramadani
Nyon 2001


SULMI I FUNDIT


Shikoj pishinėn e vockėl ,ku peshqit pasionojnė kalimtarėt
Ushqehen nga ato,kėnaqėsi e pėrbashkėt
Fėmijt marrin dhenė nė shtrojėn e bukur tė kullosės,shikoj...
Me mall,me dhimbje
Dua ta largoj mallin,nuk mundem,edhe po tė dua,zemra mė qanė
Ka filluar sulmi-mė thot dikush nė vesh
Pėrdorin helikopterėt,aeroplanėt...
Fshatra tė tėrė janė rrafshuar pėr tokė,po edhe qyteti more gjuhet
Ka tė vrarė-shqiptarė
Fėmij,pleq,gra
Nėnė e bij,babė e bir tė masakruar nga mortajat
Pishina qė kam pranė e dekoruar me gurė pėr rreth dhe shtartin e gjelbėr tė kullosės mu bėnė kuq pėrära syve
Fėmijėt mė thėrasin tė luaj me topin...ah!Qė mė vinte ky zė prej sė largu,kur pash fėmijun tim tė mė shkundė krahėrorin
Sa shumė tė mira keni ore bijt e mi-ju them
Luani,luani, tash babi do vi t`ju bashkangjitem
Ju shkon zėri deri nė qiell nga gėzimi
Shijojnė ajrin e pastėr nė Chavanne dhe kullosėn e gjelbėr
Shikojn lisin e bukur tė mbrojtuar nga ligji,dhe pishinėn me peshqi
Kėnaquni bijt e mij,kėnaquni-psherėtis me dhimbjen e madhe
E moshatarėt e juaj?...
Ato tė nėnshtruar nėn breshėrin e predhave gjakatare sllave
E ju i ushqeni peshqit me grimcat e bukės nė pishinėn akuarium
Dhe gjuni topin tė lirė nė kullosėn e gjelbėr

Ore,po Sllupēani,Vaksinca...Likova e tėrė...O!
Hatixhja,kjo nėnė trime,kjo burneshė e madhe:
Nuk kam ku shkoj mė larg se shtėpis sime,UĒK janė vėllezėrit e mi
dhe nuk i lėmė vetun,le tė na gjuaj shkau se nuk e kam ndėr mend
tė lė shtėpinė-e vendosur fliste ajo
Ore,po Shipkovica,Gajrja,Poroji...Tetova e tėrė
Nėnė e bij nė obor tė tyre masakrohen nga predha
E Jehona e vogėl nė rrugė duke shkuar tė blen bukė
Buk o shka i shkinės,buk
E ti e gjuajte me plumb,ja more jetėn e njomė qė sapo kishte lėshuar lulzimin...O Zoti im mė bėn tė fortė...tė pėrballoj dhimbjen
Vriten pse janė shqiptarė ej

Luani bijt e mi luani,do vi babi tju bashkangjitem nė lojėn me top
Shijoeni ajrin,kullosėn,pishinėn akuarium
Mos paēi dhimbje asnjėherė bijt e mi,jeni tė lirė...shijoeni lirinė
Zoti ju bekoftė...kėnaquni ju bile
Moshatarėt e juaj presin breshėrin e predhave...bijt e mi

Radusha?O!...Radusha,Bojana...Dervendi i tėrė
Jehoji krisma nė Radushėn e madhe mu sikur nė Sllupēanin legjendarHaraēinė
I mėsuan si luftohet,kush lufton dhe kush duhet tė vritet
Nuk vrasim ne civilė JO o shka i shkinės-thonė trimat
E ti po,ti vret...femij,gra,pleq
Nuk u kėnaqe as nė gazibabė kur vrave njerėz duke fjetur
Po Lubeteni?
Ēka gjete nė Luboten qė bėre krimin
Tė vrarė pas shpine,nga afėr-thonė tė gjallit e mjerė
Thonė edhe dėshmitarėt e huaj-o kriminel
Janė me dhjetara tė vrarė me qindra tė torturuar
Kėshtu thonė dėshmitarėt...janė egzekutuar thonė ato

Oh!Nėnė,sa mė mungon fjala jote e butė
Nė kėtė dhembje tė madhe
As Bukoviqi nuk mbeti pa prekur,edhe atje vranė-shqiptarė
Katilat,katilat...

Gjuma topin babit,gjuma
Ti bi me kėmbė sa kam fuqinė...

 

 

 

Shkup, 13 Gusht 2001 (liria)

Udha e mbare, Trim!

TE PESĖVE*

Nisu Trim,
capit drejt agut te pergjakur
atje plumbat
shkruajne germa lirie
atje, plumbat grisin heshtjen
vrapo si i ri-si veriu
lufto si plaku.
Trimi im,
perpara ke jeten...ke vdekjen.

Nisu Trim,
drejt lavdise se heshtur
drejt te embelit-hidherakut
a-t-dh-e-u-t.
Ku armet renkojne shqip
ku buzet vjellin hekur
nisu Trim
se nata kemben e theu.

Nisu Trim!
shtij nje pushke edhe per mua,
melcine e nates
copetoje me maje te bajonetes,
flake vdekjen nga supet tane
femijet
jetimet
ne syte e tu te lexojne
himnet e jetes.

Nisu Trim!
buzethare...se shteren burimet
se u dogj u be shkrumb
gruri ne are
se nenat, nenat
nuk flene gjithe naten nga renkimet
per djemte e tyre te vrare...
Nisu Trim
ti je i fundit...
se une,
nuk kam per te te qare

Shko Trimi im!
Te qofte udha e mbare...



Alban Tartari
Ankara,10.08.2001

*Kushtuar 5 deshmoreve shqiptare, te cilet para disa ditesh u torturuan dhe u ekzekutuan barbarisht nga forcat maqedonase.



Publikimi i parė Bota Letrare


Naim Frashėri

PERĖNDIJA

Ē'sheh, ėshtė zot'i vėrtetė,
Ē'dėgjon, ėshtė zėr'i tija,
Gjithė ē'ka e s'ka nė jetė,
Eshtė vetė perėndia.

Mos shiko valėtė p'anė,
Mos tė gėnjenjė rremeti,
Tė tėra njė burim kanė,
Gjithė ngrihen pej njė deti.

Nė det tė math e tė gjėrė
Ēdo valė qė tė sheh syri,
Atje ėshtė deti tėrė,
Po valėtė mirė qyri.

Kur ta zėsh gjėnė tė bėrė,
Esht' ashtu me tė vėrtetė,
Po ta vėsh re gjat' e gjėrė,
Esht' ajy bėrėsi vetė.

Dhe kush flet edhe ē'gjė flitet,
Ē'duket e s'duket nė jetė,
Dhe kush sheh dh'ajo qė shihet,
Zot' i vėrtet' ėshtė vetė.

Se e tėrė gjithėsia,
Qė nuk' i gjėndetė fundi,
Eshtė vetė perėndia,
Pėr atė s'ka vėnt gjėkundi.

Eshtė nė shesht perėndia,
I verbėri s'munt ta shohė,
Ajo ėshtė gjithėsia,
I dituri munt ta njohė.

Pe njė lulezė kur shohim
Dhe tė vėmė re njė fletė,
Me dituri munt ta njohim
Q'atje 'shtė zot' i vėrtetė.

Eshtė nė shesht perėndia,
Sicilido munt ta njohė
Po s'e mbuloi e padija,
Njeriu tekdo munt ta shohė.

Kush do ta shohė tė tėrė,
Tė shohė mirė njerinė,
Vethen' e tij re tė vėrė,
Atje e gjen perėndinė.

Dhe parajsi dhe skėterra,
Dhe engjėlli edhe djalli,
Edhe gjithė ē'ka tė tjera,
Janė brėnda tek i gjalli.

Ajy qė ka mirėsinė,
Ka perėndin' e tė mirat,
Edhe kush ka djallėzinė,
Ka djallė e ligėsirat.

Mė ēdo anė e kėrkova,
Thashė: ku 'shtė perėndia,
Po mė pasdaj e mėsova,
Qėnke ndaj mej' e s'e dija.

Kėrkonja gjetkė ta gjeje
Zotn' e math e tė vėrtetė,
Ajy qėnėkej ndaj meje,
E paskėsha unė vetė!

Me fjal' e me agjėrime
Nuk e gjen dot perėndinė,
As me kreshm' e me kungime,
Si punojn' ata qė s'dinė

Trajstėn' e ke plot me bukė,
Edhe hiqesh si i mjerė,
Dhe ke zėn' e thua nukė,
E lipėn derė mė derė.

Eshtė ndaj teje i gjallė,
Ti e kėrkon nėpėr gurė,
Nė tė rrem' e nė pėrrallė,
Andaj nuk' e gjen dot kurrė.

Pa s'vdes kurrė perėndia,
Po kush vdes nė jetė vallė?
Gjė s'vdes, sepse gjithėsia
Eshtė gjithėnjė e gjallė.

Qeshė diell, ishnja hėnė,
U bėsh' uj' e balt' e erė,
Yll e zok e dash kam qėnė,
Pa dhe njeri shumė herė.

Sa det i math e i gjerė
Edhe sa mijėra valė!
Sicil atje do tė bjerė,
Prapė soje do tė dalė.

Mijėra shpirtėra ngrihen,
Bijen mijėra tė tjera,
Vjen dimėri, lulet pshihen,
I nxjer prapė nė shesht vera.

Nj'ėshtė, po ka shumė ngjyrė,
Duket sikur s'ka tė ngjarė,
E sheh fytyrė-fytyrė,
Po 'shtė i njėjt' e i pandarė.

Ajy ėshtė trėndafili
Edhe gjėmb' i trėndafilit,
Ajy ėshtė dhe bilbili,
Ajy dhe zėr' i bilbilit.

Mos shiko ē'rrobė ka veshur,
Eshtė brenda vet' i qetė,
Syr' i t'urtit e sheh xhveshur,
Veē ati s'ka gjė ndė jetė.

Zoti ėshtė gjithėsia,
Ajy ėshtė gjithė ē'janė,
Po kush njeh vethen e tija,
S'e kėrkon mė tjatėr anė.

Dhe qelqeja u hollua
Dhe vena, pa u pėrzjenė
S'ka ven', ėshtė qelqe thua,
A s'ka qelqe, ėshtė venė.

Unė ndaj teje njė pikė,
O det i gjer' e pa anė!
Tė hynj brėnda mė vjen frikė,
Po s'hiqem dot dhe mėnjanė.

Tė kisha zėn' e bilbilit,
Gjithėnjė do tė kėndonja
Bukurin' e trėndafilit,
Dhe kurrė tė mos pushonja.

Po ti vetė je, o bilbil,
Ti je edhe dashuria,
Ti je edhe trėndafili
Edhe bukuri e tija.

Ti je ē'ėshtė jet' e tėrė,
Ti je vetė gjithėsia,
Ti vetė njeri je bėrė,
More fytyrėn e tija.

Oh! det i math e i paanė,
Nė njė stamnė qysh ka hyrė?
Ajy q'ėshtė gjithė ē'janė,
U mbloth tok mė njė fytyrė.

Mė ēdo anė qė shikova,
Pashė mirė qė je vetė,
Tė gjeta tek tė kėrkova,
Zot'i math e i vėrtetė.

Pe trupi shpirt ėshtė bėrė,
Edhe shpirti trup nė jetė
Eshtė bėrė, njė i tėrė
Gjithė ē'ėshtė, ėshtė vetė.

Paskėtaj, o shokė, kurrė
Mos kėrkoni perėndinė
Nėpėr mur' e nėpėr gurė,
Po
shihni mirė njerinė.

Zėmr' e njeriut nė jetė
Eshtė vėnd' i perėndisė,
Esht' atje zot' i vėrtetė,
Det' i math i gjithėsisė.

Ajy ėshtė gjithėsia,
Edhe udh' e perėndisė,
Eshtė vetėm njerėzia,
Q'i duhetė njerėzisė.

Mer dorėn e diturisė,
Pa ajo do tė tė nxjerė
Gjer te fron' i perėndisė,
Ndaj soje do tė tė shpjerė.

Esht' e vėrtetė kjo punė,
Mos qėndroni n'errėsirėt,
Se kėtė s'e gjeta unė,
E kanė thėnė tė mirėt.

Naim Frashėri


FALJA


Zot i math e i vėrtetė
Qė kreve ē'shohėm nė jetė,
Edhe tė tjerė qė janė
Pa funt pa krye pa anė,
Edhe kudo je ti vetė,
Syri yn tekdo shikon,
Qė nga lint e gjer tek pėrndon,
Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė,
Urtėsin' e madhėrinė,
Falna gjithė mirėsitė,
Epna dituri e dritė,
Tregona udhėn' e mirė,
Mos na lerė n'errėsirė,
Dhurona gjithė tė mirat,
Mėrgona nga tė pėshtirat.

Zot! falna vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,
Epna dėshirė tė msojmė,
E tė mirat tė punojmė,
Bėna tė but' e tė qetė,
E tė urt' e tė vėrtetė,
Jetėnė ta trashėgojmė.

Mitrush Kuteli


POEM KOSOVAR

Qėndrimi
(Kėnga e parė)


Jam shqiptar
e kosovar:
Zot e krenar,
-Zot e bujar-
mbi kėtė Dhe,
qė e kam fe
e pėrmbi fe:
e kam Vatan!
E kam Atdhe!
Qe gjysh stėrgjysh,
qe bres pas bres,
qe gjithemonė!
Ti shkja thrret
ti shkja bėrtet,
gjer lart nė retė:
se jam barbar.
Jo, s'jam!
si bėrtet ti,
si buēet ti,
ti, Mal i Zi.
Po Vendin tim e dua,
lirinė e dua,-
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam kėtu kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjėri,
as shkja tė zi.
Se jam kėtu kur Mal i Zi
ish Ilirģ:
kur nga njė det nė tjatrin det
isha zot vetė!
Unė jam kėtu nga moti
kur vetė Zoti
e bėri fushėn fushė
e malin mal.
Unė jam kėtu e do te jem
-denbabaden-
sa mali tė bėhet hģ
e hiri mal pėrsėrģ


Durimi
(Kėnga e dytė)


Ma thonė emrin Asim Qerim
mbetur jetim
qė nė vogelģ.
Jam si mė sheh
e si mė njeh:
kėsulė-bardh e krye-lith,
kryelith me njė shami,
me tri shami:
pėr trimėri!
Jam eshtėr-math
i vrazhdėt jam
e bojalli-
dhe sytė e mi:
janė plot shkėndģ,
si baterdģ.
Dhe kam urģ
si s'ka njerģ
pėr Drejtėsģ
e pėr Lirģ
si gjithė Asimėt
e gjithė Qerimėt
e Vendit tim.
Ma thonė emrin Asim Qerim,
mbetur jetim
qė nė vogelģ.
Se babėn tim ma vranė
naēallnikėt,
podporuēnikėt.
Ma vranė,
se urdhėr dha Vojvoda
e Krali- vetė:
Tė vritet.
Se ish Kosovar!
Dhe se ish zot
mbi kėtė Dhč!
Dhe tokėn qe kisha nga Baba
nga gjyshi
rrėnjė pas rrėnje
prej qindra vjet,
prej mijėra vjet
ma muar.
Ah!
Ma muar Vatanin
qė desha
si xhanin!
Ma muar
me armė nė duar
me gjak nėpėr duar
Agrarėt!
Xhandarėt
Tuxharėt!
Tė gjithė tok
u bėnė shok:
si sorrat!
pėr kėrme.
Oborrin ma muar
gjer nė shtepi
dhe ngrehe pėr vete shtėpi
nė sytė e mi.
Dhe unė,
ja, unė!
qė isha zot
qė qemot:
mbeta pa dhč,
bujk pa dhč
bari pa kope
kėtu,
nė dherin tim.
Dhe plori m'u ndryshk,
Hambari m'u myshk...
Po shpresa s'm'u vyshk!
Durova,
durova,
Sa nuk duron njeri,
as Perendi!
...............
(kėnga e dytė vazhdon dhe mė

por unė nuk e kam tė plotė)


S U L M I
(kėnga e tretė)


Ta shemba shkja kufinė
qė ngrite ti
nė vendin tim
e pėrmbi varr
tė babės tim.
Ta shemba
ta dogja:
me zjarrin e shpirtit
tė vojtjes
dhe tė urrejtjes.
Me zemėrim,
me vrull tė math
e bubullimė
qe s'ka mbarim.
Sa vjet ti me ēave
mė ndave
mė vrave!
Armik-lugat!
Armik-xhelat!
Ti bėre azape:- s'u tremba.
Ti ngrite kufire me gjemba,
fortesa ti ngrite:
t'i shemba!

Tani!
Tani!
Atje ku ti
o Mal i Zi
ngite kufi
qė ndanin,
e ēanin
vėllazėri:
Hej!
Sot,
shkon
e valon,
parmenda!

Ti bėra tė gjitha rrėmujė
dhe ty
gjyrma t'u duk
si nė ujė.
---------------
Ta shemba armik kufinė
--derė burgu--
dhč ėshtė tani
si ish!
--si do tė jetė--
pėrjetė:
Lėndinė!

Ndėrtimi

(Kėnga e katėrt)

I bie arės mespermes
e gjer nė bres
e pėrmbi bres
humbas
me gas
nė grurin tim,
tė Dheut tim,
te babės tim,
tė birit tim:
sot e pėrjetė,
jetė pas jete!
Dhe ndje qysh flet
me zė tė qetė
im-Atė vetė
nga balta posht:
Ta mbroni Dhenė
ku eshtrat kam
ku hi e tokė
e pluhur jam...
Ta mbroni Dhenė
qe e ushqe
dhe sot si dje:
me kurmin tim...
Ta mbroni Dhenė,
me zjarr ta mbroni,
me gjak ta mbroni.
Tė derdhni gjakun
me grushte plot
po kurrė lot,
as sot, as mot!...
Se loti ėshtė robėrģ,
Gjaku: Liri!
Jam ėshtėr-math
e bojalli
e me japģ,
si mė sheh ti,
si mė njeh ti.
Po
kam njė zemėr
nė gjoksin tim
qė pa pushim
mė rreh
si Drim.
Dhe Babėn tim kur e kujtoj
lotoj...
Tė pashė tė vrarė, or Baba,
e pa qefin si pėr hata,
rreth e pėrqark me xhandėrma,
desha tė qaj e s'qava dot,
e tė bėrtas, s' bėrtita dot,
pa asnjė lot, pa asnjė lot.
--------------------------
Dhe prita sot tė derth njė lot


QĖNDRIMI

(Kėnga e pestė)

Tani!
Tani!
Unė jam gati
te vdes qė sot
se rroj pėrmot;
mbytyr me gjak
po jo me lot,
pėr kėtė Dhč
qė e kam si fč
e pėrmbi fč.
E kam Vatan!
E kam Atdhe!
Hej!
po buēas me zė kabą
sa tė dėgjohet nė qiell lą
sa tė dėgjojė funt e krej
kush gjak shqiptari ka nė dej.
Shaban- vėlla!
Destan- baba!
Hej!
Komb i lirė kosovar,
ti komb shqiptar,
ti Zot krenar
ti djalėri- ti pleqėrģ
bėju gati!
Bėju gati
pėr vrull tė rģ;
ta djegėsh botėn
ta bėsh hģ:
pėr Lirģ'
Pėr Shqipėri!
Tani,
tani
o Mal i Zi
ja unė
ja ti!
Po unė- jo ti,
se jam kėtu kur s'kish njeri
dhe as kufi
as fqinjėrģ...
Unė jam kėtu kur Mali i Zi
me Shumadi
me Dallmati
sa mban e gjitha Shqeherģ
ish ILIRI!
Kur nga njė det nė tjatrin det
isha Zot vetė.
Se jam kėtu nga moti
kur vetė zoti
e bėri fushėn- fushė
e malin mal!
Unė jam kėtu
e do tė jem
denbabaden
sa mali tė bėhet hģ
e hiri mal pėrsėrģ.

f u n d-

NĖ QOSHIN E SHTĖPISĖ SIME




Lojė e dritės dhe e hijes...
Nė muarin e kryqėzuar nė qoshin e shtėpisė sime,
me tė verdhė psalme tė shkruar,
Ishim si tre trekėndėsha tė ndarė,ishim fotografi me ngjyrė monotone buzė lumit tė hutuar.
Rrugėt me baltė mernin erėn e shtėpisė pa njerėz,nė fotografi qendroja i madhi unė duke shiquar qoshin e shtėpisė sime,me dritare tė thyera me gjurmėt e shpezėve tė humbura.
Mė rrotullohet drita mė duket si lojė me hije...
Qėndronim si tre libra tė grisur,sikur muari si dritarja dhe dera e kėputur.
Luaja me hijet nė dritė,e tė verdhat psalme qėndronin nė:
,,QOSHIN E SHTĖPISĖ SIME,,


Bujamin Rushiti


TĖ LUTEM


Mjegullat nėpėr sy,sytė mė janė verbuar,me duket se jame ne qiell,
e preki gjithėsinė,sa shpraztirė,era e ftohtė,yjet pa dritė,
edhe ato tė vetmuara,askund askush,shpraztirė e pafund,
i shqetėsuar jamė nuk di katė shkojė.
Cila rrugė mė shpie nė drejtim tė duhur,jam nė udhėkryq
pa emėr,
i humbur e i hutuar qėndrojė nė gjithėsi,
i mjeri i humburi unė nė kozmosin e pafundė.


Dua tė zgjohem nė jetėn qė isha ,dua tė bėrtasė LIBERTAS,
dua tė jemė ai qė isha,
dua tė dalė nga ky labirint,dua tė gjejė rugėn e humbur.
Endem anė e mbanė kozmosit tė pafundė kėrkojė atė...


Kėrkojė kohėn e humbur, kėrkojė jetėn kur isha fėmijė,
kėrkojė ditėn kur u dashurova pėr herė tė parė,
kėrkojė atė qė e kam humbur e qė nuk vjen dot!
e dashura kohė tė lutem kthehu vetėm pakė ...


Bujamin Rushiti


KAPITENI I KUJTIMEVE TĖ MIA


Sytė e pėrlotur me zemėr tė kėputur,
marshoja drejtė humnerės qė hapeshte sa mė shumė.
S“kuptoja ēka kisha se di se a ka kuptim,
nje gjė ne tru mė pėlcaste e nuk kisha kthim.


Sa ndjenjė e bukur nė majen e malit te lartė,
mė dukeshte se dua tė ngjitem mbi shpatullat e atit tė bardhė,
tė fluturojė me krahėt e tijė mbi mjegullat e larta,
tė ngjitem lartė, tė shohė tokėn e rumbullakėt
Dua te gjithė tė mė shohin, tė ndėgjojnė njė zė qė vijnė nga lartė,
me tėrė zėrin tė bėrtasė:
»MĖ BESO SA TĖ DUA NUK KA MASĖ«.


Me sytė e mbyllur tė lundrojė nė detin e pafundė,
dua qė ti tė jeshė kapiteni i barkės tė kujtimeve tė mia,
tė mė endish anė e mbanė detitit tė pafundė,
tė ushqehem me buzėqeshjet e tua,tė rezitem nė rezet e syve tė tu.
Tė ngrohi shpirtin e ndjenjave te mia,
dua qė kurė tė mos ndalem e tė eci rugėve tė humbura,
tė kerkojė atė,atė qė e dinė se sa e dua


Bujamin Rushiti
RRUGA PA EMER


Rruga e cila nuk ka emėr dhe kolona rrugės qė kalon,
si kaloresit e mbretit pa mbretėri nė rrugėt e mbushura
me balte,me kuajt si skelet tė holluar.
Nė dimrin e hutuar kur mbi akull lulėzon lulja nė dritare me akull tė piktorit mė tė madhė,
nė dhomė qėndrojė unė pranė vatrės qė ska zjarr,
i ulur nė mes tė dhomės, nė kujtime pėr kohėn qė vjen,
do tė vijė njė ditė edhe ajo qė ngrohė
do ti thėrasė me zė e sdi se a do ta njoh,
ajo nuk njihet ajo nuk tregon,vjen kur nuk e din e kur perpara nuk te lajmeron.


Ne rrugen qe ska emer, ne dhomen me dyert e plasura,
nė dhomen ku muzik ėshtė era qė fishkėllon
,ku gėzim ėshtė zjarri e ėndėr je ti.
Nė dritaret me akull duket njeriu I fundit tė kolonės
sė kalorėsve tė raskapitur qe vazhdonin rrugėn
ka udhėkryqi i rrugės e cila ska emėr?!!!


Bujamin Rushiti

Kush jam unė?

Kur shoh kombin tim tė mjerė
Dhe smund tė bėj asgjė!
Kush jam unė?
Kur shoh kombin tim tė mjerė
Tė bredh metropoleve botėrore
Dhe smund tė ndryshoj asgjė!
Kush jam unė?
Kur u drejtohem statuave
Prej gipsi e betoniqė sdėgjojnė fare
Kush jam unė?
Kur dėshirojqė sytė e Mona Lizės
Tė mė pėrcjellin kudo
Dhe muzika e Mocartit tė mi pushon veshėt
Kush jam unė?
Kur civilizimi mė fali sėmundjen kronike
Kush jam unė

Nyon,11.05.2001 Alistar Ramadani


Sdua tė flas

Mos mė bėni tė flas
Nuk dua
Tė shpalos
Dhimbjen,dashurinė
Nė kengė shoh gjak
Gjak
Tė njė tė pafajshmi
Kurse valėt e detit vjedhin jetėn
Fėmijut tė posalindur
Mos mė bėni tė flas

Nyon,1999

RRUGA E MBARE JU QOFTE
nene lokja percjell femine
niset ne shkrepat e malesise
motra e dashur percjell vllaznine
te nisur ne rrugen e lirise

Rruga e mbare te qofte biri im
shko sherbej shqiptarise
shko krenar birri nenes TRIM
e na sjell ne voter zjarrin e LIRISE.

rruge e mbare vllau i motres
qofshe i bekuar me jete e mote
hallall te qofte pragu i votres
gjaku yt shqiptar mos te shkofte kot.

mos kurseni piken e gjakut
tregoni shkaut se jeni trimat e lirise
mos harroni amanetin e plakut:
"mos ja leni shkaut token e shqiptarise"




BIJTE E SHQIPES


dite MARSI
mbi trojet tona ndricoi drita
drita e LIRISE.
drite,populli qe moti e priste
ishte drita e lirise.
humnere qe me shekuj ishim
humnera qe drite nuk kishim
humnere qe e quanim roberi
dite MARSI,na ndriti rrezja
rrezja qe u quajte LIRI.
linden shqipet e malit
linden ne shkrepat e sharrit
linden bijte e lirise
linden trimat e shqiptarise.
UCK u gezoft ky emer
cdo shqiptare te mba ne zemer
me jete qofshi trimat e shqiptarise
u bekofte zoti me jete e mot
e gezofshi flamurin e lirise
plumbi i juaj per shkaun
u befte vaj e lot.
IRFAN AMETI-deni001

LIRI-CFARĖ ERE KE?

Tridhjetė e gjashtė vjet dėshiroj tė tė marr erė
Tė kėrkova,e di tė kėrkova-gjithkund
Nuk tė gjej dot askund
Bile njė shenjė tmė kishe lėnė-ndokund
Zemra do tmė trokiste-normal
Evropa ėshtė plakur-gjithnjė plaket
Por shpresoj-do tė gjej
Do tė kėrkoj-nuk ndalem
Do tė gjej edhepse-Evropa plaket
Nga xhelozia smė lejon tė tė mar erė-edhe unė
Vallė!Je nė Amerikė?-Ėshtė e re Amerika
Do tė vij atjetė tė marr-njė ēikė me vete
Pajtohesh?
Pyete Amerikėn,tė lėshon-njė copkėl nga ti?
Le ta dish-po tė mora erė
Stė lėshoj-pėr jetė e mot
Sepse shumė tė dua-LIRI
EVROPA LE TĖ PLAKET Botoji « Bota Sot » nė Zvicėr






SYTĖ E GJELBĖR

Sytė e gjelber tė dritares sime,shikojnė lojėn e fėmijėve
Rrugėn e kėmbanave,pullazet e gjelbėta
Dhe kapelat e zeza tė shtėpive

Nė fytyrat e ngurta,sytė e gjelbėrt tė dritares sime
Shikojnė kullėn e bardhė tė varrit
E rruajnė kufomėn e vetė

Sytė e lodhur tė dritares sime,shikojnė larg mallin
E treten kėtu vetėm...


Nė Zvicėr

 

Vazhdon...