Make your own free website on Tripod.com

Home

Shkupi Zyrtar | Lajme | Dërvendi | Deklaruan | Opinione | Komente | Analizë Sefer Musliu | Analizë Rufi Osmani | Marveshja Kornizë | Poezi | Sllupçani | Hadithe | Lexo këtë | Linke | Krimi Maqedonas
Marveshja Kornizė
M i s i o n i

Pikat e Marveshjes Kornizė

pellumbimisioion.jpg

Pėrmbajtja e marrėveshjes kornizė (1)


--------------------------------------------------------------------------------

MARRĖVESHJA KORNIZĖ (1)


Pėrmbajtja e marrėveshjes kornizė pėr zgjidhjen e situatės politike e tė sigurisė nė Maqedoni, qė tė hėnėn edhe zyrtarisht, nė gjuhėn angleze e nėnshkruan kryetari i Republikės sė Maqedonisė, Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-sė dhe kryeministėr Lubēo Georgievski, liderėt e LSDM-sė Branko Cėrvenkovski, tė PPD-sė Imer Imri dhe PDSH-sė Arbėn Xhaferi. Nė dokument, nėnshkrime si dėshmitarė zyrtar i vunė edhe lehtėsuesit ndėrkombėtar nė dialog - Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju. Po e botojmė nė tėrėsi edhe tre aneksėt e marrėveshjes: aneksi A - amendamentet kushtetuese, ankeski B - ndryshimet nė legjislacion, aneksi C - implementimi dhe masat e ndėrtimit tė besimit, pėr tė cilėt do tė diskutohet dhe fjalėn e fundit do ta thotė kuvendi i Maqedonisė.

Pikat nė tekstin e ardhshėm i japin kornizėn e harmonizuar pėr sigurimin e ardhmėrisė demokracisė nė Maqedoni dhe mundėsimin e zhvillimit tė marrėdhėnieve mė tė afėrta dhe mė tė integruara ndėrmjet Republikės sė Maqedonisė dhe Bashkėsisė Evroatlantike. Kjo marrėveshje kornizė do ta promovojė zhvillimin e qetė dhe harmonik tė shoqėrisė qytetare, duke respektuar njėkohėsisht identitetin etnik dhe interesat e tė gjithė qytetarėve tė Maqedonisė.

1. Parimet themelore

1.1. Tėrėsisht dhe pa kusht hudhet poshtė pėrdorimi i dhunės pėr realizimin e qėllimeve politike. Vetėm zgjidhjet paqėsore politike mund ta garantojnė stabilitetin dhe ardhmėrinė demokratike tė Maqedonisė.

1.2. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisė dhe karakteri unitar i shtetit janė tė pashkelshėm dhe duhet tė rruhen. Nuk ekzistojnė zgjidhje territoriale pėr ēėshtjet etnike.

1.3. Karakteri shumetnik i shoqėrisė maqedonase duhet tė rruhet dhe tė gjejė shprehjen e vet nė jetėn publike.

1.4. Njė shtet bashkėkohor demokratik, nė rrjedhėn natyrore tė zhvillimit dhe krijimit tė vet, duhet vazhdimisht tė sigurojė Kushtetutėn e tij qė tėrėsisht t'i plotėsojė nevojat e tė gjithė qytetarėve tė saj, nė pajtim me standardet mė tė larta ndėrkombėtare si dhe vet tė zhvillohen vazhdimisht.

1.5. Zhvillimi i pushtetit vendor ėshtė me rėndėsi thelbėsore pėr nxitjen e pjesėmarrjes sė qytetarėve nė jetėn demokratike dhe pėr pėrparimin e respektimit tė identitetit tė bashkėsive.

2. Ndėrprerja e armiqėsive

2.1 Palėt e theksojnė rėndėsinė e angazhimeve tė 5 korrikut 2001. Do tė ketė ndėrprerje tė tėrėsishme tė armiqėsive, ēarmatimin e tėrėsishėm vullnetar tė grupeve tė armatosura etnike shqiptare, dhe shpėrndarjen e tyre tė tėrėsishme vullnetare. Ata e pranojnė faktin se pėr marrjen e Vendimit nga ana e NATO-s qė tė ndihmojė nė kėtė kontekst do tė nevojitet vendosja e ndėrprerjes sė pėrgjithshme, pa kushte dhe tė pakufizuar tė zjarrit, pėlqimin pėr zgjidhjen politike tė problemeve tė kėtij vendi, angazhimin e qartė tė grupeve tė armatosura qė vullnetarisht tė ēarmatosen, dhe pranimin e tė gjitha palėve kontraktuese pėr kushtet dhe kufizimet, nė kuadėr tė tė cilėve do tė veprojnė forcat e NATO-s.

3. Zhvillimi i pushtetit tė decentralizuar

3.1 Do tė miratohet Ligji i reviduar i pushtetit lokal, me tė cilin do tė forcohen autorizimet e pėrfaqėsuesve tė zgjedhur vendor dhe dukshėm do tė rriten kompetencat e tyre nė pajtim me Kushtetutėn (sikurse janė ndryshimet nė pajtim me Aneksin A) dhe Kartėn evropiane tė pushtetit lokal, me ē'rast do tė shprehet parimi i organizimit vertikal, i cili momentalisht ėshtė nė fuqi nė Bashkimin Evropian. Kompetencat e shtuara, para sė gjithash kanė tė bėjnė me sferat e shėrbimeve publike, urbanistike dhe planifikimin rural, me mbrojtjen e ambientit tė jetesės, zhvillimin ekonomik lokal, kulturėn, financat lokale, arsimimin, mbrojtjen sociale dhe shėndetėsore. Do tė miratohet Ligji pėr financimin e pushtetit vendor me qėllim qė tė sigurohet sistemi pėrkatės i financimit, pėr t'iu mundėsuar autoriteteve vendore t'i plotėsojnė tė gjitha kompetencat e tyre.

3.2 Brenda njė viti pas pėrfundimit tė regjistrimit tė ri, i cili nėn mbikqyrjen ndėrkombėtare do tė zbatohet deri nė mbarim tė vitit 2001, do tė revidohen kufijtė komunal. Revidimi i kufijve komunal do tė zbatohet nga autoritetet lokale dhe nacionale, me pjesėmarrjen ndėrkombėtare.

3.3 Me qėllim qė tė sigurohet se policia ėshtė e vetėdijshme dhe pėrgjegjėse pėr nevojat dhe interesat e popullatės lokale, kryeshefat lokal tė policisė do t'i zgjedhin kėshilltarėt e komunave nga lista e kandidatėve, tė propozuar nga Ministria e Punėve tė Brendshme dhe tė njėjtit rregullisht do tė komunikojnė me kėshillat. Ministria e Punėve tė Brendshme do ta mbajė autorizimin pėr shkarkimin e kryeshefave lokal tė policisė nė pajtim me ligjin.

4. Mosdiskriminimi dhe pėrfaqėsimi i drejtė

4.1 Tėrėsisht do tė respektohet parimi i mosdiskriminimit dhe trajtimit tė barabartė tė tė gjithė personave para ligjit. Ky parim do tė aplikohet sidomos nė raport me punėsimet nė administratėn publike dhe nė ndėrmarrje publike, si dhe te qasja deri te financimi publik pėr zhvillimin e aktiviteteve afariste.

4.2 Nė ligjet me tė cilėt rregullohen punėsimet nė administratėn publike do tė pėrmbahen masat me tė cilat do tė sigurohet pėrfaqėsimi i drejtė i bashkėsive nė tė gjitha organet qendrore dhe lokale publike dhe nė tė gjitha nivelet e punėsimit nė kėto organe, duke respektuar njėkohėsisht rregullat e kompetencės dhe integritetit, me tė cilėt udhėhiqet administrata publike. Autoritetet do tė ndėrmarrin aktivitet pėr ta korrigjuar mosekuilibrin ekzistues nė pėrbėrjen e administratės publike, sidomos pėrmes punėsimit tė pjesėtarėve tė bashkėsive me pėrfaqėsim tė pamjaftueshėm. Njė vėmendje e posaēme do t'i kushtohet faktit qė tė sigurohet sa ėshtė e mundshme mė shpejtė qė shėrbimet policore nė pėrgjithėsi ta shprehin pėrbėrjen dhe shpėrndarjen e popullatės sė Maqedonisė, sikurse ėshtė theksuar nė Aneksin C.

4.3 Pėr Gjykatėn Kushtetuese 1/3 e gjykatėsve do tė zgjidhet nga kuvendi me shumicėn e numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve qė do tė pėrmbajė shumicėn e numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve tė cilėt pohojnė se i takojnė bashkėsive qė nuk janė popullatė shumicė nė Maqedoni. Kjo procedurė do tė aplikohet edhe gjatė zgjedhjes sė Avokatit Popullor dhe tre anėtarėve tė kėshillit gjyqėsor.

5. Procedurat e posaēme kuvendore

5.1 Nė nivelin qendror, amendamentet kushtetuese dhe Ligji i Pushtetit Lokal, nuk do tė mund tė miratohen pa shumicėn kualifikuese tė 2/3 tė votave, nė kuadėr tė asaj qė duhet tė ketė shumicėn e votave tė deputetėve tė cilėt pohojnė se iu takojnė bashkėsive tė cilėt nuk janė popullatė shumicė nė Maqedoni.

5.2 Pėr nxjerrjen e ligjeve qė drejtpėrsėdrejti kanė tė bėjnė me kulturėn, pėrdorimin e gjuhės, arsimit, dokumenteve personale dhe pėrdorimit tė simboleve, si dhe tė ligjeve pėr financim lokal, zgjedhjet vendore, pėr qytetin e Shkupit dhe pėr kufijtė komunal do tė duhet tė ekzistojė shumica e votave nė kuadėr tė saj qė duhet tė ketė shumicėn e votave tė deputetėve tė cilėt pohojnė se iu takojnė bashkėsive qė nuk janė popullatė shumicė nė Maqedoni.

6.Arsimimi dhe pėrdorimi i gjuhėve

6.1 Lidhur me shkollimin fillor dhe tė mesėm, mėsimi do tė zhvillohet nė gjuhėn amtare tė nxėnėsve, e njėkohėsisht nė mbarė Maqedoninė do tė aplikohen standardet e unifikuara pėr programet akademike.

6.2 Financimi nga shteti do tė sigurohet pėr arsimimin sipėror nė gjuhėt tė cilėn e flasin tė paktėn 20 pėr qind e popullatės nė Maqedoni, e nė bazė tė marrėveshjeve tė posaēme.

6.3 Gjatė regjistrimit nė universitetet shtetėrore tė studentėve tė rinjė tė cilėt iu takojnė bashkėsive qė nuk janė popullatė shumicė nė Maqedoni do tė aplikohet parimi i diskriminimit pozitiv, gjithnjė derisa regjistrimi nuk e shpreh si duhet pėrbėrjen e popullatės nė Maqedoni.

6.4 Nė tėrė Republikėn e Maqedonisė dhe nė marrėdhėniet ndėrkombėtare gjuhė zyrtare ėshtė gjuha maqedonase.

6.5 Cilado gjuhė tjetėr tė cilėn e flasin tė paktėn 20 pėr qind e popullatės, poashtu ėshtė gjuhė zyrtare, sikurse ėshtė arsyetuar kėtu. Nė organet e Republikės sė Maqedonisė, cilado gjuhė zyrtare tjetėr nga maqedonishtja mund tė pėrdoret nė pajtim me ligjin, sikurse ėshtė elaboruar mė tej nė aneksin B. Cilido person qė jeton nė njėsinė e pushtetit vendor nė tė cilin tė paktėn 20 pėr qind e popullatės flasin gjuhė zyrtare ndryshe nga maqedonishtja mund tė pėrdorė cilėndo gjuhė zyrtare pėr tė komunikuar me zyren rajonale tė pushtetit qendror, kompetent pėr kėtė komunė; zyra e tillė do tė pėrgjigjet nė atė gjuhė nė mėnyrė plotėsuese nė maqedonishte. Cilido person mund ta pėrdor cilėndo gjuhė zyrtare pėr tė komunikuar me zyren kryesore tė pushtetit qendror, e cila do t'i pėrgjigjet nė atė gjuhė, nė mėnyrė plotėsuese nė maqedonisht.

6.6 Lidhur me pushtetin vendor nė komunat ku bashkėsia e caktuar pėrbėn tė paktėn 20 pėr qind e popullatės sė komunės, gjuha e asaj bashkėsie do tė pėrdoret si gjuhė zyrtare, nė mėnyrė plotėsuese maqedonishtja. Nė raport me gjuhėt, tė cilėt flasin tė paktėn 20 pėr qind tė popullės sė komunės autoritetit lokale nė mėnyrė demokratike do tė vendosin pėr pėrdorimin e saj nė organet publike.

6.7 Nė procedurat penale dhe qytetare gjyqėsore tė cilitdo nivel, personi i akuzuar ose cilado palė do tė ketė tė drejtė tė pėrkthimit nė shpenzim tė shtetit tė tė gjitha procedurave, si dhe tė dokumenteve nė pajtim me dokumentet pėrkatėse tė Kėshillit tė Evropės.

6.8 Cilat do dokumente personale tė qytetarėve qė flasin gjuhėn zyrtare ndryshe nga maqedonishtja poashtu do tė lėshohen nė atė gjuhė, nė mėnyrė plotėsuese nė gjuhėn maqedonase nė pajtim me ligjin.

7. Shprehja e identitetit

7.1 Lidhur me simbolet, pranė simbolit tė Republikės sė Maqedonisė, autoritetet vendore do ta kenė lirinė qė nė anėn e parė tė objekteve publike vendore tė vendosin simbolet me tė cilėt shėnohet identiteti i bashkėsisė e cila ėshtė nė shumicė nė komunė, me respektimin e rregullave dhe zbatimeve ndėrkombėtare.

8. Implementimi

8.1 Amendamentet kushtetuese tė propozuara nė Aneksin A, menjėherė do tė prezentohen para kuvendit. Palėt do t'i ndėrmarrin tė gjitha masat pėr ta siguruar miratimin e kėtyre amendamenteve nė periudhėn prej 45 ditė pas nėnshkrimit tė kėsaj Marrėveshje Kornizė.

8.2 Miratimi i ndryshimeve nė legjislacion, tė pėrcaktuara nė Aneksin B, do tė jenė nė pajtim me dinamikėn e theksuar atje.

8.3 Palėt i bėjnė thirrje komunitetit ndėrkombėtar, qė sa mė shpejt ta thirrin konferencėn e donatorėve nė tė cilėn sidomos do tė bisedohet pėr ndihmėn makrofinanciare; pėrkrahjen e financimit tė masave qė do tė ndėrmerren pėr nevojat e implementimit tė kėsaj marrėveshje kornizė, duke pėrfshirė edhe masat e forcimit tė pushtetit vendor; dhe revitalizimin dhe ndėrtimin e rajoneve tė goditura nga luftimet.

9.Anekset

Anekset vijuese janė pjesė pėrbėrėse e kėsaj Marrėveshje Kornizė.
A.Amendamentet kushtetuese
B.Ndryshimet nė legjislacion
C.Implementimi dhe masat e ndėrtimit tė besimit

10. Dispozitat pėrfundimtare

10.1 Kjo marrėveshje hyn nė fuqi me nėnshkrimin e saj.
10.2 Verzioni nė gjuhėn angleze i kėsaj marrėveshje ėshtė verzioni i vetėm autentik.
10.3 Kjo marrėveshje u zhvillua nėn patronatin e kryetarit Boris Trajkovski.

Nėnshkruar nė Shkup - Maqedoni, mė 13 gusht 2001 nė gjuhėn angleze.

Pasojnė nėnshkrimet e:
Boris Trajkovski - kryetar i Republikės sė Maqedonisė
Lubēo Georgievski - kryetar i qeverisė sė RM dhe kryetar i VMRO-DPMNE
Arbėn Xhaferi - kryetar i PDSH-sė
Branko Cėrvenkovski - kryetar i LSDM-sė
Imer Imeri - kryetar i PPD-sė

Dėshmitarė:
Fransoa Leotar - pėrfaqėsues i posaēėm i BE
Xhejms Perdju - pėrfaqėsues i posaēėm i SHBA





Pėrmbajtja e marrėveshjes kornizė (2)


--------------------------------------------------------------------------------

MARRĖVESHJA KORNIZĖ (1, 2), Aneksi "A"


Cilido person qė jeton nė njėsinė e pushtetit lokal nė tė cilėn sė paku 20% e popullatės e flasin gjuhėn zyrtare tė ndryshme me gjuhėn maqedonase, mund tė shfrytėzojė cilėndo gjuhė zyrtare pėr komunikim me zyrat rajonale tė pushtetit qendror, kompetente pėr atė komunė.



Preambula e tashme tė zėvendėsohet bazuar nė konceptin e tė drejatave individuale dhe tė shoqėrisė civile siē pason mė poshtė:



Qytetarėt e Republikės sė Maqedonisė, duke marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr tė tashmen dhe ardhmėrinė e atdheut tė tyre, tė vetėdijshėm dhe mirėnjohės ndaj paraardhėsve tė tyre pėr viktimat dhe me pėrkushtim ndaj angazhimit dhe luftės sė tyre pėr krijimin e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Maqedonisė, por edhe pėrgjegjės para brezave qė vijnė pėr ruajtjen dhe zhvillimin e gjithė asaj qė ėshtė e vlefshme pėr trashėgiminė dhe begatinė kulturore dhe pėr bashkėjetesėn nė Maqedoni, tė barabartė nė tė drejtat por edhe obligimet e tyre ndaj tė mirės sė pėrbashkėt - Republikės sė Maqedonisė - nė pajtim me traditat e Republikės sė Krushevės dhe vendimet e KAĒKM-sė, dhe nė Referendumin e 8 shtatorit tė vitit 1991, kanė vendosur qė ta konstituojnė Republikėn e Maqedonisė si shtet tė pavarur, sovran, me qėllim qė tė aplikohet dhe tė forcohet sundimi i sė drejtės, qė tė garantohen tė drejtat e njeriut dhe liritė qytetare dhe tė sigurohet paqeja dhe bashkėjetesa, drejtėsia sociale, mirėqenia ekonomike dhe pėrparimi i jetės individuale e kolektive, pėrmes pėrfaqėsuesve tė tyre nė Kuvendin e Republikės sė Maqedonisė, tė zgjedhur lirisht e nė zgjedhje demokratike, tė cilėt miratojnė. . .



Neni 7

(1) Nė mbarė Republikėn e Maqedonisė dhe nė marrėdhėniet e saj ndėrkombėtare gjuhė zyrtare ėshtė gjuhėn maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik.

(2) Cilado gjuhė tjetėr tė cilėn e flasin sėpaku 20% tė popullatės, gjithashtu ėshtė gjuhė zyrtare, si dhe shkrimi i saj, ashtu siē ėshtė pėrcaktuar mė poshtė.

(3)Cilėtdo dokumente personale tė qytetarėve qė flasin gjuhėn zyrtare tė ndryshme me gjuhėn maqedonase, gjithashtu do tė lėshohen nė atė gjuhė, nė mėnyrė plotėsuese edhe nė gjuhėn maqedonase, nė pėrputhje me ligjin.

(4) Cilido person qė jeton nė njėsinė e pushtetit lokal nė tė cilėn sė paku 20% e popullatės e flasin gjuhėn zyrtare tė ndryshme me gjuhėn maqedonase, mund tė shfrytėzojė cilėndo gjuhė zyrtare pėr komunikim me zyrat rajonale tė pushtetit qendror, kompetente pėr atė komunė; Zyra e tillė do t'i pėrgjigjet nė atė gjuhė dhe nė mėnyrė plotėsuese nė gjuhėn maqedonase. Cilido person mund tė shfrytėzojė cilėndo gjuhė zyrtare qė tė komunikojė me pushtetin qendror, i cili do tė pėrgjigjet nė atė gjuhė dhe nė mėnyrė plotėsuese nė gjuhėn maqedonase.

(5) Nė organet e Republikės sė Maqedonisė, cilado gjuhė zyrtare e ndryshme me gjuhėn maqedonase, mund tė pėrdoret nė pėrputhje me ligjin.

(6) Nė njėsitė e pushtetit lokal ku sė paku 20% tė popullatės flasin gjuhėn e caktuar, ajo gjuhė dhe shkrimi i saj do tė pėrdoren si gjuhė zyrtare dhe nė mėnyrė plotėsuese do tė pėrdoret edhe gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj. Sa u pėrket gjuhėve nė tė cilat flasin mė pak se 20% e popullatės nė njėsitė e pushtetit lokal, pushteti lokal do tė vendosė pėr pėrdorimin e tyre nė organet publike.



Neni 8

(1) Vlerat themelore tė rregullimit kushtetues tė Republikės sė Maqedonisė janė:

- Liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut dhe tė qytetarėve tė njohura sipas tė drejtės ndėrkombėtare dhe tė pėrcaktuara me Kushtetutė;

- Pėrfaqėsimi proporcional i personave qė u takojnė tė gjitha bashkėsive nė organet publike, nė tė gjitha nivelet dhe nė objekte tė tjera tė jetės publike;



Neni 19

(1) Garantohet liria e besimit.

(2) Garantohet shprehja e besimit tė lirė dhe publik, individual apo nė bashkėsi dhe shprehja tjetėr e besimit fetar.

(3) Kisha Ortodokse Maqedonase, Bashkėsia Islame nė Maqedoni, Kisha katolike dhe bashkėsitė e tjera fetare dhe grupet religjioze janė tė lira qė tė themelojnė shkolla fetare dhe institucione bėmirėse e sociale, sipas procedurės sė paraparė me ligj.



Neni 48

(1) Pjesėtarėt e bashkėsive kanė tė drejtė qė lirisht dhe publikisht tė shprehin, tė kultivojnė dhe tė zhvillojnė identitetin dhe veēantitė e bashkėsive tė tyre, dhe tė pėrdorin simbolet e bashkėsive tė tyre.

(2) Republika ua garanton tė gjitha bashkėsive mbrojtjen e identitetit tė tyre etnik, kulturor, gjuhėsor dhe fetar.

(3) Pjesėtarėt e bashkėsive kanė tė drejtė tė themelojnė institucionet e tyre kulturore-artistike, shkencore e arsimore, si dhe shoqatat e veta shkencore e tė tjera,nė mėnyrė qė tė shprehin, tė kultivojnė dhe tė zhvillojnė identitetin e tyre.

(4) Pjesėtarėt e bashkėsive kanė tė drejtė pėr mėsim nė gjuhėn e tyre nė shkollat fillore dhe tė mesme, sipas mėnyrės sė pėrcaktuar me ligj. Nė shkollat nė tė cilat mėsimi zhvillohet nė njė gjuhė tjetėr, mėsohet edhe gjuha maqedonase.



Neni 56

(2) Republika garanton mbrojtjen, pėrparimin dhe begatimin e thesarit historik dhe artistik tė Maqedonisė dhe tė tė gjitha bashkėsive qė jetojnė nė Maqedoni, por edhe tė tė mirave qė e pėrbėjnė atė, pavarėsisht regjimit tė tyre juridik.

Me ligj rregullohen edhe mėnyra dhe kushtet sipas tė cilave tė mira tė caktuara e me interes pėr Republikėn,mund tė lihen pėr shfrytėzim.



Neni 69

(2)Me ligje me tė cilat drejtėpėrsėdrejti kanė tė bėjnė me kulturėn, pėrdorimin e gjuhėve, arsimin, dokumentet personale dhe shfrytėzimin e simboleve, Kuvendi sjell vendime shumicėn e votave tė deputetėve qė janė tė pranishėm, nė kuadėr tė sė cilės duhet tė jenė tė pranishme edhe votat e shumicės sė deputetėve qė deklarohen se i pėrkasin bashkėsive qė nuk janė shumicė e popullatės nė Maqedoni. Nė rast tė kontestit, nė kuadėr tė Kuvendit, kjo do tė zgjidhet nė Komitetin pėr marrėdhėnie midis bashkėsive.



Neni 77

(1) Kuvendi zgjedh Avokatin Popullor me shumicėn e votave tė numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve, nė kuadėr tė sė cilės duhet tė jenė edhe shumica e votave tė numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve qė deklarohen se i takojnė bashkėsive qė nuk janė shumicė e popullatės nė Maqedoni.

(2) Avokati Popullor mbron tė drejtat kushtetuese dhe ligjore tė qytetarėve kur ato u shkilen nga organet e administratės shtetėrore dhe nga organet e organizatat e tjera qė kanė kompetenca publike. Avokati Popullor vėmendje tė posaēme do t'i pėrkushtojė mbrojtjes sė parimeve tė mosdiskriminimit dhe tė pėrfaqėsimit proporcional tė bashkėsive nė tė gjitha nivelet e organeve publike dhe nė fushat e tjera tė jetės publike.



Neni 78

(1) Kuvendi do tė themelojė Komitetin pėr Marrėdhėnie midis Bashkėsive.

(2) Komitetin e pėrbėjnė nga 7 anėtarė nga rradhėt e maqedonasve dhe tė shqiptarėve dhe 5 anėtarė qė janė nga njė nga rradhėt e turqve, vllehėve, romėve dhe tė dy bashkėsive tė tjera. Secili nga kėta pesė anėtarė tė fundit do tė jenė nga bashkėsi tė ndryshme; Nėse nė Parlament janė tė pėrfaqėsur mė pak se 5 bashkėsi tė tjera, Avokati Popullor, nė konsultim me liderėt e bashkėsive relevante, do tė propozojė vetė anėtarėt e tjerė jashtė pėrbėrjes sė Parlamentit.

(3) Kuvendi zgjedh anėtarėt e Komitetit

(4) Komiteti shqyrton ēėshtjet e marrėdhėnieve midis bashkėsive nė Republikė dhe sjell mendime e propozime pėr zgjidhjen e tyre.

(5) Kuvendi ėshtė i obliguar qė tė shqyrtojė mendimet dhe propozimet e Komitetit dhe tė marrė vendime lidhur me to.

(6) Nė rast tė kontestit midis deputetėve tė Kuvendit lidhur me zbatimin e procedurės pėr votim tė pėrcaktuar me nenin 69 (2), Komiteti me shumicė votash do tė vendos se a do tė zbatohet procedura.



Neni 84

Kryetari i Republikės sė Maqedonisė i propozon anėtarėt e Kėshillit pėr Marrėdhėnie ndėrnacionale;



Neni 86

(1) Kryetari i Republikės ėshtė edhe Kryetar i Kėshillit tė Sigurisė tė Republikės sė Maqedonisė.

(2) Kėshilli i Sigurisė i Republikės pėrbėhet nga kryetari i Republikės, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Qeverisė, ministrat qė udhėheqin organet e administratės shtetėrore nga fusha e sigurisė, mbrojtjes, e tė punėve tė jashtme dhe tre anėtarė tė tjerė tė cilėt i emėron kryetari i Republikės. Me rastin e emėrimit tė tre anėtarėve, kryetari do tė sigurojė qė Kėshilli i Sigurimit si tėrėsi tė pėrmbajė nė mėnyrė tė drejtė dhe tė shprehė edhe pėrbėrjen e popullatės sė Maqedonisė.

(3) Kėshilli shqyrton ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me sigurinė dhe mbrojtjen e Republikės dhe u jep propozime Kuvendit dhe Qeverisė.



Neni 104

(1) Kėshillin Gjyqėsor republikan e pėrbėjnė 7 anėtarė.

(2) Kuvendi zgjedh anėtarėt e Kėshillit. Tre anėtarė do tė jenė tė zgjedhur me shumicė votash nga numri i pėrgjithshėm i deputetėve, nga tė cilėt duhet tė ketė shumicė votash edhe tė numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve qė deklarohen se i takojnė bashkėsisė qė nuk ėshtė popullatė shumicė nė Maqedoni.



Neni 109

(1) Gjykatėn Kushtetuese tė Maqedonisė e pėrbėjnė 9 gjykatės.

(2) Kuvendi 6 gjykatės tė Gjykatės Kushtetuese i zgjedh me shumicėn e votave tė nurmit tė pėrgjithshėm tė deputetėve. Kuvendi zgjedh edhe tre gjykatės me shumicėn e votave tė numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve, ku duhet tė jetė edhe shumica e votave tė deputetėve qė deklarohen se i takojnė bashkėsisė e cila nuk ėshtė shumicė e popullatės nė Maqedoni.



Neni 114

Pushteti lokla rregullohet me ligjin i cili sillet me shumicėn e votave prej dy tė tretave tė numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve, ku duhet tė jetė edhe shumica e votave tė deputetėve qė deklarohen se i takojnė bashkėsisė e cila nuk ėshtė shumicė e popullatės nė Maqedoni. Ligjet pėr financimin lokal, pėr zgjedhjet lokale, pėr kufijtė komunal dhe pėr qytetin e Shkupit, sillen me shumicė tė votave tė deputetėve tė pranishėm, ku duhet tė jetė edhe shumica e votave tė deputetėve tė pranishėm tė cilėt deklarohen se i takojnė bashkėsisė e cila nuk ėshtė shumicė e popullatės nė Maqedoni.



Neni 115

(1) Nė njėsitė e pushtetit lokal, qytetarėt nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė dhe pėrmes pėrfaqėsuesve marrin pjesė nė vendosjen pėr ēėshtjet me rėndėsi lokale dhe veēmas pėr fushat e shėrbimeve publike, tė urbanizmit dhe tė planifikimit rural, tė zhvillimit ekonomik lokal, me financat lokale, veprimtaritė kulturore, kulturėn, sportin, mbrojtjen sociale dhe tė fėmijėve, arsimin, mbrojtjen shėndetėsore dhe fushat e tjera tė pėrcaktuara me ligj.



Neni 131

(1) Vendimin pėr t'u hyrė ndryshimeve nė Kushtetutė e merr Kuvendi me shumicėn prej dy tė tretave tė votave e prej numrit tė pėrgjitshėm tė deputetėve.

(2) Projektin pėr ndryshimin e Kushtetutės e pėrcakton Kuvendi me shumicėn e votave tė numrit tė pėrgjitshėm tė deputetėve dhe atė e vė nė dikskutim publik.

(3) Vendimin pėr ndryshimin e Kushtetutės e sjell Kuvendi me dy tė tretat e votave tė numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve.

(4) Pėr vendimin pėr ndryshim tė Preambulės, tė neneve pėr administratėn lokale, tė nenit 131, cilado dispozitė qė ka tė bėjė me tė drejtat e pjesėtarėve tė bashkėsive etnike, duke pėrfshirė kėtu nenet 7, 8, 9, 19, 48, 56, 69, 77, 86, 104 dhe 109 si dhe pėr vendimet pėr plotėsime tė cilėsdo dispozitė tė re qė ka tė bėjė me materien e atyre dispozitave dhe tė atyre neneve, do tė jetė e nevojshme qė tė votohet me shumicėn prej dy tė tretave tė votave tė numrit tė pėrgjithshėm tė deputetėve, ku duhet tė jetė edhe shumica e votava tė numrit tė pėrgjitshėm tė deputetėve qė pohojnė qė i takoojnė bashkėsisė e cila nuk ėshtė shumicė e popullatės nė Maqedoni.

(5) Ndryshimin e Kushtetutės e shpall Kuvendi.





Pėrmbajtja e marrėveshjes kornizė (3)


--------------------------------------------------------------------------------

Shkup/Prishtinė, 17 Gusht 2001 ( liria )


Ndryshime nė legjislacion

Palėt do tė ndėrmarrin tė gjitha masat e domosdoshme qė tė sigurojnė miratimin e ndryshimeve tė lartėpėrmendura edhe nė legjislaturė edhe atė nė brenda periudhave tė caktura kohore.

1. Ligji pėr pushtetin lokal
Kuvendi nė afat prej 45 ditėsh nga nėnshkrimi i marrėveshjes kornizė do ta miratojė ligjin e reviduar pėr pushtetin lokal. Ndryshimi i kėtij ligji nė asnjė aspekt nuk do tė jetė mė i pavolitshėm pėr njėsitė e pushtetit lokal dhe autonominė e tyre, nė krahasim me propozim-ligjin e propozuar nga qeveria e Republikės sė Maqedonisė nė mars tė vitit 2001. Ligji do tė pėrfshijė kompetencat lidhur me ēėshtjet e pėrmendura nė pjesėn 3. 1. Tė marrėveshjes kornizė, si dhe kompetencat plotėsuese tė pavarura tė njėsive tė pushtetit lokal dhe do tė jetė nė pėrputhje nė pjesėn 6.6. Tė marrėveshjes kornizė. Krahas kėsaj, ligji do tė parasheh edhe atė se cilado procedurė standarde apo procedurė shtetėrore tė aplikuara me cilindo ligj tjetėr qė ka tė bėjė edhe me fushat nė tė cilat komunat kanė kompetencat e tyre tė pavarura, do tė pėrkufizohen nė ato tė cilat nuk do tė mund tė jenė efikase sa i pėrket aplikimit nė nivel lokal; ligjet e tilla do ta pėrparojnė edhe mė tutje ekzekutimin e pavarur tė kompetencave tė komunave.

2. Ligji pėr financim lokal
Kuvendi deri nė fund tė mandatit tė kėsaj pėrbėrjeje parlamentare do tė miratojė Ligjin pėr financim tė pushtetit lokal qė tė sigurohet se njėsitė e pushtetit lokal kanė resurse tė mjaftueshme pėr kryerjen e detyrave tė tyre, sipas ligjit tė ndryshuar pėr pushtetin lokal. Ligji veēmas do tė parasheh edhe kėto:

-do t'u mundėsojė dhe do t'i ngarkojė me pėrgjegjėsi njėsitė e pushtetit lokal qė tė grumbullojnė shuma tė konsiderueshėm tė tė ardhurave dhe tė tatimeve;
-do tė mundėsojė transferin e njė pjese tė tatimeve tė grumbullura nga administrata qendrore nė administratėn lokale tė cilat korrespondojnė me funskionet e pushtetit lokal duke patur parasysh grumbullimin e tatimeve nė territorin e tyre;
- dhe do tė sigurojė autonominė dhe pėrgjegjėsinė buxhetore tė njėsive tė pushtetit lokal nė fushat e kompetencave tė tyre.

3. Ligji pėr kufijtė e komunave
Kuvendi deri nė fund tė vitit 2002 do tė miratojė Ligjin pėr kufijt e komunave, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe udhėzimet relevante tė dhėna me Ligjin pėr pushtetin lokal.

4. Ligjet qė kanė tė bėjnė me policinė e vendosur nėpėr komuna

Para pėrfundimit tė mandatit tė pėrbėrjes sė Kuvendit tė tanishėm, Kuvendi do tė miratojė edhe kėto dispozita;
- se secili kryeshef lokal i policisė ėshtė zgjedhur nga Kėshilli i komunės sė caktuar nga lista qė nuk pėrmban mė pak se tre kandidatė tė propozuar nga Ministria e Punėve tė Brendshme ndėr tė cilėt njėri kandidat duhet t'i pėrket bashkėsisė qė ėshtė shumicė nė atė komunė. Nė rast se kėshilli i komunės nuk e zgjedh asnjėrin nga kandidatėt e propozuar brenda afatit prej 15 ditėve MPB-ja do tė propozojė listėn e dytė qė nuk pėrmban mė pak se tre kandidatė tė rinjė, ndėr tė cilėt madje njėri prej tyre duhet t'i pėrket bashkėsisė qė ėshtė shumicė nė komunė. Nėse kėshilli i komunės sėrish nuk zgjedh cilindo nga kandidatėt e propozuar nė afat prej 15 ditėve atėherė MPB-ja, nė konsultim me Qeverinė do ta zgjedh kryesdhefin lokal tė policisė nga kandidatėt e dy listave tė propozuara nga MPB-ja dhe nga kandidatėt plotėsues tė propozuar nga kėshilli i komunės.
- Qė secili kryeshef lokal i policisė duhet ta informojė rregullisht edhe me kėrkesė kėshillin e komunės sė caktuar.
- se kėshilli i komunės mund t'iu jap rekomandime kryshefit lokal tė policisė nė fushat qė kanė tė bėjnė nė sigurinė publike dhe nė sigurinė e trafikut
- se kėshilli i komunės mund tė miratojė raport vjetor lidhur me sigurinė publike, i cili do t'i dorėzohet MPB-sė dhe avokatit popullor (ombudsmanit)

5. Ligjet pėr nėpunėsit shtetėror dhe administratėn publike
Kuvendi para se tė pėrfundojė mandatin e tanishėm parlamentar do tė miratojė ndryshimet nė ligjet pėr nėpunėsit shetėror dhe administratėn publike nė mėnyrė qė tė sigurohet pėrfaqėsim i barabrtė i bashkėsive nė pėrputhje me pjesėn 4. 2 tė marrėveshjes kornizė.

6. Ligji pėr njėsitė zgjedhore
Kuvendi deri nė fund tė vitit 2002 do ta miratojė ligjin pėr njėsitė zgjedhore, duke patur parasysh rezultatet e regjistrimit dhe parimet e paraparė nė ligjet pėr zgjedhjen e deputetėve nė Kuvendin e Republikės sė Maqedonisė.

7. Rregullat pėr Kuvendin
Kuvendi para pėrfundimit tė mandatit tė kėsaj pėrbėrje parlamentare do tė ndryshojė Rregulloren qė tė mundėsojė pėrdorimin e gjuhės shqipe nė pėrputhje me pjesėn 6.5 tė Marrėveshjes kornizė, paragrafi 8 i mėposhtėm dhe amandamentet relevante nė Kushtetutė tė paraparė me Aneksin A.

8. Ligjet qė kanė tė bėjnė me pėrdorimin e gjuhėve
Kuvendi deri nė pėrfundim tė mandatit tė kėsaj pėrbėrje parlamentare do tė miratojė legjislaturėn e re qė rregullon pėrdorimin e gjuhėve nė organet e Republikės sė Maqedonisė. Kjo legjislaturė duhet tė sigurojė kėto:
- qė nė mbldhjet plenare edhe nė punėt e organeve tė Kuvendit, deputetėt tė mund tė flasin nė gjuhėt e pėrmendura nė nenin 7, alineja 1 dhe 2 tė Kushtetutės (ashti siē shtė ndryshuar nė pajtim me Aneksin A);
- ligjet do tė shpallen nė gjuhėt e pėrmendura tė nenit 7, alineja 1 dhe 2 e Kushtetutės (ashtu siē ėshtė ndryshuar nė pajtim me Aneksin A)
-tė gjithė nėpunėsit publikė emrin e tyre mund ta shkruajnė me shkrimet e cilėsdo gjuhė tė pėrmendur nė nenin 7, alineja 1 dhe 2 tė Kushtetutės (ashti siē ėshtė ndryshuar nė pajtim me Aneksin A) dhe cilindo dokument zyrtar.

Kuvendi deri nė fund tė mandatit tė pėrbėrjes sė tanishėm parlamentare duhet tė ndryshojė legjislaturėn pėr lėshimin e dokumentėve personale. Deri nė fund tė pėrbėrjes sė tanishme parlamentare, Kuvendi duhet tė ndryshojė tė gjitha ligjet relevante me qėllim qė dispozitat pėr pėrdorimin e gjuhėve tė jenė nė pėrputhje tė plotė me pjesėn 6 tė marrėveshjes kornizė.

9. Ligji pėr Prokurorin Publik
-Kuvendi deri nė fund tė vitit 2002 duhet ta ndryshojė ligjin pėr Prokurorin Publik si dhe ligje tė tjera relevante nė mėnyrė qė tė sigurojė:
- se Prokurori Publik do tė ndėrmerr veprime pėr mbrojtje tė parimeve tė mosdiskriminimit dhe tė pėrfaqėsimit tė drejtė tė bashkėsive nė organet publike nė tė gjitha nivelet dhe nė fushat e tjera tė jetės publike dhe se ka resurse e personel adekuat nė shėrbimin e tij qė do t'i siguronin kryerjen e funksioneve tė tij;
- se Prokurori Publik do tė foromojė zyre tė decentralizuar;
- se Kuvendi veēmas do ta votojė buxhetin pėr Prokurorin Publik;
- se Prokurori Publik do tė dal me raport vjetor para Kuvendit dhe aty ku mendohet se ėshtė e pėrshtatshme, ndėrsa me kėrkesė mund tė jap raporte edhe para kėshillave tė komunave ku janė formuar zyre tė decentralizuara; dhe
- se autorizimet e Prokurorit Publik shtrihen nė mėnyrė qė:
- t'i mundėsohen qasje dhe mundėsi qė tė kontrollojė tė gjitha dokumentet zyrtare dhe nga kjo nėnkuptohet se Prokurori Publik dhe personeli i tij nuk do tė zbulojnė informatat sekrete;
- qė t'i mundėsohet Prokurorit Publik tė suspendojė ekzekutimin nė akte juridike tė vendimeve tė sjellura nga ana e gjykatave kompetente, nėse ai pėrcakton se aktet e tilla mund tė krijojnė dėme tė papėrmirėsueshme pėr tė drejtat e personit tė interesuar; dhe
- Prokurorit Publik i jepet e drejta qė para Gjykatės Kushtetuese tė kontestojė pajtueshmėrinė pėr ligjet kushtetuese.

10. Ligjet e tjera
Kuvendi do tė ligjėsojė tė gjitha dispozitat ligjore qė mund tė jenė tė domosdoshme pėr t'i dhėnė efekt tė plotė marrėveshjes kornizė dhe do tė ndryshojė ose suprimojė tė gjitha dispozitat qė nuk janė nė pajtim me marrėveshjen kornizė.


MARRĖVESHJA KORNIZĖ (4) ANEKSI "C"

IMPLEMENTIMI DHE MASAT PĖR NDĖRTIM TĖ MIRĖBESIMIT

1. Mbėshtetja ndėrkombėtare

1. 1. Palėt i bėjnė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė lehtėsojė, qė tė mbikqyrė dhe tė ndihmoj implementimin e dispozitave tė marrėveshjes kornizė dhe tė anekseve tė saj dhe kėrkojnė qė pėrpjekjet e tilla tė koordinohen nga BE-ja, nė bashkėpunim me Kėshillim pėr Stabilizim dhe Asocim.

2. Regjistrimi dhe zgjedhjet

3. 1. Palėt konfirmojnė kėrkesėn pėr mbikqyrje ndėrkombėtare nga Kėshilli Evropian dhe Komisioni Evropian tė regjistrimit qė duhet tė mbahet nė tetor tė vitit 2001.

3. 2. Zgjedhjet parlamentare do tė mbahen deri mė 27 janar tė vitit 2002. Organizmat ndėrkombėtarė, duke pėrfshirė edhe OSBE-nė do tė ftohen qė t'i mbikqyrin kėto zgjedhje.

3. Kthimi i refugjatėve, ripėrtritja dhe rindėrtimi

4. 1. Tė gjitha palėt do tė punojnė pėr kthim nė shtėpitė e veta tė tė gjithė refugjatėve, tė cilėt janė qytetarė tė Maqedonisė ose kanė qėndrim tė ligjshėm nė Maqedoni, si dhe tė gjithė personave tė zhvendosur nė afat sa mė tė shkurtėr kohor dhe i bėjnė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare, veēmas UNHCR-sė qė tė ndihmojė nė kėto pėrpjekje.


4. 2. Qeveria, me pjesėmarrje tė palėve, 30 ditė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes kornizė do ta pėrcaktojė planin askional pėr ripėrtritjen dhe rindėrtimin e rajoneve tė goditura nga armiqėsitė. Palėt i bėjnė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė ndihmojė nė formulimin dhe implementimin e kėtij plani.

3. 3. Palėt i bėjnė thirrje Komisionit Evropian dhe Bankės Botėrore, qė pasi Kuvendi t'i miratojė amandamentet kushtetuese, tė pėrmendura nė Aneksin A, dhe ligjin e ndryshuar pėr pushtetin lokal, tė konvokojnė sa mė shpejtė njė konferencė donatorėsh ndėrkombėtare pėr mbėshtetje tė financimit tė masave tė duhet tė ndėrmerren pėr implementim tė marrėveshjes kornizė dhe tė anekseve tė saj, duke pėrfshirė kėtu edhe masat pėr forcimin e pushtetit lokal dhe reformat nė shėrbimet policore, pėr tė mbėshtetur ndihmėn makrofinanciare pėr Republikėn e Maqedonisė dhe pėr tė mbėshtetur masat pėr ripėrtritje dhe rindėrtim tė pėrcaktuara me planin askional nga pika 3. 2.

4 Zhvillimi i pushtetit tė decentralizuar

4. 1. Palėt i bėjnė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė ndihmojė nė procesin e forcimit tė pushtetit lokal. Bashkėsia ndėrkombėtare veēmas duhet tė ndihmojė nė pėrgatitjen e ndryshimeve tė domosdoshme ligjore qė kanė tė bėjnė me mekanizmat e financimit, me qėllim tė forcimit tė bazės financiare tė komunave dhe tė krijimit tė aftėsive pėr menaxhment financiar si dhe pėr ndryshimet nė ligjin pėr kufijtė e komunave.

5 Mosdiskriminimi dhe pėrfaqėsimi proporcional

5. 1. Duke marrė parasysh veē tė tjerash edhe rekomandimet e komisionit tanimė tė formuar qeveritar, palėt do tė ndėrmarrin aktivitete konkrete pėr shtimin e pėrfaqėsimit tė pjesėtarėve tė bashkėsive qė nuk janė shumicė nė Maqedoni nė administratėn shtetėrore, nė ushtri dhe nė ndėrmarrjet publiek si dhe nė pėrmirėsimin e pjesėmarrjes sė tyre nė financimin publik pėr zhvillimin e aktiviteteve afariste.

5. 2. Palėt obligohen tė sigurojnė se deri nė vitin 2004 shėrbimet policore pėrgjithėsisht do tė shprehin pėrbėrjen e pėrkatėsisė sė popullatės nė Maqedoni. Si hap fillestar pėr arritjen e kėsaj, palėt obligohen tė sigurojnė se 500 policė tė rinjė nga bashkėsitė qė nuk janė shumicė nė Maqedoni do tė angazhohen dhe aftėsohen deri nė korrik tė vitit 2002 dhe se kėta policė do tė caktohen tė punojnė nė rajonet ku punojnė bashkėsitė e tyre. Palėt gjithashtu obligohen se edhe 500 policė tė tjerė tė tillė do tė angazhohen dhe aftėsohen deri nė korrik tė vitit 2003 dhe se ata policė do tė caktohen tė punojnė sipas pėparėsisė sė nevojshme nė rajonet e tėrė Maqedonisė ku jetojnė bashkėsitė e tilla. Palėt i bėjnė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė mbėshtesė dhe ndohmojė implementimin e kėtyre obligimeve, veēmas pėrmes verifikimit dhe selektimit tė kandidatėve por edhe aftėsimit tė tyre. Palėt i bėjnė thirrje OSBE-sė, BE-sė dhe SHBA-ve qė t'i dėrgojnė sa mė shpejtė qė tė jetė e mundshme njė ekip ekspertėsh me qėllim qė tė vlerėsojnė sa mė mirė realizimin e kėtyre qėllimeve.

5. 3. Palėt gjithashtu i bėjnė thirrje OSBE-sė, BE-sė dhe SHBA-ve qė tė shtojnė aftėsimin dhe programet pėr ndihmė tė policisė, duke pėrfshirė edhe:
- aftėsimin profesional, aftėsimin pėr tė drejtat e njėriut dhe aftėsimeve tė tjera;
- ndihmėn teknike pėr reformat nė polici, duke pėrfshirė edhe ndihmėn pėr verifikim, seleksionim dhe pėrparim tė proceseve;
- zhvillimin e kodeksit tė sjelljes sė policisė;
- bashkėpunimin nė pikėpamje tė planifikimit tė tranzicionit pėr angazhim dhe caktim tė policėve nga bashkėsitė qė nuk janė shumicė nė Maqedoni., dhe
- caktimin sa ma tė shpejtė tė vėzhguesve dhe tė kėshilltarėve policorė ndėrkombėtarė pėr fushat mė tė ndieshme pėrmes aranzhmaneve adekuate, bashkė me pushtetin relevant.

5. 4. Palėt i bėjnė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė ndihmojnė nė aftėsimin e komandantėve, gjykatėsve dhe tė prokurorėve, pjesėtarė tė bashkėsive qė nuk paraqesin popullatėn shumicė nė Maqedoni, me qėllim qė tė shtohet pjesėmarrja e tyre nė sistemin gjyqėsor.

6 Kultura, arsimi dhe pėrdorimi i gjuhėve

6. 1. Palėt i bėjnė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare, duke pėrfshirė edhe OSBE-nė qė tė shtojė ndihmat pėr projektet nga fusha e mediave, me qėllim tė pėrforcimit tė mėtejshėm tė mediave elektronike, radio e TV dhe tė mediave tė shkruara, duke pėrfshirė edhe mediat nė gjuhėn shqipe dhe mediat shumėkombėshe. Palėt gjithashtu i bėjnė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė shtojnė programet pėr aftėsim profesinal pėr mediat e pjesėtarėve tė bashkėsive qė nuk janė popullatė shumicė nė Maqedoni. Palėt gjithashtu i bėjnė thirrje OSBE-sė qė tė vazhdojė pėrpjekjet nė projektet e destinuara pėr pėrmirėsim tė marrėdhėnieve ndėretnike.

6. 2. Palėt i bėjnė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė sigurojė ndihma pėr implementimin e Marrėveshjes Kornizė nė fushėn e arsimit sipėror