Make your own free website on Tripod.com
M i s i o n i
Dėrvendi

Home

Shkupi Zyrtar
Lajme
Dërvendi
Deklaruan
Opinione
Komente
Analizë Sefer Musliu
Analizë Rufi Osmani
Marveshja Kornizë
Poezi
Sllupçani
Hadithe
Lexo këtë
Linke
Krimi Maqedonas

flamurikarakteristik.gif

NE BOJANE TE SHKUPIT U BE VARRIMI I ARBEN BAJRAMIT

Shkup, 4 Shtator 2001 (CHOM)
Sot pas namazit te drekes ne fshatin Bojane, komuna e Shkupit u be varrimi i Arben Bajramit 24 vjecar. Njerit nga 5 shqiptaret qe u ekzekutuan mizorisht muajin e kaluar ne lagjen Gazi Babe te Shkupit.
Ende nuk jan dorzuar kufomat e tre shqiptarve tjere.

NJĖ SHQIPTAR VDES SI PASOJĖ E TORTURĖS SĖ POLICISĖ MAQEDONE

Shkup, 14 Gusht 2001 (CHOM)
Tė martėn nė spitalin e qytetit, si pasojė e torturės nga policia, vdiq 30 vjeēari Nazmi Aliu nga fshati Bukoviq, njoftojnė autoritetet lokale.
Sipas kryetarit tė komunės sė Sarajit, Imer Selmani Nazmi Aliu pardje sė bashku me Nexhmedin Sejdiun, Ziber Dautin etj., janė arrestuar nė ora 16:00 para spitalit shtetėror nga policia maqedonase.
"Katėr qytetarėt shqiptarė kishin shkuar tė nxjerrin nga spitali njė pacient tė familjes sė tyre qė i ishte nėnshtruar dializės. Ata menjėherė janė dėrguar nė stacionin policor 'Beko' tė Shkupit ku janė rrahur dhe maltretuar fizikisht deri nė ora 2:00 pas mesnate, prej ku mė pas ishin liruar. Nazmiu i ndjerė prej aty drejtėpėrdrejtė ėshtė dėrguar nė spitalin e qytetit. Por, fatkeqėsisht sot paradite ai vdiq, si pasojė e torturave tė shumta fizike qė kanė kryer policėt ndaj tij," tha Selmani.
Lidhur me situatėn e fundit nė komunėn e Sarajit, Selmani tha se sot situata nė gjithė territorin e komunės ka qenė e qetė, ndėrsa parmbrėmė janė dėgjuar disa tė shtėna automatiku nė rrethin e Llaskarcės.
Komuna e Sarajit ėshtė nė pjesėn perėndimore tė Shkupit dhe konsiderohet si paralagje e kryeqytetit.

Shkup 12 Gusht 2001

Burime tė sigurta nga tereni,pėrkatėsisht nė fshatin Bojanė afėr Shkupit bėjnė tė ditur se nė f.Bojanė nuk ka granatime nga ana e forcave qeveritare maqedonase.Pėrkundrazi,sot nė mėngjez mbi fshat ka pasur fluturime tė aeroplanėve luftarak tė cilėt kan fluturuar shumė ulėt mbi fshat qė ka shkaktuar dridhjen e shtėpive tė fshatit.Bėhet e ditur se forcat qeveritare kan provokuar duke gjuajtur fshatin Llaskarcė e cila ėshtė dy km mė poshtė f.Bojanė.Njėkohėsisht burimet tona na thanė se forcat qeveritare sllavomaqedonase janė pozicionuar nė fshatrat pėr rreth siē janė Semenishti,Ēajlana si dhe nė afėrsi tė f.Bojanė nė lokalitetin e quajtur Bėrdet(fushat e f.Bojanė),
por e sigurt ėshtė se fshati Bojanė nuk ėshtė bombarduar.

Luftime te ashpra edhe ne fshatin Bojanė tė Dervenit


--------------------------------------------------------------------------------

Shkup, 12 Gusht 2001

Sipas informatave qė na vijnė nga tereni,sot prej orėve tė hershme tė mėngjesit forca tė mėdha ushtarako-policore shkuan nė drejtim tė grykės sė Dervenit rrespektivisht fshatit Bojanė ku nė kėtė moment janė duke u zhvilluar luftime tė ashpra mes forcave Clirimtare tė UCK-sė dhe hordhive sllavo-maqedonase.Nė kėto sulme po pėrdoren Helikopterė dhe dhjetėra tanke dhe gjuhet pakontroll mbi popullatėn civile. Nė kėtė betejė armikut iu paaftėsua nji helikopter dhe u shkatėrrua nji tanks. Dyshohet se mund tė ketė civilė tė vrarė dhe tė plagosur.(MM)



LUFTIME EDHE NĖ RADUSHĖ

Radushė, 12 Gusht 2001 (CHOM)
Luftime janė zhvilluar nė fshatin Radushė nė afėrsi tė Shkupit. Burime zyrtare maqedonase thonė se ėshtė goditur edhe nga brenda territorit tė Kosovės. Zėdhėnėsi i qeverisė, Antonio Milloshovski, akuzoi Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, se kanė ndėrmarrė inkursione tė armatosura nė territorin e Maqedonisė. Njė zėdhėnės i NATO-s tha se nuk ka prova qė tė jenė kryer inkursione nga Kosova. Forcat qeveritare kane humbje te medha dhe ne mbremje kane derguar helikopteret ne tentim per te nxjerre nga rrethimi 120 pjestare te forcave te veta per te cilat thuhet se jane te rrethuara dhe njekohsisht dje kane granatuar kodrat mbi fshatrat Kondovė dhe Svillare

INCIDENT NĖ LASKARCĖ TRE CIVILĖ TĖ PLAGOSUR

Kondovė, 27 Korrik 2001 (CHOM)
Situata ėshtė keqėsuar edhe nė disa fshatra tė komunave Saraj dhe Kondovė. Tė shtėna thuaj se ka ēdo ditė nė kėto fshatra. Banorėt thonė se krismat ndėgjohen prej vendeve ku janė pozicionuar forcat policore tė Maqedonisė. Njoftohet se tė mėrkurėn nė mbrėmje nė komunėn e Sarajit, gjegėsisht nė vendin e quajtur dervend, autostradėn Shkup Tetovė, aty diku rreth orės 19 21 00 janė ndėgjuar disa tė shtėna dhe tė njėjtat informata tregojnė pėr tre civilė tė lėnduar.
Deputeti shqiptar i Partisė pėr Prosperitet Demokratik, Rizvan Sulejmani situatėn nė komunėn e Sarajit e vlerėson si tė tensionuar, edhe pse nė disa fshatra tė kėsaj komune nuk ka pasur asnjė provokim. Parmbrėmė ndodhi njė incident nė fshatin Llaskarcė, i cili bie nė komunėn e Sarajit. Nė momentin kur policia ėshtė tėrhequr nga Tetova, nė vendin e quajtur ngushtica e Dėrvendit, nga policia ėshtė gjuajtur nė drejtim tė fshatit Llaskarcė, me ērast ėshtė lėnduar rėndė njė banor i kėtij fshati,- thotė deputeti Rizvan Sulejmani. Pas kėsaj, shpjegon rastin Sulejmani, tė lėnduarit i ėshtė dhėnė ndihma e parė nė ambulantėn e fshatit, por pėr shkak se gjendja i ėshtė keqėsuar, tė njėjtin e kanė dėrguar nė klinikėn qendrore tė Shkupit, thotė ai. Nė bazė tė disa informatave thuhet se edhe nė fshatin Kopaēindoll ka pasur disa tė shtėna. Pėr kėtė deputeti Sulejmani nuk precizon se ēfarė janė pasojat, por tha: Ėshtė e vėrtetė se ka pasur tė shtėna edhe nė kėtė fshat, por nuk posedoj ndonjė informatė pėr eventualisht tė lėnduar nė kėtė fshat. Njė banor i kėtij fshati na bėri me dije se ka pasur tė shtėna, por tha se nuk ka pasur tė lėnduar.
Nė fshatrat tjerė qė gravitojnė nė komunėn e Sarajit, tė shtėna tė pakontrolluara ka pėr ēdo ditė. Rreth kėsaj deputeti i PPD-sė, Rizvan Sulejmani theksoi: Tani ėshtė bėrė praktikė e pėrditshme tė dėgjohen tė shtėna automatiku nė kėto anė. Pėr ndonjė incident mė serioz nuk kemi informata, nėnvizon ai.
Edhe nė komunėn e Kondovės nuk kalon ditė pa pasur ndonjė tė shtėnė. Ymerali Gjureci, kryetar i Komunės sė Kondovės, lidhur me situatėn aktuale nė kėtė komunė theksoi: Situata kėto dy ditėt e fundit ka qenė e qetė dhe nuk ka pasur krisma. Krsima janė dėgjuar ditėn e martė tek ujėsjellėsi i Rashēes dhe nė fshatin Sfillare e Epėrme. Me sa kemi informata nė Radushė dhe Dvorcė armėpushimi ėshtė duke u respektuar nga tė dyja palėt,- thotė ai.
Punkti i vendosur nė Sfillare tė Poshtme nė vendin e quajtur Kalaja, edhe mė tej paraqet problem pėr qytetarėt thonė, ata. Pėr kėtė kryetari i komunės nėnvizon: Ky punkt tani pėr tani ėshtė mė problematik pėr qytetarėt e kėsaj ane. Nė mėnyrė tė pakontrolluar gjuhet nga ky punkt. Para dy ditėsh ėshtė gjuajtur nė drejtim tė fshatit, me ērast kanė vrarė njė lopė. Plumbat kanė ra edhe mbi shtėpitė dhe nė oborret e shtėpive tė fshtarėve. Si rrjedhojė e kėtyre ndodhive ėshtė shumė normale qė qytetarėt tė jenė tė indinjuar dhe tė frikėsuar. Ne, thonė nė vazhdim Gjureci, u interesuam dhe kėrkuam prej organeve kompetente shpjegim pėr tė njėjtat. Ato na premtuan se do ti evidentojnė kėto raste dhe dėmet e ventuale do tė kompensohen, thotė ai. Edhe pse nė fshatin Kondovė ėshtė qetė, prapėseprapė banorėt e kėtij fshati e ndjejnė vetėn tė pasigurtė. Rreth fshatit Kondovė dhe sigurisė sė qytetarėve, kryetari i komunės, Ymerali Gjureci, thotė: Nėpėrmes kėtij fshati e kanė patjetėr tė kalojnė kolonat e ushtrisė dhe policisė. Kjo nuk paraqet ndonjė problem pse ata kalojnė. Problem, paraqet vozitja e shpejtė e kėtyre autoblindave dhe armatimin, tė cilin rezervistėt e ushtrisė dhe policisė e mbajnė pa kontroll nė drejtim tė njerėzve,- nėnvizon kryetari Ymerali Gjureci pėr gazetėn "Fakti"

shtabilogo.gif

3.7.2001 Raport 02072001


Nė rrethinėn e Kumanovės, tė Dėrvenit dhe tė Tetovės deri nė mesditė, ka vetėm gjuajtje sporadike nga armė tė lehta. Nga mesdita filloi sulmi me njėsi tankiste dhe me helikopterė mbi pozicionet tona nė Dėrven tė Shkupit. Si dje ashtu edhe sot forcat qeveritare u thyen nga forcat tona. Dallimi ėshtė se ata sot pėsuan humbje mė tė mėdha. Ne nuk kemi humbje. Granatime sporadike pati edhe nė Kumanovė e Tetovė.(http://www.shqiponjapress.com)


http://www.shqiponjapress.com

Radusha sulmohet edhe me helikopterė

SHKUP, 21 qershor (KOSOVAPRESS)

Nė orėt e vona tė pasdites, pas konfrontimeve tė armatosura ndėrmjet forcave tė UĒK dhe forcave maqedonase, ka pasur edhe granatime dhe sulme me helikopterė nė rajonin e Radushės dhe nė vetė katundin Radushė, ku janė shkatėrruar tri shtėpi, ka konfirmuar prefekti i Kondovės, Ymerali Gjyreci.

Gjyreci, ka konfimruar edhe luftimet e mėhershme tė zhvilluara rreth Radushės, shumė afėr kufirit me Kosovėn, por edhe pėr sulmet e rezervistėve qė janė bėrė nė Rashēe, prej nga popullsia shqiptare, veēmas gra, fėmijė e pleq, po i lėshojnė vatrat e veta.
Ai, po ashtu ka thėnė se po vėshtirėsohet jeta e banorėve tė kėsaj komune, kryesisht e banuar me popullatė shqiptare, por edhe disa katunde ku jetojnė pėrpos shqiptarėve edhe maqedonas e serbė./bs/

UĒK sulmon postbllokun e policisė nė fshatin Radushė


--------------------------------------------------------------------------------

Shkup, 20 qershor

Luftėtarėt shqiptarė tė UĒK-sė kanė sulmuar gjatė orėve tė vona tė pasdites sė sotme njė postobllok tė policisė maqedonase nė fshatin Radushė, 36 km nė veriperėndim tė kryeqytetit, nė njė zonė deri tani tė papėrfshirė nga luftimet, bėn tė ditur ANSA. Burime tė policisė kanė pohuar se nė vendngjarje "po vijnė pėrforcime" pa dhėnė pėr momentin hollėsi tė mėtejshme. in/ko (BalkanWeb)

18.6.2001 Rashēe/Shkup

Xhamia e fshatit Rashēe dhe disa shtėpi tė banorėve shqiptarė tė kėtij fshati tė komunės sė Kondovės kanė pėsuar dėme tė konsiderueshme si pasojė e tė shtėnave tė pakontrolluara dhe tė paprovokuara tė policisė maqedonase, e cila ėshtė stacionuar nė numėr tė konsiderueshėm nė kėto fshatra shqiptare. Pa ndonjė provokim, pjesėtarėt e policisė maqedonase, tė hėnėn rreth orės 23 kanė filluar tė shtėnė me armė zjarri duke qėlluar kėshtu xhaminė dhe shtėpitė e shqiptarėve. Kėshtu deklarojnė fshatarėt e frikėsuar, tė cilėt pohojnė se njė pjesė e konsiderueshme e popullatės sė kėsaj ane ka filluar ti braktisė shtėpitė e tyre. Arsyetimi zyrtar pėr kėtė incident ėshtė se njė ushtar i ARM-sė ka menduar se andej ka kaluar ndonjė ushtar i UĒK-sė, dhe pėr kėtė shkak ka filluar tė shtie me armė zjarri. Pėrndryshe burime tona tė sigurta nga terreni thonė se para tri-katėr ditėve, nė kėto fshatra tė Dėrvenit, MPB-ja ka dėrguar disa autobusė me pjesėtarė tė policisė, tė cilėt edhe kanė filluar ta keqtrajtojnė popullatėn e pafajshme shqiptare, me qėllim qė tė bėjnė presion te ajo pėr ti braktisur shtėpitė e tyre. Pėrndryshe dje rreth orės 11:30 janė parė disa automjete tė ndihmės sė parė duke shkuar nė drejtim tė kėtyre fshatrave, mirėpo derisa po pėrmbyllim gazetėn, nuk arritėm tė mėsojmė se pėr ēka bėhet fjalė.

eagle1.jpg

16.6.2001 Shkupi me rrethine

Ne Kopanicen me popullate te perzier ka pasur gjuajtje te nje shtepie shqiptare. Mbreme mbi Shkup kane fluturuar helikopterat e armates per te shkaktuar tensionim te situates, mbreme raportohej nga autoritetet lokale per qetesi ne Saraj dhe komuna tjera shqiptare. Shteti si duket eshte nen presion nderkombetar per te venduar rregull ne mobilizimin e rezervisteve, pasi ka pasur ankime te shumta nga partite shqiptare te cilat si duket kane kushtezuar edhe fillimin e bisedimeve me nje gje te ketillle, sidomos pas vrasjes ne Struge.
Ne Lisice te Shkupit tregohet per 5 bomba te hudhura ne shtepi shqiptare. Paniku dhe ikja nga Shkupi eshte zvogluar si tek maqedonasit ashtu edhe te shqiptaret. (s.A)

eagle.jpg

Gjendja nė komunėn e Kondovės e tensionuar, por nuk ka largim tė popullsisė


SHKUP, 11 qershor (KOSOVAPRESS)

Gjendja e pėrgjithshme nė komunėn e Kondovės ėshtė e tensionuar, si gjithkund nė kėtė anė, por ėshtė nė kufijt e normales, pėr njė situatė tė kėtillė. Gjendje e njėjtė ėshtė edhe nė Rashēe, ku janė burimet dhe stabilimentet e Ujėsjellėsit tė Shkupit, tė cilat prej mbrėmė ruhen si
objekt nga policia dhe nga rojet e ujėsjellėsit, qė janė nga Rashēa, ka thėnė Mirali Gjyreci, kryetar i Komunės sė Kondovės sė Shkupit.

Gjyrecit, iu drejtuam pėr informacion, pas disa informatave dhe lajmeve tė pėrhapura se policia ka hyrė nė katundin Rashēe dhe se po i pėrze banorėt vendas nga fshati.

Mirali Gjyreci na tha sot se nė ora 9 ka dalė nga fshati dhe nuk ka pasur largim tė popullsisė dhe ka shtuar se ne nė Komunė do tė na informonin menjėherė, pastaj edhe unė vet jam nga Rashēa, tha ai pėr Kosovapress.

Kurse pėr gjendjen nė rajonin e komunave tė Kondovės dhe tė Sarajit, qė ėshtė zonė e Dervendit, kontakuam me deputetin e kėsaj zone, Rizvan Sylejmani, i cili gjithashtu deklaroi se nė atė anė ende nuk kishte diē tė jashtėzakonshme sa i pėrket gjendjes dhe se situata atje ėshtė e tensionuar
pėrgjithėsisht, por nė kufijt e normales pėr kėto kohė./bs/





Enter subhead content here

Enter content here

Enter supporting content here