Misioni
Letrat e bukura
Nė fillim
Letra tė hapura
Opinione
Analiza
Lutje
Dėrvendi
Poezi
Hadithe
Lidhje elektronike
Shkresat e mira
Krimi Maqedonas

Lexoji keto letra do tė pushosh psiqikisht

 

Dielli pėrcėllonte me rrezet e tij, ndėrsa plaku mjekėrbardhė nisej pėr faljen e namazit tė drekės.Rrudhat e tij nė ballė tregonin vuajtjet e tij nė jetė, duke filluar qė nga fėmijėria e tij e deri nė ditėt e sotme. Por, pėr ēudi, nė sytė e tij vėrehej krenaria dhe brendia e shpirtit tė lumtur, e nganjėherė ajo lumturi manifestohej me buzėqeshje e cila rrėnjėt I kishte nė besimin e tij nė Allahun, besim I kultivuar me njė ndjenjė tė veēantė.

Derisa po kalonte skajin e rrugės, rastisi nė njė ēun me njė ēantė nė dorė I cili duke vrapuar goditi plakun dhe u rrėzua pėrtokė. Plaku I habitur nga ky takim I papritur me njė njeri me tė cilin e dallonin 70 vite, filloi ta ngrisė fėmijėn e rrėzuar I cili filloi tė qajė nga dhembjet e shkaktuara. Duke ia shkundur pluhurin nga rrobet e tij tė mira, duke e vendosur gishtin afėr buzėve pėr tė heshtur, preku syrin dhe lėvizin dorėn djathtas e majtas pėr tė ndėrprerė qarjen. Beshiri I vogėl menjėherė e kuptoi se plaku me tė cilin u ndesh ėshtė shurdhmemec. Filloi ta shikojė me sy tė mbushur me lot, derisa plaku ia prekte mjekrėn e tij tė butė dhe duke e puthur nė faqe, duke ia bėrė me shenjė se a dėshiron tė shkojė diku me tė.

 

Beshiri me njė lėvizje tė kokės ia bėri me shenjė se u pajtua me propozimin e tij. U nisėn dhe mbėrritėn te dera e oborrit tė xhamisė. Aty Beshiri e kuptoi se plaku e kishte ftuar qė tė shkojnė nė xhami. Mirėpo, ēfar tė bėjė Beshiri I vogėl nė xhami, kur nuk kishte mėsuar se si tė falej dhe po I thotė plakut se nuk di tė falet. Plaku I urtė I tha se do ta mėsojė tė falet. Morrėn abdest dhe hynė nė xhami.Ezani ushtoi duke lajmėruar kohėn e namazit tė drekės, ndėrsa Beshiri shikonte ne lartėsitė e xhamisė pėrbrenda duke u habitur dhe duke menduar se sa ėshtė kjo xhami e lartė.

 

Plaku filloi ta mėsojė Beshirin vetėm me lėvizjet e namazit e pasi qė ishte shurdhmemec, nuk kishte mundėsi tia mėsojė edhe duatė pėrcjellėse tė namazit.

Pas faljes sė namazit, plaku dhe Beshiri u nisėn pėr nė shtėpi, mirėpo ende pa mbėrri nė destinacion, plaku hyri nė njė dyqan dhe I bleu atij disa bombone dhe ia futi nė ēantė, sėrish duke ia bėrė me sy dhe me gisht si shenjė qė tė heshtė.

Kjo pamje vazhdoi edhe ditėve tjera sa qė Beshirit iu bė shprehi shkuarja me plakun pėr tė falė namazin, mirėpo kėsaj here nė shtėpi tė plakut e cila nuk ishte edhe aq larg shtėpisė sė Beshirit. Beshiri edhe kur luante me shokėt futboll, lojė kjo shumė e dashur pėr tė, kur shihte plakun qė po kalonte andej pari, linte lojėn dhe vraponte pas tij, sepse ishte koha e namazit..

Kaluan shumė vjet dhe Beshiri pas kryerjes sė shkollės fillore, udhėtoi pėr nė Xhidde, qytet bregdetar nė Arabinė Saudite, pėr tė vazhduar shkollimin e mesėm dhe atė universitar.

Beshiri qė atje filloi tė mėsojė se si falet namazi me duatė pėrcjellėse, kuptoi esencėn e namazit, mėsoi leximin e Kuranit, sepse tė gjitha kėto ishin shumė problem tė mėsohen nė njė vend sikur Tunisi pėr shkak tė qėndrimit tė shtetit me laicizėm ndaj Islamit. Shkurt Beshiri dhe bashkėkombasit e tij ndjeheshin tė huaj sa I pėrket islamit nė atdheun e tyre.

Pas disa viteve qėndrim nė Arabinė Saudite, Beshiri u kthye nė shtėpi, por kėsaj here jo si njė Beshir I vogėl, por I rritur me shtat tė lartė, me njė fytyrė tė rrumbullakėt, me sy tė kthjellėt dhe me njė buzėqeshje tė madhe.Mirėpo, ende pa shkuar pėr tė vizituar familjen e tij, sė pari shkoi tė vizitojė plakun e fėmijėrisė sė tij, I cili kishte mbjellur te ai dashurinė e Islamit, namazit edhe pse me gjuhėn e gjesteve.

Takoi plakun I cili kishte qenė nė shtėpi pėrbrenda. Shtėpia ishte shumė e vogėl, me njė korridor tė vogėl dhe me dy dhoma tė vogla. Plaku u gėzua shumė pėr ardhjen e Beshirit, saqė I pikuan lotėt nėpėr faqe. Ndejti pak me tė dhe u nis pėr te familja e tij.

Pas njė kohė kuptoi se plaku ishte sėmurė dhe Beshiri shkoi pėr ta vizituar atė. Kur hyri brenda, pa se plaku ishte shtrirė nė shtrat dhe po flinte. Por pėr ēudi, nė momentin kur hyri Beshiri nė dhomė, ai hapi sytė dhe ktheu kokėn kah ai. Beshiri iu afrua plakut dhe u ul afėr tij.Kapi dorėn e tij dhe e puthi nė shenjė dhimbjeje pėr tė qė ėshtė I sėmurė, ndėrsa plaku shtrėngoi dorėn e Beshirit. Beshiri me shenja tė dorės po e pyet se si ėshtė me shėndet dhe se do tė bėjė mė mirė, ndėrsa plaku duke ngritur mesin e buzėve dhe duke ulur skajet e tyre, ia bėri me shenjė Beshirit se pėr tė ka ardhur fundi. Por plaku I tha se qė njė javė nuk ka bėrė namaz, ndėrsa Beshiri I ēuditur e pyeti se pse. Ai I tha se pa abdest si tė falet.Beshiri u mendua pak dhe doli pėrjashta ku nė njė qoshe gjeti njė gur deri diku tė madh, ia afroi dhe I tregoi se si merret tejemmumi. Plaku mori tejemmum ndėrsa Beshiri tash po e meson se si tė falet kur ėshtė I shtrirė. Kėshtu, derisa plaku po falte namazin, pasi mbaroi, filloi tė ndjehet edhe mė keq, kėshtu qė ndjente se fundin e ka shumė afėr. Plaku shikonte Beshirin mu nė sy, duke I treguar atij se fundi ėshtė, ndėrsa Beshirit filluan tI pikojnė lotėt nga dhembja. Ashtu nė atė moment, Beshiri me gjeste po I thotė plakut se: Kur isha unė fėmijė, ti ma mėsove namazin ndėrsa unė po ta mėsoj nė pleqėri. Plaku me dhembje tė mėdha, buzėqeshi dhe I tha Beshirit (me gjeste): Unė ta mėsova namazin nė fillim tė jetės, ndėrsa ti po ma mėson namazin nė fund tė jetės , dhe menjėherė pas kėsaj, drejtoi sytė kah tavani I shtėpisė dhe dha shpirt.

Njerėzit e mėdhenj njėherė vdesin por gjithmonė jetojnė. Plaku tė cilit as unė nuk arrita tia mėsoj emrin, ishte mėsuesi dhe thirrėsi mė I mirė nė islam. Dinte tė dojė dhe ta dojnė. Unė isha ai qė e kam dashur mė sė shumti, sepse iu gjeta nė momentin e vdekjes, tha Beshiri me lotė nė sy duke na treguar neve ngjarjen e tij tė vėrtetė nė jetė. Edhe unė isha ai njėri prej shumė vetėve qė e dėgjuam kėtė tė ngjarė tė cilit as pa e njohur plakun e Beshirit, mu mbushėn sytė me lot.

 Muzdelifeja ishte vendi I bekuar sepse takuam njerėz tė bekuar me jetė interesante tė bekuar, siē ishte jeta e Beshirit.

Ndėrsa sa pėr tė ngjarat tjera, tjetėr herė..

 

 

                                                                           Agim Avdiu

Drejtėsi gjinie, jo barazi gjinie

Nga: Khalid Baig


Muslimanėt janė dėshmitar tė sė Vėrtetės pėr njerėzimin. Ėshtė detyrė mbi ta tė mbėshtesin atė qė ėshtė e drejtė. Kjo ėshtė njė pėrfundim logjik i besimit dhe dashurisė pėr njerėzimin.

Pėr nevojė tė sigurimit tė vetes, duhet qė tė tjerėt tė jenė tė informuar rreth asaj qė ėshtė e drejtė. Ne jetojmė nė njė botė ku mendimet dhe aktet tona influencojnė tė tjerėt; kur njė grup njerėzish nuk thėrrasin tė tjerėt nė rrugėn e drejtė, ata vetė bėhen target i shtytjes sė vetes qė tė ndjekin rrugė tė tjera.

Rezultatet e neglizhencės sonė kolektive nė kėtė ēėshtje ndodhen gjithkund pėrrreth nesh. Fushata ndėrkombėtare tė bėra nė emėr tė tė drejtave tė grave dhe barazisė gjinore, tė cilat kanė fitura rėndėsi kohėt e fundit, ėshtė njė shembull i kėsaj.

Barazia ėshtė justifikim dhe parullė ēorientuese (mashtruese). Por, ēfarė aktualisht ėshtė kuptimi i barazisė? Nė matematikė, dy variable mund tė shkėmbehen duke mos ndikuar rezultatin nė asnjė mėnyrė. Nė qoftė se burrat dhe gratė janė tė barabartė nė kėtė kuptim, atėhere gruaja mund tė bėjė ēdo gjė qė njė burrė mund tė bėj, dhe nė tė kundėrtėn. Ju mund tė zėvėndėsoni njėrin pėr tjetrin ēdokund. Kėshtu qė gruaja mund tė bėhet shofere kamioni, minator qymyrguri, roje burgu, apo ēfarė tė doni juve. Ngjashėm, burri mund tė bėhet zotėri mami, duke zėvėndėsuar nėnėn nė kujdesjen e fėmijėve.

Kjo barazi matematikore mes burrave dhe grave ėshtė qartėsisht absurde. Nevojitet vetėm tė shohim diferencat biologjike dhe psiqike mes burrave dhe grave. Por, akoma, kjo ėshtė saktėsisht rrugė qė e ashtu quajtura fushata e barazisė gjinore ka parė verbėrisht. Kjo ka pėr qėllim zėvėndėsimin e relacioneve plotėsuese mes burrave dhe grave me atė tė kundėrshtimit.

Civilizimet dhe shoqėritė qė nėpėr shekuj refuzuan tė konsiderojnė gruan si qėnje njerėzore, apo ti japin asaj tė drejta, tani kanė shkuar nga njė ekstrem nė njė tjetėr. Islami kurrė nuk ka pasur tė bėjė me kėshtu lloj marrėzirash. Atėherė kur gratė nuk kishin tė drejta nė botė, Islami deklaronte: Dhe gratė duhet tė kenė tė drejta tė ngjajshme me tė kundėrtit e tyre, sipas asaj qė ėshtė e drejtė. (El-Bekare, 2:228)

Ky urdhėr i Islamit qėndron edhe sot dhe do vlej edhe pėr tė ardhmen. Tė drejta tė ngjashme, jo tė drejta tė njėjta. Kualitet dhe jo kuantitet (barazi cilėsore, jo sasiore). Sė bashku burrat dhe gratė janė tė barabartė nė humanizmin dhe dinjitetin e tyre; nė pėrgjegjėsinė e tyre para Allahut; nė pėrgjegjėsinė e tyrė pėr kryerjen e punėve tė pėrcaktuar dhe tė gjykohen sipas plotėsimit tė tyre.

Megjithatė, detyrat e caktuara nuk janė tė njėjta. Atyre u ėshtė dhėnė aftėsi tė ndryshme nga Krijuesi i tyre; detyrat janė tė bazuara nė ato aftėsi.

Ky ndryshim nuk ėshtė njė gabim qė nevojitet tė rregullohet, ėshtė parim i vetėm pėr ndėrtimin e njė shoqėrie tė shendosh dhe tė suksesshme. Islami liron gruan nga tirania moderne qė e detyron atė tė bėhet burrė qė tė ketė kuptim tė vetėvlefshmėrisė dhe arritjes.

Nėse Muslimanėt e kanė bėrė detyrėn e tyre tani do tė pyeteshin pėr tė drejtat univerasale tė gruas siē janė dhėnė nga Islami, nė pėrgjithėsi tė injoruara nė perėndim. Tė bazuar nė kontributin tonė tė zymtė, dhe nė bisedėn aktuale ky do tė ishte njė akt revolucionar dhe liberal. Deklarata e pėrgjithsme Islamit pėr tė drejtat e grave do tė pėrfshinte edhe pikat qė vijojnė:

1. Krijuesi i ka dhėnė burrave dhe grave dinjitet, por forcat e imoralitetit dhe tė keqes e kanė sulmuar atė nė shumė rrugė. Njė nga sulmet shkatėrruese ėshtė pornografia. Ajo ėshtė njė ofendim i respektit dhe nderit tė gruas. Ajo shkakton njė atmosferė ku krime tė tjera kundėr tyre bėhen tė mundura.
Nė disa shtete pornografia ėshtė industri shumė-biliona dollarėsh, dhe kėto shtete janė duke eksportuar kėtė ndyrėsi edhe nė pjesė tė tjera tė botės. Teknologjitė e reja, sidomos Intėrneti ėshtė bėrė medium pėr furnizim tė kėsaj ndyrėsie duke i krijuar ēdokund moralit njė kanosje serioze. Pornografia duhet tė refuzohet, dhe tė gjitha tregjet respektive tė shpallen tė paligjshme siē ėshtė ndaluar droga si diēka e rrezikshme.

2. Prostitucioni duhet tė pranohet si njė akt i urryer i shfrytėzimit tė gruas. Kushdo qė nuk e pranon kėtė, thirrja e tij pėr pėr respektimin e tė drejtave tė gruas nuk mund tė merret me seriozitet.

3. Janė burrat, bijėt, baballarėt, bashkėshortėt dhe vėllezėrit qė mbrojnė dhe furnizojnė nėnat, bijat, bashkėshortet dhe motrat e tyre. Islami e liron gruan nga skllavėrimi jashtė shtėpisė, kėshtu qė ajo mund tė udhėheq pjesėn mė tė mirė tė perandorisė. Tė gjitha pėrpjekjet pėr tė zhvatur kėtė liri dhe sigurim ekonomik nga gratė, duke i forcuar ato jashtė vendit tė paqes dhe dinjitetit shtėpiak, nė tregun punėtor tė vrazhdė dhe shpesh mizor, duhen tė ndalohen.

4. Amvisėria ėshtė njė detyrė shumė e nderuar dhe pėrgjegjėsi serioze; ėshtė bazė pėr njė shoqėri tė shėndoshė. Shoqėritė qė nuk tregojnė rrespekt pėr drejtimin e shtėpisė, humbasin drejtuesit e shtėpisė e cila tė ēon nė shtėpi tė shkatėrruara dhe shoqėri tė prishura. Nėnēmimi i detyrės sė drejtimit tė shtėpisė ėshtė anti-familjare dhe anti-shoqėrorė; kjo duhet tė shqyrtohet dhe frenohet.

5. Ėshtė e drejta e gruas muslimane tė vishet me modesti, tė veshė hixhab dhe tė refuzojė tė zhvishet pėr ekspozim. Kjo e drejtė duhet tė pranohet botėrisht dhe ēdo pėrpjekje qė kufizon kėtė tė drejtė duhet gjithashtu tė njihet si diskriminim religjioz dhe/apo persekutim.

6. Ndodhet vetėm njė form legjitime e familjes, ajo e cila ėshtė krijuar nga njė bashkim legjitim mes burrit dhe gruas, siē ėshtė lejuar nga tė gjitha fetė e shpallura. Ēdo form tjetėr jo vetėm qė ėshtė jomorale, por gjithashtu i shkakton kėrcėnim serioz njerėzimit.

7. Familjet duhen tė mbrohen nga ndėrhyrje tė jashtme, sidomos ndėrhyrje nga instuticione shtetėrore apo joshtetėrore. Kjo gjithashtu pėrfshin ndėrhyrjen me pretekst tė tė dhėnurit tė ndihmės. Pėr zgjidhjen e grindjeve tė familjes, Islami sygjeron proēedorė tre fazash:

Tė zgjidhet konflikti me tė shtėpisė (brenda shtėpisė).
Tė zgjidhet brenda familjes duke futur tė moshuarit nga familja e burrit dhe tė gruas.
Si shpėtim i fundit, tė zgjidhet nė gjygjet ligjore.

Nė kėtė trajtim ndodhet njė urtėsi e madhe. Hazreti Omari (r.a) nė njė direktivė dhėnė Kadisė (gjykatėsit) thotė: Drejtoni grindjet familjare tek familjet (kėshtu qė ata mund ti zgjidhin ato brenda tyre me ndihmėn e tė vjetėrve), sepse vendimet e gjykatėsit krijojnė urrejtje dhe ligėsi.

Injorimi i njė skeme tė tillė mund tė lėndojė vetėm familjet qė ky plan i ri pretendon ti ndihmojė.

Islami nuk thėrret verbėrisht nė barazinė gjinore; gratė e kėqija nuk mund tė jenė tė barabarta me gratė e mira, dhe as burrat e kėqij tė jenė superior ndaj grave tė mira.

Perktheu nga anglishtja Ilda Sadriu

 

Varri im ėshtė nė Sllupēan, nė Tanushė, nė Kalanė e Tetovės


 Shkup, 25 Gusht 2001 ( liria/fakti )

Letėr e njė luftėtari tė UĒK-sė nga Shqipėria

      Bija ime!

      Aq e kisha dashur qė tė jem afėr teje, tė shoh se sa je rritur. Por edhe pse jam larg, larg saqė na ndajnė dy botėra, unė e ndjej veten krenar dhe shumė afėr teje, kur e di se pėr cka u sakrifikova, e ti bija ime e dashur, duhet tė jesh shumė krenare, gjithmonė tė ecėsh me kokė tė ngritur lart, tė mos dorėzohesh edhe pse disa tė mendojnė pėr jetime.

      Unė jam larg, thash sa dy botėra, por shpirti im cdo mbrėmje vie nė natė, nė dhomėn tėnde ti pėrkdhel flokėt e arta, flokėt e gjata, qė aq shumė i desha.

      Pas ca kohėsh me anė tė kėsaj letre, nuk dėshiroj qė tė tė arsyetohem pėr ikjen time pa fjalė, pa gjurmė, por tė tė them se edhe pse unė vdiqa, kėtij populli tė pėrvuajtur duhej t'i dalė dikush nė krah.

      Unė isha i fundit qė mora kėtė guxim, sepse shokėt e vėllezėrit e mi, mu atėherė kur u paraqita pėr nė luftė, ata vetėm se kishin ujitur tokėn me gjakun e tyre, e lulet e lirisė sa vijnė e rriten.

      Bija ime! Ngre kokėn lart, se nuk dėshiroj tė tė shoh se si e ndjen veten jetime. Ta lash nėnėn, e cila ishte frymėzimi im pėr tė shkuar nė luftė, zemra e cila gjakoi pėr mua, qė juve t'ju shoh tė lirė, tė kėnaqur nė atdheun tonė tė shkelur nga cizma e fėlliqur. Ajo prej tani do tė jetė udhėzimi yt, por tė pėrkujtoj, kujdesu shumė pėr tė.

      Bija ime! Letrėn qė po e lexon, ėshtė shkruar mu nė front, ku dominon fryma e barotit, fryma e lirisė, sepse llomotitjet e askujt nuk vlejnė, e as shitjet e patriotėve nuk bėjnė para, nėse nuk je nė front tė luftės, e tė shikohesh me armikun nėpėrmjet shėnjestrės. Kjo ėshtė kėnaqėsia e vetme, qė mund ta pėrjetojė secili qė dėshiron tė vdesė e jo tė luftojė me shpresė qė tė kthehet nė familje.

      Tė lutem bija ime! Mos ma kėrko varrin se nuk do tė ma gjeshė. Dije edhe mbaje mend se varri im ėshtė nė Sllupcan, nė Tanushė, nė Kalanė e Tetvės. Kėtu prehen eshtrat e mia. Tė lutem mos ngurro, dhe thuaju tė gjithėve qė mos tė ngurrojnė qė tė mė ngrisin pėrmendore, sepse nuk dhashė jetėn pėr pėrmendore e pėr strofa kėngėsh, por vetėm e vetėm qė tė fitoj kėnaqėsinė e Zotit qė e falėnderoj shumė qė mė gatoi aq mirė.

      E di se tash duke i lexuar kėto rreshta tė pikojnė lotėt, por mė vie shumė e qartė se ato janė lotėt e krenarisė, e jo lotėt e dhimbjes pėr babanė e vdekur, pėr babanė i cili flijoi veten sikur shumė baballarė tjerė.

  

      Bija ime!

 

      Janė kėto fjalėt e mia tė fundit, sepse pas kėsaj nisem nė njė betejė nė tė cilėn nuk ka mbrapa. Bėhu vajzė e mirė, e ndershme, e dėgjueshme ndaj nėnės, bėhu vajzė e diturisė, e sinqertė. Mos lejo qė kjo botė mashtruese tė tė kapė me thonjtė e saj tė fėlliqur e tė tė cojė ku janė shumė vajza tė mbetura rrugėve tė Italisė e Evropės. Nėse bija ime nuk pėrfundon kjo luftė e ti rritesh, do tė kisha dashur qė edhe ti tė jesh nė rradhėt e ushtrisė sė popullit, sepse vdekja nuk ėshtė asgjė pėr ata qė i ofrohen vullnetarisht.

      Ajo ėshtė fazė qė kėrkon haracin e saj, por qė shpėrblehet me njė botė, me njė jetė tjetėr pėr tė cilėn po ta dinte mirė bota, do tė ngarendnin tė gjithė qė ta marrin me shpatė.

      Tė lutem bija ime, pėrshėndeti tė gjithė njerėzit qė mė kanė njohur, tė gjithė miqtė. Pėrshėndete nėnė tėnde dhe ruaje si sytė e ballit, sepse shumė e respektova dhe mė respektoi.

      Mirė u pafshim nė botėn e amshuar, nė botėn ku nuk ka mė brenga. Dhashtė Zoti qė tė jemi tė gjithė bashkė, nė njėrin kopsht tė Xhenetit.

 

      P.S. E dashur, mos ia trego dhe mos ia lexo letrėn cupės tonė deri sa tė rritet e deri sa t'i mėsojė shkronjat. Ju dua shumė.

 

 

Paqa dhe Mėshira e Allahut
Paqa mbi ty vëlla
Qoftė mbi Ju

 

SOFRA E SYFYRIT

Atė natė Aburrahmani nuk vuri gjumė nė sy deri nė syfyr. Shumė mendime, shumė trazime iu sollėn nė kokė.
Ashtu duke qėndruar, afėr koftorit I cili bubullonte
nga zjarri fort I ndezur, papritmas iu kujtua t'I dėrgojė njė falėnderim Zotit pėr tė gjitha tė mirat qė ia kishte dhėnė.
- O Zot, o Allahu im, falėnderimet tė qofshin Ty, ti je Mėshirues, Ty tė falėnderoj pėr tė gjitha tė mirat qė mi ke dhuruar. Pas kėsaj lutje Abdurrahmani duke thėnė besmelen, tentoi tė flejė. Por, iu kujtua lutja
qė sapo e kish pėrfunduar..Ty tė falėnderoj pėr tė gjitha tė mirat qė mi ke dhuruar.  Kjo frazė e fundit i pėrsėritej.
- Eh Zot, sa shumė tė mira qė mI ke dhėnė e qė dikush nuk i ka. Menjėhere filloi ti fiksohet nė kokė fjala e fundit qė dikush nuk i ka!
Ngriti kokėn nga jastėku derisa bubullima dhe drita e zjarrit qė dilnin nga koftori e pėrkujtuan: - Ndoshta dikush sonte as zjarr nuk ka ndezur, ndoshta dikush sonte ka rėnė pėr tė fjetur, me dert sepse nuk ka meēfarė ta shtrojė sofrėn e syfyrit?!

Kėshtu duke u menduar e kujtuar, i mbushur pėrbrenda me njė mėrzi qė e kishte   kapluar, vonė vėrejti se nėpėr faqet e tij lėshohen lotė tė nxehtė, lotė qė dalin jashtė e qė kroin e tyre e kishin nė zemrėn e Abdurrahmanit, emri i tė cilit tregonte se vėrtetė ai ishte rob I Mėshiruesit. Ashtu qėndroi deri nė cingėrrimėn e sahatit tė kurdisur pėr syfyr. U zgjua, u vesh dhe derisa po bėhej gati pėr tė ngrėnė syfyr, i puthi dy ēupat e tij tė vogla qė ishin duke fjetur ėmbėl. Por, prapėseprapė nga koka e tij ende nuk ishte larguar brenga pėr njerėzit qė agjėrojnė pa syfyr pėr shkak se nuk kanė me ēka ta gėzojnė syfyrin. Pasiqė buka ishte gati, u ul dhe filloi tė hajė por kafshata e parė i lidhet nė fyt dhe nuk mundet ta pėrpijė. Mezi arriti ta ēojė kafshatėn e parė ndėrsa sytė e tij ishin ngulitur nė njė qoshe tė sofrės.
- Abdurrahman, ēfar ke? E pyeti e shoqja.
- Asgjė, asgjė! U pėrgjigj Abdurrahmani. Pas njė heshtje tė shkurtėr, foli edhe njėherė:
   - Grua, a ke menduar ndonjėherė pėr sofrėn e syfyrit?
 - Si mendon?- e pyeti Eminja.
- A ke pyetur veten se sofra jonė pėrplot me tė mira,ndėrsa sofra e dikujt asgjė nuk ka, apo vetėm bukė tė thatė?!!
Duke I thėnė fjalėt e fundit, iu drodh buza dhe lotėt filluan ti dalin, thuaja se shpėrtheu ujė nga sytė e tij. U ngrit nga sofra, piu pak ujė dhe veshi rrobet e trasha pėr tė dalė jashtė. Gruaja menjėherė doli pas tij dhe e pyeti: - Ku po shkon?!
- Do tė kthehem menjėherė. Abdurrahmani tashmė ishte nisur drejt njė vendi tė caktuar. Ai ishte nisur te dyqani mė I afėrt, ndėrsa dyqanet gjatė Ramazanit punonin deri nė pėrfundim tė syfyrit. Ishte nisur me njė qėllim tė vetėm. Kishte vendosur qė t?I blente syfyrin dikujt. Po kujt se?!!
- Selamu alejkum.
- Alejkum selam Abdurrahman, urdhėro.He, ke mbetur pa bukė pėr syfyr a?
- Jo, ngrėna syfyr, por dua tė blej diēka Bajram. Tė lutem mė shėrbe mė shpejtė se nuk kam kohė.

-  Po, menjėherė, urdhėroni ēfar po doni?
Pasiqė bleu gjėrat e duhura, Abdurrahmani nė atė natė tė ftohtė me borė ishte nisur drejt njė shtėpie gatitė rrėzuar, e cila gjendej nė skaj tė qytetit. Pullazi
I shtėpisė I shtrembėruar, ndėrsa nga lagėshtia shiheshin tullat e kuqėrremta pasiqė I kishte rėnė pjesa e lyer e mureve nga jashtė.  Trokiti nė derėn kryesore, e cila me tė hyrė tė ēonte nė njė oborr tė vogėl. Nga plasat e derės vėrejti se nė shtėpi nuk ishte e ndezur asnjė dritė. Por, pas njė kohė tė shkurtė dėgjohet njė zė I ēirrur I njė plaku:
- Kush ėshtė?
- A je kėtu o xha Brahim?
-  Po, po bujrum, urdhėroni- u pėrgjigj xha Brahimi,
njė I moshuar qė I kishte arritur tė tetėdhejtat, vite kėto qė vėreheshin nė ballin e tij plot rrudha dhe mjekrrėn e bardhė.   Me tė parė se kush po e thėrret, xha Brahimi lėshoi zė:
- Oooo Abdurrahman, ti je a?!! ? Eja, eja me shpejt se mėrdhimė.
Abdurrahmani hyri Brenda nė shtėpinė e tij, e cila ishte e vogėl por e kishte pronarin me zemėr tė madhe.
- Xha Brahim, po pse dritat I ke tė fikura, a nuk ėshtė koha e syfyrit?-pyeti Abdurrahmani.
  Xha Brahimi lėshoi njė ofshamė tė shkurtėr dhe pastaj heshti.
- Ah, Abdurrahman, me ta thėnė tė drejtėn, isha duke fjetur e as qė kisha ndėrmend tė zgjohem. - Pse?-pyeti Abdurrahmani. - Po, si tė them?..pasoi heshtja?.- nuk kisha se me ēka tė bėj syfyr u pėrgjigj xha Brahimi.   Abdurrahmani ndjeu njė barrė shumė tė rėndė nė shpirtin e tij pas kėtyre fjalėve, dhe shkurt u thellua nė mendime:?. Unė sa syfyre I kam ngrėnė me begati ndėrsa ky plaku I shkretė ku ta dij se sa ditė I ka agjėruar pa syfyr?-I thoshte vetes. Nga sytė e tij filluan t?I dalin lotėt pandalė dhe me zė tė mekur I shtriu duart pėrplot me tė mirat qė I kishte blerė.
Kur e pa xha Brahimi se ēfar kishte bėrė Abdurrahmani tha:-  Allahu nuk e humb kėtė popull derisa ka njerėz si  ti?. Por loti e tradhėtoi. Abdurrahmani bashkė me xha Brahimin hėngrėn syfyr dhe pas njė ore u kthye nė shtėpi.   Tė nesėrmen pasiqė kishte pėrfunduar punėn pak mė herėt pėr shkak tė namazit tė xhumasė, me tė arritur afėr xhamisė takoi Islamin dhe merr vesh se xha Brahimi, plaku me tė cilin kishte ngrėnė syfyrin , kishte vdekur po atė mėngjes.   Abdurrahmani me dy ndjenja ia fail namazin e xhenazes; ndjenja e parė e dhimbjes pėr xha Brahimin, ndėrsa ndjenja e dytė, ndjenja e kėnaqėsisė shpirtėrore se arriti qė t?I bėjė njė tė mirė xha Brahimit, duke mos e ditur askush pėrveē Allahut.

 

AGIM AVDIU



Enter content here

Enter content here