Misioni
Lutje
Nė fillim
Letra tė hapura
Opinione
Analiza
Lutje
Dėrvendi
Poezi
Hadithe
Lidhje elektronike
Shkresat e mira
Krimi Maqedonas

LUTJA E NAIMIT 
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Det i p'an'i mirėsisė, q'emrin tėnd s'e zė dot ngoje,
Qysh e ngrehe gjithėsinė pa lėnė farė nevoje!
Fali njeriut urtėsinė, mirėsinė, njerėzinė,
Butėsinė, miqėsinė, dashuri, vėllazėrinė
Epu sheshevet lul' e bar dhe pyjevet gjeth e fletė,
Resė shi, aravet bimė e mos lerė gjė tė metė,
Fali erė trėndelinės, manushaqes, trėndafilit,
Kalliut bukė, mizės pjesė, zogut ngrėnie, zė bilbilit,
E drurėvet epu pemė dhe uratė bagėtisė,
Dėrgo dhėmbj' e kujdes pėr to nė zėmėrt tė njerėzisė
Epi pjergulls' e vėshtit rrush dhe vozėsė fali verė,
Mos e lerė pa tė kurrė, kurrė thatė mos e lerė
Fali diellit flak e zjarr dhe hėnės e yjet dritė,
Edhe detit uj' e kripė, gjithėsisė jet e ditė.
Yjtė le tė vinė rrotull dhe njerėzit tė punojnė,
Tė dėfrejn' e tė gėzohen dhe si vėllezėr tė shkojnė.
Tregomu dhe shqipėtaret udhėn e punės sė mbarė,
Bashkomi, bėmi vėllezėr edhe fjeshtė shqipėtarė,
Falmi, falmi Shqipėrisė ditėn e bardh' e lirisė,
Udhėn e vėllazėrisė, vahn' e gjithė mirėsisė.
Nxirr tė vėrtetėn nė shesht, paskėtaj tė mbretėronjė,
Errėsira tė pėrndahet, gėnjeshtėra tė pushonjė.

 

Fundi i poemės "Bagėti e Bujqėsia", botuar nė Bukuresht mė 1886. Nė fund tė poemthit
shėnohet data: "Mė 5 tė majit 1886". Firmon: "Bėrėsi: N.H.F." 

O Zot, tė lusim Ty pėr mirėsi  tė plotė, tė na ruash gjithherė nga mėkatet, pėr mėshirė gjithpėrfshirėse, shėndet, tė mira dhe njerėzi.

O Zot, qėndro me ne, e mos jij kundėr nesh. Pėrfundoi jetėrat tona tė gėzueshėm, plotėsona dėshirat tona tė pastra, na jep shėndet kur tė shkojmė dhe kur tė kthehemi, kur tė gdhijmė dhe kur tė errėsohet, na udhėzo drejt Rahmetit tėnd, derdhe faljen Tėnde mbi mėkatet tona, na mundėso tė pėrmirėsohemi, qė devotshmėria tė na jetė furnizimi I vetėm, qė tė mundohemi dhe ta zhvillojmė fenė, dhe nė Ty tė mbėshtetemi.   

O Zot, forcona nė rrugėn e vėrtetė dhe nė punė tė mira, na largo prej punėve pėr tė cilat do tė pendohemi Ditėn e Gjykimit nėse i bėjmė, na furnizo me furnizimin e tė zgjedhurve tė Tu, largoje prej nesh tė keqen e armiqve tė Tu, na ruaj neve prej zjarrit, baballarėt tanė, nėnat, vėllezėrit dhe motrat. Na e mundėso kėtė, pash Mėshirėn tėndė, o Ti i cili je mė i mėshirshmi, i cili falė, i cili je Mėshirues. Ti gjithēka din dhe je i fortė, i pari dhe i fundit, je i fuqishėm dhe i mėshirshėm ndaj tė varfėrve.Nuk ka tjetėr pėrveē teje. Vetėm ty tė adhurojmė. shpėtimi qoftė mbi Muhammedin a.s., familjen e tij dhe mbi gjithė shokėt e tij.

Amin

 

                   Hamid El Gazali

                       

                           LUTJE ME RASTIN E MARTESĖS    

 

                NĖ EMĖR TĖ ZOTIT, MĖSHIRUESIT, MĖSHIRĖBĖRĖSIT

 

 

            Faliminderės o Zot i Madhėrueshėm, qė vendose tė na bashkosh, tė krijosh nė mes nesh dashuri tė sinqertė, rrespekt, besnikri dhe harmoni shpirtėrore.

            Faliminderės o Mėshirues, qė na mėshirove duke krijuar tek ne bindjen e fortė  se fejesa dhe tani martesa jonė qė po e bėjmė  ėshtė bėrė dhe po bėhet me caktimin dhe dėshirėn Tėnde, pėr tė na bėrė neve tė lumtur duke bėrė  njė jetė tė pastėrt morale, nderėshmėri dhe besėnikėri, ashtu siē Ju e keni paraparė pėr njerėzit besimtarė.(fetarė)

            Tė lusim o Mėshirues, qė tė na japish shėndet tė plotė, fėmijė tė shėndoshė e tė zgjuar, qė do ta ndjekin rrugėn Tėnde tė drejtė e jo tė djallit tė mallkuar, i cili ēdo gjė tė mirė njerėzore don ta shkatrrojė.

            Ruana o Fuqiplotė nga shpirtėkėqinjėt, ziliqarėt dhe prej  ayre qė bėjnė magji!

            Tė lusim o Sundues i Tokės dhe i Gjithėsisė tė na mbroshė nga ndikimi i djallit tė mallkuar! Bėnė qė zemrat dhe mendjet tona tė mos bijnė nėn ndikimin e tė mallkuarit.

            Tė lusim o Zot i ēdo gjėje qė ndodhet nė mes tokės dhe qiellit, tė na forcosh besimin qė e kemi nė Ty, zemrat tė na i pastrosh  dhe mendjet tė na i kėthjellosh edhe mė tepėr! Bėnė qė pabesimtarėt tė mos jenė nė mesin dhe shoqėrinė tonė!

            Tė lusim o Mėshirues qė nė kėtė botė tė na japish tė mira dhe begati, kurse nė botėn tjetėr tė na shpėrbleshė me Xhenetin, qė do tė jetė vetėm pėr tė devotshmit dhe ata qė Ti i mėshironė.

            Bėnė o Dritėdhėnės, qė nė mes nesh tė mos ketė ngatrresa, mosbesim, djallėzi, mashtrim, rrenė, arėmiqėsi, urrejtje dhe tradhėti qė Ju i urreni kėto vese , dhe pėr gjėra tė tilla njerėzit i dėnoni me xhehnem sė bashku me djallin e mallkuar, sepse tė gjitha tė ligat qė i bėjnė njerėzit e kanė nxitjen nga ai i mallkuari.

            Tė falenderojmė o Zot i Madhėrueshėm pėr tė gjitha tė mirat qė na i ke dhėnė deri tash!Tė falenderojmė qė na e mbjelle besimin e plotė nė Ty, qė jeni Njė dhe i Plotėfuqishėm. Jeni Sundues i tokės dhe i qiejėve. Jeni Ai qė krijoni lindje dhe vdekje. Gjykuesi i vetėm nė Ditėn e Gjykimit..Tė falenderojmė shumė pėr shėndetin e plotė qė na e dhurove, qė ėshtė kusht themelorė i tė gjitha sukseseve qė ne dėshirojmė t`i arrijmė.

            Betohem nė Ty o Zoti ynė, se rrugėn Tėnde do tė mundohemi ta ndjekim sa kemi mundėsi, por tė lusim i o Madhi Zot, qė pėr gabime tė pavetėdijshme tė mos na dėnosh, por tė na i falėsh dhe tė na mėshiroshė!

            Tė lusim o i Gjithėdijshėm, qė na shehė, na dėgjon dhe din se ēka mendojmė dhe veprojmė, tė mos na dėnosh pėr mendimet tona, qė ndonjėherė nuk mundė t`i kontrollojmė, por qė nuk veprojmė sipas tyre.

            Bėn qė me punė dhe vepra tona tė mira ta fitojmė botėn tjetėr tė amshushme!

            Falnaj o Mėshirues gabimet qė i kemi bėrė deri tash!Thellėsishtė jemi tė vetėdijshėm se jemi mėkatarė, prandaj falnaj gabimet, se vetėm Ti je ai qė mund tė na i falėsh ato. Ndihmona o Mėshirues i tė gjithė mėshiruesve qė kurrė mė tė mos bėjmė gabime dhe mėkate!

            Qofshim tė shpėtuar ne dhe tė gjithė besimarėt e vėrtetė ( monoteistėt)!

            Amin!

            U lavdrohtė emri Yt o i Madhi Zot, nga zemra, mendja dhe gjuha jonė sa tė jemi gjallė!

            Amin!

            Mė _______________

 

Dėshmėtarėt.                                                              Ēifti

                                                                                 

1._______________                                                1.________________

2._______________                                                2.________________                                                                                                                                                          

 

PĖRPILUES I LUTJES : SHEFQET JASHARI-STROFCI