Make your own free website on Tripod.com
M i s i o n i
Shkupi Zyrtar | Lajme | Dërvendi | Deklaruan | Opinione | Komente | Analizë Sefer Musliu | Analizë Rufi Osmani | Marveshja Kornizë | Poezi | Sllupçani | Hadithe | Lexo këtë | Linke | Krimi Maqedonas

Home

Deklaruan

PPD

Muhamed HALILI

Si tė kthehet kredibiliteti
Jemi tė vetėdijshėm se pjesa mė e vėshtirė e Marrėveshjes-kornizė nuk ishte nėnshkrimi i saj, por votimi nė Parlament dhe implementimi nė praktikė

Dokumenti i nėnshkruar mė 13 gusht mes liderėve tė katėr partive politike me relevancė nė elektoratin shqiptar dhe maqedonas, kryetarit Boris Trajkovski dhe ndėrmjetėsuesve Leotar dhe Pardju, nuk paraqet kulminacionin e pėrmbushjes sė kėrkesave tė shqiptarėve nė kėtė republikė, por as nuk paraqet fatalizmin e egocentrizmit maqedonas nė kėto hapėsira. Ky ishte njė kompromis politik, ku tė dy palėt thanė se lėshuan pe mė tepėr se ē`ėshtė dashur, duke pasur parasysh platformat e tyre politike pėr bisedime. Ajo qė nė veēanti shtypi maqedonas e paraqet si fatalizėm dhe kataklizmė tė "pronėsisė" ndaj shtetėsisė maqedonase dhe rrėnim tė identitetit shtetėror e etnik tė maqedonasve, nė fakt paraqet mospėrgatitjen shpirtėrore tė tyre pėr kyēje nė rrjedhat kulturore evropiane, tė cilat imponojnė standarde tė larta tė barazisė qytetare. Defekti kryesor nė tė kuptuarit e barazisė qytetare pėr maqedonasit dhe liderėt e tyre ėshtė tė shikuarit e ēdo qytetari si njeri me pėrkatėsi kombėtare maqedonase dhe me gjuhė amtare maqedonishten. Ēdo gjė tjetėr jashtė kėsaj skeme, do tė duhej tė jepte njė qenie njerėzore me tė drejta tė definuara dhe tė pėrcaktuara nga ky i pari.

Opinionit publik maqedonas, si dhe partive politike, iu desh njė kohė shumė e gjatė pėr "terapi psikike", qė mė nė fund tė kuptojnė se nuk ka zgjidhje tjetėr pėrveē ndryshimeve kushtetuese. Partive politike shqiptare iu desh shumė kohė tė humbin pėr ta bindur komunitetin ndėrkombėtar se sekretariatet e Trajkovskit pa ndėrmjetėsim ndėrkombėtar ishin humbje e kotė e kohės.

Platforma politike e PPD-sė qė nė fillim tė krizės ishte e ngėrthyer me tabanin kombėtar. Sikur pala maqedonase tė mos e refuzonte me histeri planin Frowik dhe sikur, po ashtu me histeri, mos ta hidhte Marrėveshjen e Prizrenit, kriza do tė kishte pėrfunduar qėmoti dhe do tė ishin evituar viktimat dhe shkatėrrimet. Historisė (nėse kjo pėrfundon ashtu siē ėshtė nėnshkruar) do t`i mbetet borxhi tė gjykojė se a ka simetri midis efekteve tė konflikteve dhe efekteve qė do t`i prodhojė

Marrėveshja-kornizė.

Tė gjithė jemi tė vetėdijshėm se pjesa mė e vėshtirė e Marrėveshjes-kornizė nuk ishte nėnshkrimi i saj, por votimi nė Parlament dhe implementimi nė praktikė. Komuniteti ndėrkombėtar kėtė e ka kuptuar mė se seriozisht dhe nė kėtė frymė ėshtė edhe vendimi i NATO-s pėr dėrgimin e trupave nė Maqedoni pėr ēarmatimin e UĒK-sė. Edhe pse kjo nuk ėshtė pjesė e marrėveshjes politike, duhet tė insistohet edhe nė ēarmatosjen e njėsiteve paramilitare maqedonase. Mendoj se mandati i forcave tė NATO-s duhet tė jetė mė i gjatė nga ē`ėshtė paraparė. Kjo do tė thotė, deri kah fundi i marsit 2002; rikthimi i tė shpėrngulurve nė vatrat e tyre dhe rindėrtimi i infrastrukturės sė shkatėrruar nuk ėshtė punė gjithaq e lehtė. Prezenca e kėtyre forcave do ta shtojė sigurinė qytetare dhe do tė mundesojė krijimin e kushteve tė sigurisė pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Partitė politike maqedonase dhe shqiptare duhet ta rifillojnė garėn e tyre pėr rikthimin e kredibilitetit tė humbur politik. Veēanėrisht do tė jetė vėshtirė pėr partitė politike shqiptare, e nė kėtė vazhdė pėr PPD-nė, dhe do tė duhet bėrė punė tė madhe pėr hartimin e njė platforme tė re politike, pas tė gjitha kėtyre ngjarjeve. Nėse nuk shkohet kah unifikimi i partive ekzistuese politike, atėherė nė skenėn politike shqiptare do tė rriten tendencat e parcializimit tė politikės shqiptare, qė nė esencė do tė thotė rikthim ndaj vetvetes.

Rruga e notimit tė suksesshėm politik pėr PPD-nė, nė ambientin e ardhshėm tė profilizuar politik shqiptar, do tė duhej tė jetė rruga e rindėrtimit dhe freskimit politik e kadrovik nėpėrmjet njė kongresi partiak, pėr tė cilėn gjė zatėn vendosi Kryesia qendrore nė vigjilje tė kyējes nė Qeveri.



(Autori ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i PPD-sė)

Marė nga revista "Lobi" Misioni 18.08.2001

Ismet RAMADANI
Masakrėn e bėnė paramilitarėt maqedonas me nė krye Lube Boshkovskin!
Kjo nuk ishte luftė,por qyqarllėk i paramilitarėve,banorė tė fshatrave pėrreth Lubotenit (Lubanca, Rashtaku, Radishani, Buteli dhe, mė tė dalluarit,maqedonasit e Lubotenit), tė armatosur dhe tė veshur e tė paveshur me logjistikė tė ushtrisė dhe tė policisė sė rregullt maqedonase, nė krye me ideologun e fshehur aty afėr, "ministrin e Punėve tė Brendshme"

Ajo qė ndodhi nė fshatin Luboten mė 11-12 gusht 2001 ėshtė epilogu mė tragjik para se tė ndodhte nėnshkrimi i Marrėveshjes-kornizė, tė arritur nė negociatat shqiptaro-maqedonase me ndėrmjetėsim tė faktorit ndėrkombėtar. Kėtė ngjarje tragjike, vėshtirė tė shpjegueshme, po e veēoj duke u bazuar nė kohėn, vendin dhe rrethanat nė tė cilat ka ndodhur si dhe nga autorėt dhe aktorėt qė morėn pjesė nė kėtė krim ndaj popullatės civile tė pambrojtur. Nga ajo qė kemi mėsuar dhe dėgjuar gjeneratė pas gjenerate, por edhe si dėshmitarė tė ndonjė nga luftėrat qė janė zhvilluar me bollėk nė kėto troje, njė gjė e dimė se lufta nuk do tė jetė aq e tmerrshme po mos tė kishte mė pak ose mė shumė viktima dhe shkatėrrime tė krejt asaj qė e bėn tė mundshme jetėn nė kėtė botė.
Ndonjėherė na ėshtė dukur i ēuditshėm mendimi i ndonjė filozofi pėr tė arsyetuar edhe luftėn ushtarake, po e theksoj atė ushtarake, tė paraprirė nga ajo politikė pėr interesa qė mė vonė i sjellin tė mira atyre qė mbeten gjallė dhe atyre qė lindin mė vonė. Por, tė jemi tė qartė, kėta mendimtarė doktrinėn e luftės nuk e shohin dhe nuk e kuptojnė si rezervistėt paramilitarė dhe autorėt e tyre, regjisorė tė krimit me vrasje, djegie e granatime nė popullatėn civile shqiptare. Pra, kjo ishte komponentė e luftės, nė fakt kjo nuk ishte luftė, por qyqarllėk i paramilitarėve, banorė tė fshatrave pėrreth Lubotenit (Lubanca, Rashtaku, Radishani, Buteli dhe, mė tė dalluarit, maqedonasit e Lubotenit), tė armatosur dhe tė veshur e tė paveshur me logjistikė tė ushtrisė dhe tė policisė sė rregullt maqedonase, nė krye me ideologun e fshehur aty afėr, ministrin e Punėve tė Brendshme. Ky i fundit dhe kryesori u duk edhe nė ekranet televizive i veshur me petkun tigar, vetėm qė nuk e kishte ngjyrosur fytyrėn edhe ashtu tė pėrbaltur pėrbrenda me frustracione dhe epshe pėr tė vrarė e masakruar shqiptarė. Ky i njėjti, pastaj nė kabinetin e tij dhe nė koktej takime me plot braqa shqiptarė, me tė cilėt komunikon pak me dashuri dhe buzėqeshje tė njė vrasėsi gjakftohtė, por fatkeqėsisht disa shqiptarė ia kthejnė me tė njėjtėn masė, kuptohet me buzėqeshje dhe llozinkėn- brate Ljube. Pėr kėtė nuk duhet tė keqkuptohem nga ata shqiptarė tė cilėt pėr shkak tė funksioneve qė ushtrojnė nė institucionin e brat Ljubes janė tė detyruar tė komunikojnė zyrtarisht me tė (shpresoj qė nuk e kanė mė partner strategjik).

Ēfarė me tė vėrtetė i prin tragjedisė sė Lubotenit?

Nė kohėn kur dialogut politik nė Ohėr i afrohej fundit, ata qė me kohė zėshėm dhe pa kurrfarė ngurimi preferuan obcionin e luftės deri nė shfarosje tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare me djem tė huaj patriotė maqedonas dhe tė paguar nga vendet e reminishencave tradicionale historike vėllazėrore e fetare, qė me ndihmėn e razuznuvaēėve vranė nė qendėr tė Shkupit, nė njė shtėpi nė Gazi Babė, pesė pjesėtarė tė UĒK-sė duke thyer armėpushimin e nėnshkruar midis dy palėve nė konflikt me ndėrmjetėsim tė NATO-s. Pastaj, siē ėshtė e njohur, nė dy beteja luftarake, ku vie nė shprehje guximi dhe shkathtėsia ushtarake, luftėtarėt e UĒK-sė vranė njėherė dhjetė e mė vonė edhe tetė ushtarė tė ARM sė, ndėrsa luftėtarėve verbal me poste Kryeministėr, Ministėr, Kryetar Kuvendi e portparoll qeverie, u treguan se lufta nuk bėhet pa viktima (si nė betejat nė Karadak tė Kumanovės, Haraēinė, Radushė e nė Malėsi tė Sharrit).

Betejat luftarake ku djem tė rinj humbin jetėn, neve qė jemi tė arsyeshėm nuk na bėjnė tė ekzaltohemi shumė, por politikanėve tė pėrcaktuar pėr luftė nuk u mbushet mendja derisa nuk u kthehen me kamxhik ata qė i kanė votuar me moton pėr ndryshime.

Kėtij rendi tė betejave luftarake liderėt luftarakė maqedonas i pėrgjigjeshin me nxitje dhe manipulim tė atyre qė u besojnė verbėrisht, duke i porositur tė shpėrthejnė mllefin dhe urrejtjen e tyre duke shkatėrruar gjithēka qė ėshtė shqiptare atje ku ata janė pakicė, tė pambrojtur, tė veprojnė tinėzisht natėn se ata do ti sigurojnė me polici tė rregullt, tė mos i kursejnė edhe ambasadat dhe institucionet tjera ndėrkombėtare tė instaluara nė vend, se tė gjithė ata janė kundėr maqedonasve, se kėta tė fundit janė mė tė mirėt nė botė. Pra, porosia ishte qė ata ta bėjnė tė veten e kėta (liderėt) tė veten me granatime, bombardime tė vendbanimeve shqiptare, por prej sė largu,se ata tė UĒK-sė janė tė rrezikshėm nėse u afrohen-i vrasin, ani se ėshtė luftė!

Nė kėtė serial tė luftės qė po zgjat gjashtė muaj me plot dėshmorė, viktima, rrėnime e dėme materiale dhe shumė dhimbje, duhet thėnė se kėshtu e paska shkruar Zoti, tė hapet njė faqe e re nė historinė ku shqiptarėt e Maqedonisė duhet tė jetojnė dhe tė punojnė me dinjitet tė pacėnuar nga ata qė janė shumicė, pesėdhjetė vjet e mė tepėr me strukturė mentale qė gjithnjė u ka thėnė se tė tjerėt duhet tė jenė nė vendin e dytė pėr tė dėgjuar pronarin e paqenė.

Ēfarė ndodhi nė Luboten?

Rezervistėt paramilitarė nė emėr tė MPB sė dhe ARM-sė herėt nė mėngjes sulmuan fshatin Luboten me pretekst se ata janė fajtorė, sipas tyre, pėr shpėrthimin e njė mine ku ranė tė vdekur tetė ushtarė tė ARM-sė. Meqė ky shpėrthim ndodhi nė afėrsi tė fshatit Luboten dhe Lubancė (i banuar me maqedonas) vetėm dy ditė mė vonė me skenar tė pėrgatitur sigurisht te luftėtarėt verbal maqedonas, paramilitarėt, shumica nga fshatrat pėrreth, u hodhėn si hordhi nė fshatin Luboten pėr tė vrarė e djegur gjithēka qė ėshtė shqiptare.

Pėr kėtė, si deputet, mėsova herėt nė mėngjes nga lajmi telefonik qė mė dha Hysni Murseli nga trupi i krizės nė fshat dhe mė vonė nga shumė qytetarė qė kishin parė skena trishtuese gjatė tėrė ditės nė sinorin e Lubotenit. Paramilitarėt maqedonas me logjistikė tė fortė tė forcave ushtarako-policore maqedonase, tė trimėruar pėr krime nga ideologėt e tyre, me pretekst tė hakmarrjes kishin filluar nė hyrje tė fshatit tė djegin, tė vrasin duke i ftuar bashkėfshatarėt dhe fqinjėt e tyre shqiptarė me O ju, dilni nga shtėpitė tuaja tju vrasim e tju djegim shtėpitė! Fshatarėt e pambrojtur duke u munduar tė ikin nga mė e keqja, plumbat e fqinjėve rezervistė i vranė, i plagosėn dhe i rrahėn si tė mos i kishin njohur asnjėherė. Kėshtu, si tė tėrbuar vranė 9 civilė shqiptarė, plagosėn shumė tė tjerė, dogjėn 22 shtėpi nė flakė.

Me tė marrė kėtė lajm qė paralajmėroi tragjedi, unė bashkė me kolegėt e mi:deputetin Rizvan Sulejmani, ministrat Qemal Musliu dhe Ixhet Memeti, secili me mundėsitė e veta, shpejt njoftuam kompetentėt e brendshėm dhe ata tė huaj tė ndėrmerret diē pėr tė shpėtuar atė qė mundet. U njoftua ministri i Mbrojtjes, kryetari i Kėshillit pėr menaxhim tė krizės, Ambasada e SHBA-ve, pėrfaqėsuesi civil i NATO-s, Hans Jorg Ajf, OSBE-ja, Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar(KKN) e tė tjerė. Nga kėto intervenime pak mė vonė kur ishte afruar ushtria e rregullt, kuptova nga njė burim i informimit se paramilitarėt paskan thėnė Ju erdhėt, por ne kemi mbaruar punėn tonė... - eprori i tyre, po e pėrsėris, u pa nė ekranet televizive.

Sa kalonte koha, golgota e lubotenasve vazhdonte, luteshin tiu mundėsohet qė me ndihmėn e OSBE-sė dhe Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar tė dalin nga fshati. OSBE-ja dhe KKN bėnė pėrpjekje tė hyjnė nė fshat, por sa u afruan, edhe ata u bėnė target i paramilitarėve maqedonas.

Dikur vonė mė se dy mijė fshatarė tė Lubotenit kanė ardhur disi deri te postblloku i parė policor, qė mė vonė tė vijnė nė Stadiumin e Ēairit dhe prej aty tė vendosen nė shtėpitė e familjeve dhe bashkėkombasve tė tyre nė Shkup. Kjo nuk ėshtė mundėsuar nga paramilitarėt maqedonas, pėrkundrazi nė pritje tre deri nė katėr orė janė maltretuar dhe janė marrė mė se 100 fshatarė dhe janė dėrguar nė stacione policore ku janė rrahur deri nė alivanosje dhe tė nesėrmen janė hudhur nga makinat policore nė hyrje tė fshatit. Tė tjerėt janė kthyer nė Luboten pėr tė kaluar edhe njė natė plot trishtim. Nė kohėn kur po e shkruaj kėtė tekst,26 fshatarė tė Lubotenit janė dėrguar nė hetuesi, ndėrsa tė tjerėt janė liruar me shumė lėndime trupore.

Ditėn e tretė, pas shumė intervenimeve,do tė depėrtojė OSBE-ja dhe KKN dhe disa gazetarė tė huaj. Kėtu po bėj njė digresion-njė gazetare e Washington Post-it qė kishte biseduar me mua, kishte depėrtuar nė Luboten,u paraqit nė celularin tim dhe mė tha :Kam parė gjendje trishtuese nė kėtė fshat, skam ēfarė tė bėj tjetėr, por bota do tė kuptojė pėr kėtė qė ka ndodhur kėtu.... Ia ktheva duke i thėnė se bota me tė vėrtetė do ta kuptojė tradegjinė e Lubotenit, por jo edhe opinioni maqedonas, pėr fat tė keq, se mediumet e tyre kanė detyrė tjetėr, tradegjisė shqiptare ti thonė terrorizėm.

Tė pėrmbyll kėtė tekst me satisfaksion se deshi apo jo dikush, shqiptarėt edhe nga tradegjia e Lubotenit, edhe nga Marrėveshja-kornizė e nėnshkruar, dalin fitues moral, politik, ushtarak dhe diplomatik. Luboten, ngushėllime!

(Autori ėshtė deputet i PPD-sė

Marė nga revista "Lobi" Misioni

Ali Ahmeti: Shqipėria ta respektojė Kushtetutėn e saj, Kosova ta vė dorėn nė zemėr e tė gjykojė drejt



Intervistė e Z. Ali Ahmeti dhėnė Ksovapressit - Lideri politik i luftėtarėve shqiptarė nė Maqedoni ėshtė i mendimit se ka evoluuar pozitivisht qėndrimi i bashkėsisė ndėrkombėtare nė raport me luftėn dhe kėrkesat e kryengritėsve shqiptarė nė IRJ tė Maqedonisė.
Pėr Ali Ahmetin, drejtor politik i ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare, "kėrkesat e UĒK-sė nuk janė aspak nė kundėrshtim me konventat ndėrkombėtare".
Qė nė start, bashkėsia ndėrkombėtare, veēanėrisht NATO dhe SHBA, kanė dalė hapur dhe prerė kundėr luftės nė IRJ tė Maqedonisė, duke adresuar kritika me tone tė ashpra kundėr "ekstremistėve shqiptarė" dhe UĒK-sė. Si do t'i komentonit ju kėto? Ishte kjo pyetja e parė nė bisedėn qė e zhvilluam z. Ahmeti, nė tė cilėn ai u pėrgjigj: ''ėshtė e vėrtetė se ato kanė dalė haptas kundėr pėrdorimit tė forcės, por pėrdorimi i forcės nga ana e jonė ka qenė i imponuar. Ju e shihni se nė ushtrinė maqedone nuk ka shqiptarė qė luftojnė edhe pse struktura e rekrutėve tė ushtrisė maqedone ėshtė 40 pėr qind nė pėrbėrje me shqiptarė, tė cilėve tani ua ka marrė armėt dhe i mban nė izolim nėrpėr kazerma. Nga ana tjetėr NATO krejt haptas po e drejton shtetin sllavomaqedon drejt zgjidhjes sė statusit tė shqiptarėve nė Maqedoni, duke filluar nga ndryshimi i Kushtetutės. Kėrkesat tona nuk janė nė kundėrshtim me Konventat ndėrkombėtare".
Drejtuesi i frerėve politikė tė luftėtarėve tė lirisė nė pjesėn perėndimore tė IRJ tė Maqedonisė, pėr asnjė moment nuk ėshtė skeptik nė luftėn e nisur. Derisa shefat e qeverisė sė Shkupit, pritej ta nėnshkruanin nė Luksemburg, tė hėnėn, aktin e asociimit tė Maqedonisė nė Bashkėsinė Evropiane, ai duke qenė i sigurt nė parakushtin - e qetėsisė dhe stabilitetit - qė duhet ta plotėsojė kjo republikė pėr tė qenė anėtare e BE-sė, saktėson se qeveria e Shkupit ėshtė pėrpjekur tė krijojė pėrshtypjen se i ka shkatėrruar njėsitė e kryengritėsve shqiptarė nė Maqedoni. Mirėpo, sipas tij, UĒK akoma ėshtė e fortė dhe nuk do tė tėrhiqet pa u realizuar kėrkesat e parashtruara.
Ushtria Ēlirimtare Kombėtare funksionon ashtu si duhet edhe pas njė muaji ofensivash tė ushtrisė maqedone.
"Me ofensivėn e marsit, duke i pėrdorė tė gjitha forcat ushtarake dhe policore, tė pajisura me tanke, autoblinda dhe helikopterė, nuk arriti t'i shkatėrrojė forcat e UĒK-sė, tė cilat janė tė ripozicionuara dhe janė tė gatshme pėr veprim", ka thėnė gjatė bisedės Ali Ahmeti, shef politik i kryengritėsve kėmbėngulės, tė cilėt janė fortifikuar nė veriperėndim tė Maqedonisė.
Por, cilat kanė qenė tendencat e qeverisė maqedonase pėr tė krijuar njė pėrshtypje tė tillė nė opinion? Shkupi zyrtar duket se duke tentuar shkatėrrimin e faktorit UĒK ka pasur pėr qėllim rifaktorizimin e subjektit politik shqiptar nė Maqedoni si palė tė vetme pėr bisedime.
Ali Ahmeti ėshtė i bindur se "shteti maqedonas po bėn pėrpjekje ta paraqes njė situatė usharake tė atillė, e cila do tė linte pėrshtypjen se UĒK ėshtė shkatėrruar, dhe se duhet tė fillojnė negociatat me partitė politike shqiptare qė funksionojnė nė kuadėr tė institucioneve, pėr ta zgjidhur ēėshtjen e konfliktit nė Maqedoni nė kuadėr tė institucioneve ekzistuese shtetėrore e politike".
Shefi politik i UĒK-sė, duke i mohuar deklaratat e Maqedonisė zyrtare se "ėshtė shkatėrruar UĒK-ja", flet vetėm pėr faktin se ajo e ka ndėrruar taktikėn e luftės.
Ditė mė parė ėshtė deklaruar se UĒK do ta ndėrrojė taktikėn e luftės, nga ajo frontale nė atė guerile. A do tė thotė kjo qė konsideroni se ėshtė gabuar qė nė fillim me nisjen e luftės nė formė frontale? Nė kėtė pyetje z. Ahmeti pėrgjigjet me elokuencė: "Ne luftėn ua pėrshtasim nevojave dhe kushteve ekzistuse. Gjithmonė do tė veprojmė duke e patur parasysh mėnyrėn e veprimit tė forcave tė kundėrshtarit dhe mundėsitė tona".

Optimist nė pėrkrahjen qė UĒK e gėzon nė politikėn shqiptare nė Tiranė, Shkup e Prishtinė

Numri njė i politikės sė UĒK-sė ėshtė optimist nė pėrkrahjen qė ajo e gėzon te faktori politik nė Tiranė, Shkup e Prishtinė.
"Me atė qė ata thonė qė kėrkesat tona janė tė pranushme, mendojmė se nė njė mėnyrė edhe na mbėshtesin", thotė Ali Ahmeti.
"Unė jam i gatshėm tė takohem me tė gjithė shqiptarėt tė cilėt mund ta japin kontributin e tyre nė zgjidhjen e ēėshtjes sonė. Nė rastin konkret po tė isha takuar, nuk kam arsye qė ta mbajė tė shefur atė". Kjo ėshtė pėrgjigja qė Ali Ahmeti e ka dhėnė nė pyetjen drejtuar atij rreth informacioneve nė media se ai ėshtė takuar me liderin e PDSH, Arbėr Xhaferin.
Duke folur rreth raporteve qė ka Drejtoria Politike e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare me tri partitė politike shqiptare nė IRJ tė Maqedonisė - PDSH, PPD dhe PDK, z. Ahmeti bėn tė ditur se po bėn pėrpjekje pėr pėrmoirėsimin e kėtyre raporteve brenda klimės politike nė Maqedoni. "Ne po pėrpiqemi ta bėjmė konsolidimin e marrėdhėnieve nė situatėn aktuale me tė gjitha subjektet qė janė tė gatshme t'i kontribuojnė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni", thotė ai.
Drejtori politik i UĒK-sė njihet dhe ka pasur kontakte personale me kryeministrin aktual shqiptar. Mirėpo ato kanė datuar mė herėt. "Me Ilir Metėn njihem personalisht. Jam takuar nė kohėn kur jam marrė me veprimtari politike. Tani jo", saktėson Ali Ahmeti.
Ē'porosi do tė kishit pėr politikėn shqiptare tė Tiranės, Shkupit e Prishtinės nė relacion me luftėn e shqiptarėve nė Maqedoni? Nė kėtė pyetje, duke lėnė tė nėnkuptohet se Kushtetuta e Shqipėrisė nė nenin 8 tė saj thotė se shteti shqiptar ėshtė i detyruar tė pėrkujdeset pėr tė gjithė shqiptarėt jashtė kufijve tė Shqipėrisė, shefi politik i UĒK-sė pėrgjigjet: "Partitė politike nė Shqipėri ta respektojnė Kushtetutėn e shtetit shqiptar, kurse politikanėt e Kosovės duke e vėnė dorėn nė zemėr".

"Qėllimi pėrfundimtar ėshtė liria dhe barazia e shqiptarėve nė Maqedoni"

Kėrēovari tė cilit njė agjenci e huaj i ka atribuuar tė ketė thėnė nė njė bisedė telefonike me tė vėllain e tij, pas shpėrthimit tė luftės, se "mori fund edhe Maqedonia", e mohon kėtė. "Nuk kam thėnė ashtu. Kam thanė vetėm se do tė merr fund gjendja e keqe e shqiptarėve nė Maqedoni", shprehet Ahmeti.
Pėr tė mos siguruar se ndryshimi i Kushtetutės sė Maqedonisė, ku shqiptarėt do tė ishin tė barabartė me maqedonėt apo do t'u njihej atyre statusi i popullit shtetformues, ėshtė kėrkesa maksimale politike e UĒK-sė, drejtori politik i saj thotė vetėm kaq: "Kėto janė kėrkesa tė drejta dhe tė arsyshme".
Pėr Ali Ahmetin nuk janė tė qėndrueshme akuzat se UĒK e ka filluar luftėn nė Maqedoni pėr ndryshimin e hartave etnike dhe kufijve nė Ballkan apo pėr bashkimin e Maqedonisė Perėndimore me Kosovėn. "Kjo ėshtė tendencė pėr ta diskredituar luftėn e tonė tė drejtė", thotė ai.
Lėvizja Popullore e Kosovės ka qenė partia apo grupimi politik nė tė cilin ka vepruar shefi aktual politik i UĒK-sė deri me fillimin e luftės nė Maqedoni. Sot ai nuk e mohon tė ketė qenė dikur anėtar i kėsaj lėvizjeje, duke thėnė "ėshtė e vėrtetė se unė kamė qenė anėtar i LPK-sė, ndėrkaq, siē e dini, tani jam nė njė detyrė tė re", thotė ai.
Disa komandantė apo pjesėtarė tė UĒK-sė e kanė kontestuar pėrfaqėsimin politik tė UĒK-sė nga Ali Ahmeti. Sė paku kėshtu ėshtė bėrė e ditur me disa komunikata dhe deklarata fragmentare tė botuara nė njė pjesė tė mediave nė Kosovė. Pėr kėtė, me njė tė lėkundur tė kokės, Ahmeti, jep vetėm njė komentim tė shkurtėr: "Kjo ėshtė pjesė e luftės speciale qė e bėjnė shėrbimet informative".
UĒK ėshtė e pėrgatitur dhe e fuqishme pėr t'i bėrė ballė luftės deri nė realizimin pėrfundimtar tė qėllimeve tė saj dhe ajo i ka tė qarta qėllimet pėrfundimtare. Kėtė e pohon shefi politik i saj duke thėnė se "pėr kėtė flet shumė veprimaria e deritashme".
"Qėllimi pėrfundimtar ėshtė liria dhe barazia e shqiptarėve nė Maqedoni", thotė Ali Ahmeti, duke shtuar se me luftėn dhe pėrpjekjet e UĒK-sė "do tė realizohet demokratizimi i plotė i Maqedonisė, ku nuk do tė ketė mė qytetarė tė rangut tė parė dhe tė dytė".
"Pėr ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tė Maqedonisė ne jemi tė interesuar", ėshtė fjala e fundit e Ali Ahmetit, drejtor politik i UĒK-sė, nė bisedėn ekskluzive qė e zhvilluam me tė.

Ramadani: UĒK nuk ēarmatoset nėse komuniteti ndėrkombėtar nuk e garanton marrėveshjen

LUKSEMBURG, 25 qershor (KOSOVAPRESS)

UĒK nuk pranon tė ēarmatoset nėse komuniteti ndėrkombėtar nuk bėhet garant i njė marrėveshje pėrfundimtare lidhur me problemin e shqiptarėve nė Maqedoni, ka thėnė sot, njė nga pėrfaqėsuesit e UĒK.

"Ne nuk do tė pranojmė ta ēarmatosim UĒK pėr sa kohė qė nuk do tė arrijmė njė marrėveshje pėrfundimtare tė garantuar nga komuniteti ndėrkombėtar", - deklaroi pėrpara medias nė Luksemburg, ndihmėspėrfaqėsuesi politik i UĒK pėr Evropėn Perėndimore, Florin Ramadani, i cituar nga AFP.

Pėrfaqėsuesi politik kėrkoi dislokimin e NATO nė gjithė vendin, pėr tė kontribuar nė gjetjen e njė zgjidhjeje themelore.

"Ne jemi gati tė pranojmė gjithēka qė propozohet dhe garantohet nga NATO, KFOR dhe Bashkimi Evropian", tha ai.

Florin Ramadani, nė njė deklaratė pėr media pėrsėriti kėrkesat e shqiptarėve tė Maqedonisė, tė cilėt kėrkojnė tė drejta tė barabarta, tė garantuara nga Kushtetuta e vendit dhe qė gjuha shqipe ta fitojė statusin e gjuhės zyrtare.

"Ne e duam NATO nė gjithė territorin e Maqedonisė, por jo qė tė krijojė zona, qė ti ndajnė tė dy komunitetet. Haraēina - ka thėnė ai, i cituar nga i njėjti burim - ėshtė vetėm njėri nga problemet, sidoqoftė, ne kemi arritur njė akord me NATO dhe BE, qė trupat e Aleancės tė marrin kontrollin e fshatit, por autoritetet maqedonase nuk e pranojnė".

Ramadani ka insistuar mbi faktin se UĒK do ta respektojė integritetin territorial tė vendit dhe ka prezantuar planin e tij pėr t'i dhėnė fund krizės dhe ka kėrkuar, disa herė, ndėrprerjen e luftimeve, por ekzekutivi i Shkupit - ka thėnė ai - ka preferuar tė pėrdorė modelin e Millosheviqit.

Pasi i ka bėrė, edhe njė herė, thirrje Qeverisė qė ta braktisė pėrdorimin e forcės, Ramadani ka shtuar se nėse linja e autoriteteve maqedonase nuk ndryshon "UĒK ėshtė gati tė vazhdojė tė luftojė

Qemal Musliu: Bisedimet i ndėrpremė, nėse vazhdon kjo gjendje dalim nga Qeveria

SHKUP, 22 qershor (KOSOVAPRESS)

Kryesia Qendrore e PPD, pas sulmit tė forcave maqedonase, sot, mbi Haraēinėn, ka mbajtur njė mbledhje bashkė me Grupin e deputetėve dhe me ministrat e saj, nė tė cilėn ka marrė qėndrim qė ti ndėrprejė bisedimet te Trajkovski, qė ėshtė dashtė tė vazhdojnė, sot, nė orėn 16:00, por edhe tė dalė nga qeveria, ku participon, nėse vazhdon edhe mėtutje kjo gjendje.



Me kėtė qėndrim tė tyre, pėrfaqėsuesit e PPD, sot, kanė njoftuar edhe ambasadorėt e SHBA dhe tė Britanisė sė Madhe, Ajnik e Dikinson.



Pas kėsaj mbledhjeje tė PPD dhe pas takimit tė pėrfaqėsuesve tė saj me ambasadorėt e lartėpėrmendur, pėr Kosovapress, Qemal Musliu, nėnkryetar i Qeverisė dhe njėkohėsisht edhe nėnkryetar i PPD, shprehet:

Kosovapress: Cila ėshtė gjendja momentale nė zonat e luftimeve?

Q. Musliu: Gjendja momentale nė rajonet e luftimeve, ėshtė e tendosur dhe e rėndė, veēmas pas vendimit qė forcat ushtarake dhe policore tė sulmojnė fshatin e Haraēinės, i cili po sulmohet me gjithė arsenalin ekzistues. Sulmet kanė
filluar prej orės 04:00 tė mėngjesit dhe kanė vazhduar me intensitetin mė tė madh deri kah ora 08:00, pastaj janė bėrė disa pushime, por ato po vazhdojnė edhe nė kėtė momente dhe granatimet e forcave maqedonase kanė shkaktuar dėme tė mėdha, kanė rrėnuar shtėpi e objekte tė tjera. Nė fshat,
sipas informacioneve, qė i kemi, ka edhe popullatė civile, aty ka dėme edhe nė njerėz, tė vrarė dhe tė plagosur.

Kosovapress: Sot ėshtė dashtė tė vazhdojnė bisedimet e liderėve te Trajkovski

Q.Musliu: Duhej tė vazhdonin kėto bisedime te presidenti Trajkovski, por pas sulmeve mbi fshatin Haraēinė, Kryesia Qendrore e PPD mbajti njė mbledhje me Grupin e deputetėve dhe ministra, ku u dhanė informacione tė hollėsishme pėr gjendjen nė zonat e luftimeve, pas njė debati analitik, u vlerėsua se nuk ka kushte qė tė vazhdojnė bisedat te presidenti Trajkovski, pėr arsye se edhe deri mė tani ato nuk ishin tė frytshme, pasi ai edhe pse paraqitej si mediator, ia mban krahun politikės maqedonase, respektivisht ngul kėmbė se kėrkesat e palės shqiptare janė maksimale.



Nė mbledhje, unanimisht, u mor qėndrimi se po qe se vazhdohet edhe njė aktivitet ushtarak, ne nuk kemi arsye qė tė marrim pjesė edhe mė tutje nė kėtė qeveri, por pasi paraprakisht kemi marrė njė qėndrim qė para se tė ndėrtojmė qėndrimin tonė rreth kėsaj ēėshtjeje, ta njoftojmė edhe faktorin ndėrkombėtar, pas mbledhjes njė grup deputetėsh dhe unė patėm takim me ambasadorėt, Dikinson dhe Ajnik.

Kosovapress: Ēfarė ishin rezultatet e kėtij takimi?



Q. Musliu: Edhe ata ishin tė befasuar me kėtė veprim tė palės maqedonase nė Haraēinė, ndėrsa befasia mė e madhe ishte se mbrėmė kėtu qėndroi edhe Solana dhe presidenti Trajkovski, i kishte premtuar atij, se do t'i shmanget aktiviteteve ushtarake-policore dhe se do t'i japė shans dialogut.



Vetėm katėr-pesė orė mė vonė, nga largimi i Solanės nga Shkupi, ndodhi ofensiva mbi Haraēinėn.
Nga amabsadorėt Ajnik dhe Dikinson u informuam, me kėtė rast, se edhe Solana ishte deprimuar dhe pėrmes njė telefonate presidentit Trajkovski i kishte thėnė se kjo nuk ėshtė e drejtė dhe korrekte nga ana e tij, pas fjalės qė i kishte dhėnė.



Njėsoj kishin vepruar edhe Robertson dhe sekretari amerikan i Shtetit, Pauell, tė cilėt gjithashtu kishin shprehur indinjatėn e tyre pėr njė aktivitet tė kėtillė, qė nuk i kontribuan vendosjes sė paqes nė Maqedoni dhe cenon bisedat dhe dialogun
shqiptaro-maqedonas.

Ajnik dhe Dikinson kėrkuan nga ne qė tė mos e aktivizojmė menjėherė kėtė qėndrim tonin, pasi sė shpejti, mė 25 qershor, duhet tė udhėtojė njė delegacion shtetėror nė Luksemburg dhe t'ua paraqesin atje ministrave tė Jashtėm rezultatet e dialogut qė ėshtė dashtė tė zhvillohet nė Maqedoni ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve dhe tė maqedonasve.



Ata, gjithashtu na thanė se pas dy ditėsh do tė vijnė ditė mė tė mira, pasi tė martėn duhet tė vijė nė Shkup eksperti pėr tė drejtėn kushtetuese, z. Badinter, ndėrsa tė hėnėn BE dhe strukturat e tjera evropiane do tė emėrojnė njė person nė vend
tė Solanės, i cili do tė jetė kėtu nė aktivitet tė pėrhershėm nė Shkup.



Kjo ėshtė shpresė se me praninė e tyre do tė ndodhė diē mė e mirė, do tė ndalen operacionet ushtarake dhe policore, ndėrsa do t'i jepet shans dialogut me ndėrmjetėsim tė faktorit ndėrkombėtar.

Kosovapress: A jeni optimist pėr kėtė, keni shpresa?

Q.Musliu: Nė politikė, gjithmonė ekziston shpresa dhe optimizmi. Shpresojmė se do tė ndodhė kjo, nuk duhet humbur shpresat. Mirėpo, kur kemi parasysh udhėheqjen e RM, posaēėrisht dhe ministrin e Punėve tė Brendshme, ndoshta ata do tė tentojnė ta cungojnė gjithė kėtė aktivitet nė tė mirė tė Maqedonisė, megjithatė pasi nga e hėna e tutje, nė Maqedoni do tė ketė mediatorė ndėrkombėtarė, shpresat janė tė mėdha se do tė arrihet qėllimi.

Kosovapress: Nėse e gjithė kjo nuk ndodhė, megjithatė, a do ta merrni ju edhe mė tutje bashkėfajėsinė pėr gjithė kėtė qė po ndodhė me shqiptarėt nė Maqedoni ?



Q.Musliu: Neve na ėshtė premtuar nga ambasadorėt Ajnik e Dikinson, se tė hėnėn do tė emėrohet pėrfaqėsuesi i BE pėr Maqedoninė, qė do tė jetė nė Shkup, ndėrsa tė martėn do tė vijė ekipi i ekspertėve pėr Kushtetutėn.
Ne nė Qeveri u inkuadruam pėr arsye se kėtė e kėrkoi faktori dhe bashkėsia ndėrkombėtare, pėr arsye se patėm premtime tė mėdha se me hyrjen nė koalicionin e gjerė do tė ndikojmė pozitivisht qė kriza tė evitohet dhe qė tė kthehet paqja. Ėshtė evidente se kjo nuk u arrit. Mu pėr kėtė, ėshtė marrė sot dhe ky qėndrim i fundit nė Kryesinė Qendrore, bashkė me deputetėt dhe ministrat, se po qe se vazhdon tė ndodhė kėshtu, siē po ndodhė, ne do tė dalim prej kėsaj qeverie./intervistoi b.sadiku/




EDITORILAI I z. ALI AHMETI

Duke pasur parasyshė se shqiptarėt nė Ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė qė para luftės sė Dytė Botėrore dhe pas sajė, e sidomos qė nga viti 1992 me shpėrbėrjen e Jugosllavisė dhe ndėrtimin e shtetit "demokratik", nė mėnyrė permanente i kanė kėrkuar tė drejtat e tyre nėpėrmjet partive politike dhe nė mėnyrė konstruktive kanė marrė pjesė nė ndėrtimin e institucioneve tė pushtetit sllavomaqedonas, por gjithmonė kanė qenė tė mashtruar dhe kanė ngelur si popull i dorės sė dytė.
Kėrkesave tė shqiptarėve tė parashtruara nė rrugė institucionale, aparati shtetėror u ėshtė pėrgjigjur me mbivotim nė Parlament dhe me pėrdorimin e dhunės ndaj demonstrimeve tė qeta dhe demokratike duke vrarė, plagosur, lėnduar dhe burgosur shqiptarėt si nė Gostivar, Kėrēovė, Strugė, Shkup, Tetovė, Kumanovė etj.
Ne, populli shqiptar nė Maqedoni besojmė nė demokraci, edhe pse po sprovonim kėtė diskriminim dhe segregacion tė institucionalizuar. Populli ynė kėrkoi qė tė pėrdorte tė gjitha metodat e mundshme e legjitime demokratike nė mėnyrė qė tė krijonte presion tė arėsyeshėm mbi kėto elita, nė mėnyrė qė ato tė ndryshonin kėtė orientim dhe kėto pozicione etnike qė i mbanin me shumė kryeneēėsi dhe nė mėnyrė qė Maqedonia tė bėhej shteti i tė gjithė qytetarėve tė saj. Ne besonim se Europa moderne e pas-Luftės sė Ftohtė nuk do tė lejonte dhe nuk do tė legjitimonte njė model tė Afrikės sė Jugut qė tė zinte rrėnjė nė mesin e saj.
Akumulimi i revoltės si rezulltat i padrejtėsive ndaj popullatės shqiptare nė ish Republikėn Jugosllave tė Maqedonisė, sollėn deri te lindja e Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare.
Ushtria Ēlirimtare Kombėtare funksionon si organizatė ushtarake qė ka uniformėn e vet, shejat e identitetit, respekton Konventėn e Gjenevės, gjyqin e Hagės si organ legjitim pėr krime lufte.
UĒK-ja ėshtė pėrpjekur qė me maturi tė fus nė veprim pėrdorimin e forcės edhe kėte gjithmonė nė vetėmbrojtje, me qėllim tė krijimit tė hapsirės sa mė tė volitshme pėr njė dialog tė mirfilltė.
Forcat qeveritare tė Maqedonisė nė mėnyrė tė pandėrprer dhe tė pa kontrolluar po granatojnė fshatra shqiptare, duke vrarė: pesė fėmijė (02-16 vjeē), gjashtėmbėdhjetė gra dhe pleqė, duke plagosur 21 fėmijė dhe pesėdhjetė e tre persona prej tė cilve njė pjesė e madhe kane tė humbur gjymtyrė si pasoj e granatimeve, si dhe duke rrėnuar pasurritė dhe ekonominė e tyre nė mėse njėmbėdhjetė fshatra tėrėsisht tė rrėnuara dhe pjesėrisht tė rrėnuara nėntė fshatra nė komunėn e Kumanovės, njė nė kumunėn e Shkupit, pesė nė rrethinėn e Tetovės si dhe njė lagje tė kėtij qyteti.
Nė asnjė moment shqiptarėt nė Maqedoni nuk kanė kėrkuar zgjidhjen e problemeve nė rishikim tė kufinjve ose nė prishjen e Maqedonisė. Ne kemi qėnė pėr ruajtjen e Maqedonisė si njėsi, ne kemi qėnė tė pėrkushtuar pėr ruajtjen e integritetit territorial dhe tė sovranitetit tė Maqedonisė, gjithmonė kemi shprehur gadishmėri pėr dialog. Gjithēka qė ne kėrkojmė ka qėnė qė Maqedonia tė jetė edhe shteti jonė, jo vetėm shtet i njė grupi tjetėr etnik, jo njė shtet i cili na shtyp ne nė emėr tė atij grupi etnik. E gjithė ēka ne kėrkojmė ėshtė qė Maqedonia tė bėhet njė shtet modern i bazuar nė qytetarimin e jo nė pėrkatėsinė etnike, e cila manipulohet nga njė elitė e vogėl sunduese si sot.
Nė kėtė fushatė dashakeqe propagandistike, UĒK po portretizohet si ndėrhyrės nga jashtė dhe shkaktues turbullirash, si njerėz tė cilėt kėrkojnė destabilizimin e Europės dhe si pjestarė tė njė konspiracioni mijėvjeēar kundėr Ortodoksisė Sllave. E vėrteta e thjeshtė dhe e mirėfilltė ėshtė se ne nuk jemi armiq tė askujt, ne nuk kemi prishur asnjė objekt fetar, as njė shtėpi tė pėrkatėsisė sllave, skemi keqtrajtuar dhe rėmbyer asnjė civil, madje robėrit e luftės(ushtarėt) i kemi trajtuar nė bazė tė ligjeve ndėrkombėtare dhe kemi shprehur vullnetin e mirė qė tė lirojmė robėr pėrmes OSBE-sė pa kurėfar kushte, nė njė kohė kur qindra shqiptarė gjinden tė kidnapuar dhe familjet e tyre n uk dinė asgjė pėr ta. Ne nuk dėshirojmė asgjė mė shumė se sa ti shohim familjet tona tė jetojnė nė paqe dhe nė begati e pa u konsideruar si skllevėr modern tė njė shteti etnik si Maqedonia. Ne po luftojmė sepse tė gjitha rrugėt paqėsore pėr tė shmangur segregimin, aparteidin, diskriminimin, dhe shtypjen janė provuar tė pafrytėshme. Ne po luftojmė sepse asnjė mėnyrė tjetėr pėr t u zgjedhur problemet nuk na ėshtė lėnė hapur, kėshtu qė ne tė mund tė shpresojmė sė sė paku, do tė kemi shpresė qė tė fitojmė drejtėsi pėr familjet tona, pėr tė afėrmit tanė dhe pėr popullin tonė.

Ne kėrkojmė qė tė gjithė shqiptarėt nė IRJM tė kenė tė drejtėn qė tė jenė qytetarė tė Maqedonisė, pėrfshirė kėtu edhe emigrantėt ekonomikė dhe tė dėbuarit politikė. Tė gjithė shqiptarėt qė u detyruan tė emigrojnė me dhunė ose u dėbuan forcėrisht nga Maqedonia duhet tė lejohen tė kthehen. Ne kėrkojm njė regjistrim tė plotė tė popullsisė i ndėrmjetsuar nga njė institucion ndėrkombėtar i paanshėm.
Pėrsėri kėto masa janė paraprake dhe synojnė pėr krijimin e kushteve tė nevojshme pėr tė ndėrtuar njė shtet tė vėrtetė demokratik tė bazuar nė njė konceptim modern tė qytetėruar. Tė hiqet diskriminimi nė jetėn civile dhe ushtarake, i gjithė trupi ligjor, dhe nė veēanti Kushtetuta e Maqedonisė duhet tė ndryshohet pėr tė reflektuar realitetin e ri dhe pėr kėtė duhet tė bėhet njė dokument i cili do tė garantojė tė drejtat e tė gjithė qytetarėve. Kėshtu Maqedonia nuk do tė mbesė si pronė etnike e njė grupi tė vetėm etnik; ajo duhet tė bėhet shteti I dy popujve. Pėr ne ėshtė e pa rėndėsishme se si quhet ajo, maqedono-shqiptare apo Shqiptaro-Maqedone. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme ėshtė qė Maqedonia nuk mund tė vazhdojė tė jetė njė pronė etnike nė tė cilėn shqiptarėt jetojnė nė segregacion vetėm pėr shkak se janė tė tillė (shqiptarė). Ne kėrkojmė qė Kushtetuta tė ndryshohet, kėshtu qė sė bashku me gjuhėn maqedone edhe gjuha shqipe tė bėhet gjuha tjetėr zyrtare. Gjithashtu ne kėrkojmė qė secili komunitet tė jetė i lirė qė t'i pėrdorė simbolet e veta kombėtare.
Dėshėroj tė informojmė pėr kėrkesat tona modeste, si dhe pėr qartėsinė e thellė dhe vlerėsimin e duhur qė ne kemi treguar dhe vazhdojmė tė tregojmė pėr vazhdimėsinė dhe pėr stabilitetin e Maqedonisė. Ajo ēka ne po kėrkojmė nuk ėshtė as shkėputje as luftė etnike. Ne kemi mėsuar nga shembulli i Zvicrės, kemi mėsuar nga shembulli i Belgjikės, sa pėr tė pėrmendur dy shembuj tė suksesshėm tė bashkėjetesės paqėsore etnike nė Europėn Perėndimore, andaj ne kėrkojmė:

Tė bėhet ndėrrimi i kushtetutės sė IRJM-sė
Pėrfaqėsimi pėrpjestimor nė institucionet e shtetit;
Vendosja e demokracisė konsesuale me qėshtjen qė kanė tė bėjnė me tė drejtat kombėtare, dmth kufizimi i procesit tė mbivotimit nė fushat qė kanė tė bėjnė drejtėpėrsėdrejti me tė drejtat etnike;
Tė zhvillohen bisedime ndėrmjet palėve nė konflikt me ndėrmjetėsim ndėrkombėtarė;
Tu njihet shtetėsia e tė gjithė shqiptarėve qė jetojnė nė IRJM;
Tė riatdhesohen tė gjithė shqiptarėt e shpėrngulur me dhunė nga IRJM;
Tė bėhet regjistrimi i popullsisė nga njė institucion ndėrkombėtar i paanshėm;
Rehabilitimin dhe socializimin e plotė tė tė gjithė pjesėtarėve tė UĒK -sė;
Rindėrtimin e fshatrave dhe ekonomive familjare tė shkatėruara gjatė luftimeve si dhe pėrkujdesjen e ndaj viktimave tė luftės (invalidėve tė luftės, familjeve tė tė vrarėve, bunjakėt etj);


Pėrfaqėsuesi Politik i UĒK-sė
Ali Ahmeti

Deklarata e liderėve shqiptarė tė Maqedonisė lidhur me procesin paqėsor e reformues nė Republikėn e Maqedonisė


--------------------------------------------------------------------------------

Koncensus pėr rrugėn e daljes nga kriza

Deklaratė pėr procesin paqėsor e reformues nė Republikėn e Maqedonisė e nėnshkruar nga Arben Xhaferi, Ali Ahmeti dhe Ymer Ymeri

Tre liderėt shqiptarė tė Maqedonisė - i Partisė Demokratike Shqiptare, i Prosperitetit Demokratik dhe pėrfaqėsuesi politik i UĒKsė, nėnshkruar tė martėn, diku nė Prizren, njė Deklaratė lidhur me procesin paqėsor e reformues nė Republikėn e Maqedonisė. Tekstin e kėsaj Deklarate po e botojmė nė tėrėsi.
Nė tė thuhet:

"Liderėt shqiptarė tė Maqedonisė, tė vetėdijshėm pėr momentin historik nėpėr tė cilin po kalon Republika e Maqedonisė, dakordohen pėr veprim tė pėrbashkėt mbi pikat e njė koncensusi tė gjerė kombėtar dhe shoqėror, i cili duhet ta reformojė Republikėn e Maqedonisė nė mėnyrė qė tė jetė shtet demokratik i tė gjithė qytetarėve dhe i tė gjithė bashkėsive kombėtare.
Konsensusi i arritur nė mes liderėve shqiptarė mbėshtetet mbi kėto pozicione parimore:

njohjen e faktit se reformat pėr tė cilat angazhohen shqiptarėt kanė qėllim ruajtjen e integritetit dhe karakterit multietnik tė Maqedonisė,
njohen se nuk ka zgjidhje "etnike territoriale" pėr problemet nė Republikėn e Maqedonisė dhe se ēdo pėrpjekje pėr tė "copėtuar etnikisht" territoret u sjell dėm vetė qytetarėve tė Maqedonisė dhe paqes nė rajon;
njohjen se nuk ka zgjidhje ushtarake pėr problemet nė RM;
njohjen se procesi i transformimit tė RM duhet tė shkojė vetėm drejt integrimeve euroatlantike;
njohjen se zgjidhja do tė gjendet brenda njė proēesi vendor politik me lehtėsimin e SHBA-ve dhe BE-sė.
Nė bazė tė kėtyre parimeve, liderėt shqiptarė tė Maqedonisė janė tė vendosur qė tė marrin pjesė nė procesin e dialogut reformist, duke i trajtuar kėto ēėshtje:

amandamentet nė Kushtetutėn e Maqedonisė;
pėrdorimi i papenguar i gjuhės shqipe, si njėrės prej gjuhėve zyrtare tė Maqedonisė;
pėrfaqėsimi pėrpjesėtimor etnik nė institucionet e shtetit;
zgjerimi i kompetencave tė pushtetit komunal;
sekularizimi i plotė i Kushtetutės, d.m.th. shtetit,
vendosja e demokracisė koncensuale nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me tė drejtat kombėtare, d.m.th. kufizimi i procesit tė mbivotimit nė fushat qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me tė drejtat etnike,
e drejta pėr komuikim tė lirė e tė papenguar nė hapėsirėn kulturore shqiptare.
Gjithashtu branda kėtij debati janė masat pėr transformimin e jetės sė anėtarėve tė UĒK-sė nė forma tė ndryshme profesionesh civile, duke pėrfshirė edhe ato brenda institucioneve qeveritare.

Brenda kėtij debati, njė vėmendje e veēantė do tė jetė mbi:

rehabilitimin dhe resocializimin e plotė tė gjithė pjesėtarėve tė UĒK-sė;
rindėrtimin e fshatrave dhe ekonomive familjare tė shkatėrruara gjatė luftimeve si dhe pėrkujdesjen ndaj viktimave tė luftės (individėt e luftės, familjet e tė vrarėve, bonjakėt etj.);
kryerjen e shėrbimit ushtarak nė ARM brenda komunės sė lindjes.
Nė dialog, i cili do tė zhvillohet brenda tryezės sė rrumbullakėt tė liderėve tė koalicionit tė tashėm qeveritar, duke u kryesuar nga kryetari i Republikės e me lehtėsim tė SHBA-ve dhe BE-sė, do tė krijohet forma konsensuale e pejsėmarrjes sė faktorit politik shqiptar", - thuhet nė fund tė Deklaratės, tė nėnshkruar mė 22 mė 2001 nga Arben Xhaferi, kreytar i PDSH-sė, Ali Ahmeti, kryetari i politik i UĒK-sė dhe Ymer Ymeri, kryetar i PPD-sė.